Author: tirana

Politikania e PDK nga Kosova, Arbana Xharra, ka reaguar ashpër pas vendimit të Ilir Metës për të mos dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm. “Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president. Si plot të tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndyrshme nga qeveria shqiptare?!…

Read More

Zëri i Amerikës, në një shkrim të bërë publik shkruan se Presidenti Ilir Meta kishte dy argumente konkretë, mbi të cilët e quajti emërimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm si të papranueshëm “Kreu i Shtetit ndalet gjerësit në dy argumenta konkret që sipas tij e bëjnë të papranueshme kandidaturën. Ai shprehet se që nga momenti i emërimit të tij në postin e zëvendës ministrit të Jashtëm, zotit Gent Cakaj “i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikatat përkatëse të Sigurisë”, por ai e ka shmangur këtë detyrim”, shkruan VOA. Zëri i Amerikës…

Read More

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim me trupin diplomatik në Shqipëri. Bushati në fjalën e tij  theksoi se 2018 ishte një vit tepër pozitiv për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. “2018 ishte një vit pozitiv përsa i përket procesit të ingtegrimit europian të Shqipërisë. Për herë të parë pas shumë vitesh falë reformave shtet-konsoliduese dhe mbështetjes së Komisionit Europian, Shqipëria fillimisht mori një rekomandim të qartë si kristali për fillimin ebisedimeve për anëtarësim në BE. Po kështu vendet anëtare të BE-së përcaktuan një kalendar të qartë përsa i përket nisjes së…

Read More

Elvis Presley mund të jetë larguar nga skena 4 dekada më parë, por shpirti i tij është i gjallë në Sidnei, ku qindra fansa u bashkuan për një festival në nder të idhullit të tyre. Të veshur me kostume plot ngjyra dhe, pasi kanë përdorur një pafundësi llaku apo xheli në flokë, sozitë e Elvisit kënduan dhe kërcyen pafund. Atmosfera e festës ishte e ndezur, një homazh ndaj trashëgimisë kulturore dhe muzikore të “Mbretit”, apeli i të cilit është shtrirë në dekada dhe në breza, duke shkuar përtej rrënjëve të tij amerikane. “Ai ishte shumë i pashëm dhe unë e…

Read More

Nga Mero Baze Gent Caka është një zgjedhje e kryeministrit të Shqipërisë për ministër të Jashtëm, që u diktuan nga arsye politike, dhe jo nga ndryshimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, as ndonjë politike rajonale të Shqipërisë, as dhe i ndonjë qëndrimi të ri të saj ndaj Kosovës, apo Greqisë, por për shkak të një kriteri që kryeministri vendosi për ndryshime në qeverinë e tij, përballë një ngërçi politik që ju krijua. Për të gjitha arsyet që u shkarkua Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi etj, u shkarkua dhe Ditmir Bushati. Biles ky i fundit është më…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Siria, e njoftuar nga presidenti Donald Trump muajin e shkuar, do të ndodhë pavarësisht kritikave. “Vendimi i Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump për të tërhequr trupat nga Siria është marrë. Ne do ta bëjmë këtë”, tha Mike Pompeo. Pompeo i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp në Kajro, përkrah ministrit të Jashtëm të vendit, Sameh Shoukry. Kryediplomati amerikan ndodhet në një tur në Lindjen e Mesme, me qëllim kryesor për të sheshuar shqetësimet e aleatëve rajonalë për planin e papritur të tërheqjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish ministrin, Ditmir Bushati për detyrën e kryer gjatë këtyre 6 viteve në krye të ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme. Në një pritjen për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri ku merrnin pjesë edhe ministra, deputetë etj, Rama theksoi se Bushati ishte në lartësinë që e kërkoi detyra, ndërsa renditi edhe shumë prej sukseseve në fushën diplomtike. Kryeministri foli për shërbimin dinjtoz të Bushatit gjatë detyrës së tij dhe shtoi se ai do të vijojë të jetë një vlerë e shtuar e politikës shqiptare. “ Unë dua ta falenderoj me mirënjohje, për shërbimin…

Read More

Josè Mourinho ndihet gati që të nisë një aventurë të re në La Liga. “Special One” është liruar përfundimisht nga çdo detyrim kontraktual me Manchester United, klubin anglez që vendosi ta shkarkonte nga detyrë 18 dhjetorin e shkuar. Portugezi ka pranuar të marrë në total 15 milionë paundë, për të firmosur prishjen e marrëveshjes. Një hap i rëndësishëm ky për 55-vjeçarin, që nga ky moment mund të firmosë me çdo ekip tjetër. Në fakt zërat më të shumtë kanë për një kthim të mundshëm të tij në Madrid, për të drejtuar Realin. Presidenti Florentino Perez mësohet se është gati ta…

Read More

Nga Ardit Rada Refuzimi i Gent Cakajt nga institucioni i Presidentit tashmë është arsyetuar në një shkresë që Ilir Meta ia përcolli kryeministrit. Debati kushtetues nëse kreu i shtetit ka të drejtë ta mosdekretojë një ministër, apo ai gëzon vetëm një post ceremonial, tashmë është i pavlerë. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta ka zgjedhur t’i përgjigjet Edi Ramës (dhe jo mazhorancës) duke e përballur me një ngërç, sikundër opozita u gjend sa i përket Ligjit për Teatrin. Emri i Gent Cakajt për ministër të Jashtëm e ka habitur Ilir Metën më pak sesa socialistët, pasi kreu i shtetit…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një person ka humbur jetën. Viktima është shtetasi me inicialet T.I. Mesohet se fillimisht bora ka shembur karburantin, ku ka mbetur edhe i vdekur punonjësi. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të saj/ Tirananews/

Read More

Çështja “Cakaj” ka përplasur kryeministrin Edi Rama me ish ministren e jashtme të Kosovës, Edita Tahiri. Fill pasi kjo e fundit përshëndeti vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Genti Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, ka ardhur edhe reagimi i shefit të qeverisë. Në një postim në Twitter Rama shkruan se Edita Tahiri është bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit Ilir Meta. “Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti…

Read More

Elisi është fëmija i parë në Shqipëri që erdhi në jetë për Vitin e Ri 2019. Lindi në SUOGJ Mbretëresha Geraldinë në Kryeqytet, vetëm një minutë pasi kishte hyrë Viti i Ri, në orën 00:01. Emilina Shtembari u bë nënë për herë të parë me Elisin në moshën 29 vjeçare. Ajo është nga Lushnja por sëbashku me bashkëshortin e saj jetojnë këtu në Tiranë.Në një intervistë për dritare.net nëna e Elisit, mjeke në profesion dhe në vitin e fundit në specializimin për kardiologji, tregon sesa bukur është të jesh nëna e fëmijës së parë për 2019. Elisi për Emilinë ishte…

Read More