Author: tirana

Gentian Jahjolli, ndihmës ligjor prej vitit 2014 në Gjykatën e Lartë do të përballet të martën me procesin e vetingut. Trupa gjyqësore që ka kryer hetimin administrativ për Jahjollin përbëhet nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Gentian Jahjolli është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2011, pas emërimit si drejtor i marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme. Më parë, Jahjolli ka punuar edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë. Në mars të vitit 2014, ai është emëruar ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në…

Read More

Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve. “Jemi në autostradën Tiranë-Durrës, pjesa nga Caza Italia deri tek mbikalimi i Kasharit. Jemi duke bërë një ndërhyrje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar. Është bërë një studim hidrik për gjithë këtë pjesë të autostradës dhe ka rezultuar si nevojë emergjente vendosja e dy tombinove. Këto dy tombino bashkë me pastrimin e kanaleve do të bëjnë të mundur që…

Read More

Numri i shqiptarëve mund të rritet në skuadrën e Lazios. Pas Thomas Strakoshës, Valon Berishës dhe Riza Durmishit, një tjetër futbollist shqiptar mund t’iu bashkohet atyre. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, i cili nuk po gjen hapësira në skuadrën e Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në kohën e Maurizio Sarrit luante titullar, ndërsa Carlo Ancelotti e ka lënë në bankën rezervë në shumicën e ndeshjeve. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po mendon ta transferojë Hysajn te skuadra nga kryeqyteti i Italisë. Raportohet se Lazio është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Hysajn.

Read More

Nga Martin Hufner Unë dyshoj se ne të gjithë do të zbulojmë në vitin 2019, se në botë ekzistojnë gjithnjë e më shumë “Trump të vegjël” – liderë politikë që duan ta profilizojnë veten përmes ndjekjes së agjendave të pazakonta. Por kjo nuk është diçka e habitshme. Ja çfarë mendoj se mund të ndodhë në skenën evropiane dhe globale në vitin që sapo ka hyrë: Surpriza Nr.1: Nga Mbretëria e Bashkuar Me kaosin e Brexit gjithnjë në rritje, në Britaninë e Madhe po fillon të dominojë zhgënjimi. Duket e qartë se njerëzit po mendojnë tashmë, se dalja nga unioni nuk…

Read More

Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për Kryesinë e re, edhe pse ligji i ri për ASH-në ende nuk është miratuar. Në datën 10 janar do të mbahet Asambleja e radhës e ASH-së, gjatë së cilës do të përcaktohet data e zgjedhjeve të reja, si dhe do të ngrihet komisioni që do të administrojë procesin, që nga shpallja e kritereve te platformat dhe votimi i kandidatëve. Përgjatë një viti, Akademia e Shkencave ka qenë në qendër që vëmendjes që në momentin e zgjedhjeve të fundit, të cilat përfunduan me një rotacion emrash dhe postesh, që gjeneruan debate…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ për Zefin përfaqësohet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.Arben Zefi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar prej më shumë se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Shkodër dhe prej vitit 2014 është emëruar kryetar i kësaj gjykate. Në janar 2018, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi procedim disiplinor për kryegjyqtarin e Shkodrës, me argumentin se ai nuk kishte dërguar në Tiranë një vendim…

Read More

Punonjësit e Parkut Urban Publik të Bashkisë Vlorë kanë dalë në protestë. Prej 1 janarit me vendim të këshillit bashkiak, Parku Urban Publik është mbyllur. Punonjësit kërkojnë pagat e muajve nëntor dhe dhjetor dhe sistemimim në punë sipas premtimit të kryebashkiakut të Vlorës. Aktualisht janë 60 punonjës që nuk e dinë të ardhmen e tyre. Parku urban publik u mbyll duke u cilësuar si institucion me humbje me vlerë 440 milionë lekë dhe për keqadministrim. Në Vlorë funksionon edhe shërbimi urban privat prej vitit 2012.

Read More

Protestës së studentëve të universiteteve publike që po mbahet para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe minatorë nga Puka dhe Mirdita. Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj një prej protestueseve tha se kërkesat e studentëve janë legjitime, ndërsa shtoi se ishin bërë pjesë e kësaj kauze edhe për kërkesat e tyre, siç është edhe marrja e statusit. Minatori tha se për gati 28 vite kjo kategori është mashtruar nga të gjitha qeveritë. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime.…

Read More

Kosovare Asllani është një nga futbollistet më të famshme shqiptare në botë. Ajo shfaqet mjaft elegante dhe e bukur në fotot e fundit të postuar në rrjetet sociale. Futbollistja nga Kosova ka qenë mjaft e suksesshme edhe në aspektin sportiv, duke arritur suksese me Përfaqësuesen e Suedisë, e mbi të gjitha me klubet ku ka luajtur. E së fundmi, ajo e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet mjaft elegante dhe e bukur, si asnjëherë më parë. Ndër të tjera, Kosovarja nuk e ka fshehur kurrë prejardhjen e saj, edhe pse është lindur e rritur në shtetin skandinav. Madje,…

Read More

“Shkova të shihja për gjendjen e kushëririt që ishte aksidentuar, kur një makinë na mori të gjithëve para”. Ky ka qenë rrëfimi i një prej të mbijetuarve nga aksidenti i frikshëm dje në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 persona vdiqën dhe u plagosën 5 të tjerë. Balkanweb ka siguruar rrëfimin e Menyr Lamaj, një prej personave të plagosur. Ai tha se sapo ishte njoftuar për aksidentin në fjalë ku ishte përfshirë kushëriri i tij, bashkë me të vëllain dhe djalin kishin shkuar nga fshati drejt rrugës, ndërsa ishin marrë para nga një makinë. Sipas të plagosurit, makina ishte me shpjetësi dhe…

Read More

Kazanët e mbeturinave në zonën e ish-bllokut janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym dhe flakë dhe ndotur ambientin. Siç duket edhe nga pamjet nga zjarri janë përfshirë tre kazanë plehrash në një prej rrugëve kryesore të zonës së ish-bllokut në kryeqytet. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mësohet se flakët kanë rrezikuar edhe disa automjete të parkuara aty pranë. Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në pak minuta.

Read More

Ndërkohë që Rusia ka arrestuar dhe akuzuar për spiunazh Paul Ëhelan – një qytetar me shtetësi amerikane dhe britanike – janë ngritur pyetje nëse ky është një rast i vërtetë spiunimi apo vetëm një gjest jetër në lojën e Luftës së Ftohtë. Ëhelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, për të cilin familja thotë se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një miku, është arrestuar më 28 dhjetor, ndërsa është akuzuar për spiunim më 3 janar. Por, a është ai fajtor për asgjë tjetër pos të qenët në vend të gabuar në kohë të gabuar? Disa mendojnë…

Read More