TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 2023

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Pritja me trupin diplomatik, Bushati: 2018 vit pozitiv, Shqipëria do marrë kryesimin e OSBE

19:04 / January 10, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim me trupin diplomatik në Shqipëri.

Bushati në fjalën e tij  theksoi se 2018 ishte një vit tepër pozitiv për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. “2018 ishte një vit pozitiv përsa i përket procesit të ingtegrimit europian të Shqipërisë. Për herë të parë pas shumë vitesh falë reformave shtet-konsoliduese dhe mbështetjes së Komisionit Europian, Shqipëria fillimisht mori një rekomandim të qartë si kristali për fillimin ebisedimeve për anëtarësim në BE. Po kështu vendet anëtare të BE-së përcaktuan një kalendar të qartë përsa i përket nisjes së bisedimeve për anëtarësim, duke na kujtuar në të njëjtën kohë që reformat shtetndërtuese duhet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm nga ana e Shqipërisë. Në 2018 ne filluam punën përgatitore me Komisionin Europian, një punë që dita ditës po nxjerr në pah nevojën për reforma molekulare në të gjithë administratën në Shqipëri në përputhje me detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. 2018 gjithashtu shënoi momente të rëndësishme dhe përsa i përket strategjisë së zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor, agjendës së ndërlidhshmërisë disa vite pas samitit të Selanikut ku qartësisht u përcaktua rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bushati.

Në fjalën e tij Bushati u ndal edhe tek marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendit tonë dhe Greqisë. Ai bëri thirrje për një njohje për progresin e arritur në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin që kemi pasur, për punën shembullore që jemi përpjekur të kryejmë në radhë të parë me Greqinë, pavarësisht diferencave që kemi. Por besoj se ka qenë një punë e cila ka demonstruar vullnetin në radhë të parë të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Greqisë, të qeverive dhe të vendeve përkatëse për të ecur para dhe për të mbyllur njëherë e mirë të gjiha çështjet të cilat kanë kohë që janë pezull. Së dyti, marrëveshja e Prespës, ku Shqipëria dhe shqiptarët në vendin fqinj kanë luajtur një rol përcaktues dhe ne shpresojmë, urojmë, besojmë që kjo marrëveshje të miratohet sa më parë në Parlamentin e Shkupit e më pas Athinës, për ti hapur rrugën kësisoj edhe perspektivës euroatlnatike të vendit tonë fqinj. Së treti kemi mbështetur proceset e dialogut mes Serbisë e Kosovës, si rruga e vetme për të siguruar ardhmërinë evropiane të dy vendeve”, tha ai

Bushati gjithashtu tha se Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE dhe se gjatë 2018-s, vendi ynë ka dhënë një kontributit të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

“Për herë të parë që nga anëtarësimi i Shqipërisë në OSBE, Shqipëria do të ketë fatin dhe nderin e madh që të drejtojë këtë organizatë të rëndësishme me një gjeografi të gjërë, nga Valdivostoku në Vankuver, me 57 pjesëmarrës, dhe u bënë pak ditë që Shqipëria gjithashtu është pjesë e Trojkës, së bashku me Italinë dhe Slovakinë. Natyrisht që për një vend që përgjithësisht ka qenë konsumator i OSBE dhe tanimë do të jetë jo vetëm kontributor po dhe përcaktues përsa i përket bashkëveprimit në Trojkë dhe në vende të tjera partnere në këtë organizatë, kjo nuk është një arritje e vogël. Unë jam i bindur që në 2019 , e më pas në 2020, Shqipëria do të vërtetojë që e ka merituar plotësisht mbështetjen njëzëri të të gjitha vendeve të kësaj organizate”, theksoi Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare falenderoi edhe partnerët e Shqipërisë, SHBA dhe BE, por të gjithë vendet që kanë statusin e partnerit strategjik, për mbështetjen.

Ditmir Bushati ministri i Jashtëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.