Anxhelina Petro, 29-vjeçarja shqiptare e cila u ekzekutua nga i ati në Korfuz, do të prehet në Berat aty ku jeton edhe nëna e saj. Lajmin e bëjnë me dije mediat helene. “Corfunews” raporton se mëngjesin e nesërm, trupi i pajetë i Anxhelinës do të transferohet nga Greqia për në Berat, pa kosto për familjarët. Pas krimit, ka qenë nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, që ka bërë thirrje që t’i kthehet trupi i së bijës.
Author: tirana
Pak përpara lançimit të aromës më të re të Chanel ‘CHANCE DU TENDRE’, marka e njohur ka zbuluar fushatën publicitare për parfumin e ri. Chanel ka avancuar bashkëpunimin me drejtorin dhe fotografin Jean-Paul Goude, i cili fillimisht ka punuar për Chanel në vitin 1990, duke krijuar filmin për koleksionet Égoïste, Chanel No.5, Chanel High Jewlery, etj.Minnifilmi i krijuar enkas për prezantimin e parfumit të ri është një miksim i zhanreve, kulturave dhe lëvizjeve. Spontaniteti i aromës shkëlqen përgjatë videos dhe filozofia e “take a chance” përshpëritet vazhdimisht në sfond.Parfumi i krijuar nga Olivier Polge bashkë me laboratorin e krijimit të…
Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk është e qartë arsyeja e ndalimit të tyre. Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante. Edhe studentët e tjerë protestues po shkojnë të komisariati nr 1. Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar. Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.
Ka filluar sërish protesta e banorëve të Astirit në këto momente, duke sfiduar edhe të ftohtin e acartë. Banorët kanë bllokuar rrugën për të 65-ën ditë rradhazi, ndërkohë që protestojnë me pankarta në duar duke bërë thirrje të ndryshme. Banorët kërkojnë dëmshpërblimin në vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe, si dhe anulimin e këtij projekti. Ndërkohë edhe ditën e sotme vëmë re prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët mbështesin protestën e banorëve të Astirit.
Policia e Shtetit në një postim në Facebook ka treguar se me mjetet e reja logjistike ka evidentuar një mjet që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas njoftimit bëhet me dije se një mjet është kapur nga radari teksa ecte me 182 km/h. “Në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë. 182 km/orë matur me Radar elektronik. Mos ✈ se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugor prezent në rrugë. #respektorregullateqarkullimitudhetoisigurt”, shton më tej Policia.
Disa ditë më parë, reperja e njohur TAYNA, foli per herë të parë, në një intervistë për jetën e saj private. Ajo deklaroi se nuk eshte e lidhur , megjithatë burime te tjera bëjnë me dije se reperja është në një lidhje me tekstshkruesin dhe drejtuesin e klipeve te “Redbox” Valon Aziri. Valoni është I njohur me pseudonimin “Kech Montana” dhe burimet bëjnë të ditur se ata po e mbajnë të fshehtë lidhjen prej muajsh.
Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit, Edi Rama. Lidhur me shkarkimin e Bushtatit dhe emërimin e ri të Gent Cakaj ai tha: “Kryeministri nuk na ka dhënë arsye politike se përse e ka shkarkur, nuk është argument qëndrimi në detyre prej 5 vitësh. Megjithatë problematik e madhe është se kush po e zëvendëson” I pyetur për Ministrin e ri, Mustafaj shprehet, ” Nuk e njoh është një njeri pa profil, mendoj që do të duhej një person me më shumë eksperiencë. Nëse duhej nga Kosova më mirë do…
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi lajmëroi ndjekësit se do të bëhej pjesë e televizionit Top Channel. Në shtator të këtij viti, Jonida tregoi se do të prezantonte një prej rubrikave të ‘E diell’, por duket se e paska braktisur emisioninn ende pa filluar mirë. Duke marrë shkas se këngëtarja nuk është shfaqur në asnjë prej spoteve të televizionit, ‘Revista Bordo’ ka zbuluar se nuk do ta shohim Jonidën në Top Channel. Jonida e ka braktisur emisionin pak para transmetimit për shkak të impenjimit me Eurovisionin. ‘Eurovizioni kërkon shumë impenjim parapërgatitor, ndaj e kisha të pamundur të isha në ‘E Diell’,…
Një burrë i vuri flakën vetes sot përpara konsullatës turke në Roterdam, Holandë, dhe sipas policisë holandeze personi, të cilit nuk i njihen gjeneralitetet dhe kombësia, është transportuar në spital. Policia nuk dhënë detaje mbi rastin e vetëvrasjes në tentativë. ”Siguria në zonë nuk është rritur dhe asnjë person tjetër nuk është përfshirë në incident”, shtuan agjencitë e zbatimit të ligjit. Shkaqet e këtij veprimi janë ende të panjohura.
Joe Biden ka deklaruar se është i vetmi demokrat që mund garojë kundër presidentit Donald Trump në vitin 2020. Miqtë e ish-senatorit Delaware thanë për New York Times se Biden ka gjasa të vendosë për një kandidaturë presidenciale në dy javët e ardhshme. Mbështetësit e tij besojnë se rrënjët që ka ai në klasën e punës mund të fitojnë demokratët që kanë braktisur partinë për Donald Trump në 2016. Muajin e kaluar duke iu referuar garës elektorale të vitit 2020, ai u shpreh se është personi më i kualifikuar në vend për të qenë President. Por nga ana tjetër, shumë…
Në vitin 2001, kryepeshkopi i Kalkutës bëri një njoftim befasues. Muaj para se të vdiste më 1997, Nënë Tereza, i ishte nënshtruar një seance ekzorcizmi. Në vitin 1996, kryepeshkopi Henri D’Souza, e kishte vizituar bamirësen e madhe në spital. Murgesha 87-vjeçare, ishte një mikeshë e ngushtë për të, dhe ai u shqetësua seriozisht me sjelljen e saj të çuditshme. Nënë Tereza ishte në ankth dhe dukej e lodhur. Edhe natën e dytë që e vizitoi, ajo vazhdoi me sjelljen e saj të çuditshme. I shqetësuar se frymërat e liga dhe ndoshta vetë Djalli po sulmonte murgeshën e dobësuar nga sëmundja,…
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka deklaruar se “Shqipëria e Madhe” nuk mund të krijohet pa luftë në Ballkan. Vulin nuk ka kursyer edhe akuzat edhe ndaj BE. Ai është shprehur se ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të rishikojë edhe njëher politikën ndaj Bashkimit Evropian, nëse kjo e fundit nuk do të ndalojë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. “Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë…