Author: tirana

Në detin Jon mendohet se ka rezerva nafte. Për këtë arsye, edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në detin Jon. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan për një debat që ka lindur së fundmi, pas publikimit të dekreteve përkatëse në Buletinin zyrtar të hidrokarbureve dhe gjeoburimeve, të cilat autorizojnë kërkimin në det, në zonë F sipas klasifikimit Italian për kompaninë amerikane Global Med që ka seli në Kolorado. Sipërfaqja në total shkon në 2200 km2 dhe përfshin dy rajone të Italisë, Bazilikatën dhe Pulian. Përfaqësues të kësaj të fundit kanë reaguar duke deklaruar se do të kundërshtojnë…

Read More

Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane. Ata janë figura kyçe në sport, kulturë e politikë. Arbela Statovci është kandidate për deputete për Parlamentin e Zvicres në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti. “Jam një ndërmarrëse nga Zvicra, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch. Arbela…

Read More

Seanca plenare për të miratuar dekretet e Presidentit Meta pritet të mos zhvillohet këtë javë. Ndonëse Parlamenti është me pushime, dekretet e miratuara nga kreu i shtetit për emërimin e disa ministrave dhe shkarkimin e disa të tjerëve duket se do t’i sjellë në punë përpara kohe deputetët, raporton Panorama. Konkretisht, Rregullorja e Kuvendit parashikon se Kuvendi zhvillon punimet në dy sesione plenare. Sesioni i vjeshtës fillon punën të hënën e parë të shtatorit, ndërsa sesioni i pranverës fillon punë të hënën e tretë të janarit, që përkon me datën 21 janar. Por afatet e përcaktuara në Kushtetutë për miratimin…

Read More

Një ish-kryebashkiak, dy femra dhe tre të huaj janë mes 24 personave të shumëkërkuar për Qarkun e Durrësit. Në listën e më të rrezikshmëve për këtë qark, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje, por ka dhe për shfrytëzim prostitucioni, mashtrim, vjedhje me pasojë vdekjen, trafikim fëmijësh, trafikim femrash, përdhunim dhe drogë. Mes 24 personave të konsideruar si mjaft të rrezikshëm janë edhe tre shtetas të huaj: një italian, një grek dhe një shtetas amerikan. Mes më të kërkuarve është edhe Kujtim Kllogjeri, pronar i kompanisë së ndërtimit “G&Xh” sh.p.k dhe ish-kryebashkiak i Gramshit në vitet ’90. Ai…

Read More

DASHI Yjet do t’ju favorizojnë sot, në shumë aspekte, vetëm se duhet të keni më shumë durim në punën tuaj, pasi do të keni kontakte me persona të ndryshëm. Në dashuri, do të jeni optimist dhe me shumë besim në të ardhmen. DEMI Në punë, do të keni rezultate të mrekullueshme. Në dashuri, çdo tentativë e juaja do të jetë më e mira, dhe me shumë qetësi do të realizoni gjëra që si kishit menduar më parë. BINJAKET Kjo periudhë rezulton të jetë shumë pozitive, por kujdes kontrolloni instinktin tuaj. Në punë, nëse jeni duke kërkuar impenjime të reja, do…

Read More

Më 31 dhjetor të gjitha llotot dhe lojërat e fatit u mbyllën e bizneset që ushtronin këtë aktivitet u kthyen në lokale normale ose u mbyllën. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, kryeministri Rama deklaroi se nga 1 janari shqiptarët pa luajtur kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë. Mirëpo mbyllja e llotove dhe lojërave të fatit nuk i ka ndalur shqiptarët të cilët kanë gjetur një mënyrë tjetër për të luajtur. Vetëm 5 ditë që nga mbyllja e llotove dhe basteve, lloto online është bërë websiti i 39 më i vizituar në Shqipëri.

Read More

Nëse je një tifoz i madh i lojërave me armë, Audeze ka diçka të re për t’ju thënë. Kufjet e saj Mobius, të lançuara vitin e kaluar me sensorin e saktë të kokës, tani mund të pranojnë komanda nga lëvizja e kokës , që do të thotë që do të jeni në gjendje të bëni ekuivalentin e shtypjes së një butoni në tastierë me lëvizjen e kokës suaj. Një nga gjërat më unike dhe intriguese të 2018-ës, Mobius përdor teknologjinë Waves Nx head-tracking për të krijuar një hapësirë ​​audio 3D që duket e fiksuar në vend se sa të lëvizë…

Read More

Roma po përballet me një krizë plehrash që mund të bëjë që shumë shkolla të mbeten të mbyllura edhe pas përfundimit të pushimeve të fundvitit, të hënën. Kryeqyteti italian, prej kohësh ka probleme me mbeturinat, por një zjarr që ka shkatërruar inceneratorin kryesor të qytetit, e ka përshkallëzuar krizën dhe banorët e zemëruar kanë filluar ta rëndojnë problemin duke djegur plehrat në shenjë proteste për mungesën e veprimit nga ana e autoriteteve. Presidenti i shoqatës së drejtorëve të shkollave në romë i ka shkruar një letër kryebashkiakes Virxhinia Raxhi, ku paralajmëron se shumë shkolla nuk do të mund të hapen…

Read More

Klaudia MALAJ/ Viti i Ri do të nisë me një punë të lënë përgjysmë nga Opozita e Bashkuar, të flasin përmes protestës së studentëve. Edhe pse e kam cituar edhe më herët se PD dhe LSI nuk kanë ende një kauzë të tyren me të cilën të përfaqësojnë denjësisht votuesit dhe të luajnë rolin e opozitës, duket se edhe për 2019 ata do kapen fort pas protestave të momentit. Sërish studentët për të drejtat e tyre do vijojnë protestat deri në realizimin e 8 pikave të propozuara nga ata për Ministrinë e Arsimit dhe njëherësh edhe për Kryeministrin Rama. Edhe…

Read More

Krahas urinimit menjëherë pas marrëdhënieve seksuale, gjinekologët po rekomandojnë edhe mos-veshjen e të brendshmeve në rastin e femrave. Edhe në qoftë se fshikëza juaj nuk është plotë, përpiquni të urinoni me qëllim të largoni bakteret e mundshme nga uretra juaj, rekomandon Sara Twogood, MD, asistent profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Urinimi pas marrëdhënieve seksuale është veçanërisht i rëndësishëm nëse jeni të prirë të prekeni nga infeksionet e traktit urinar. Pakësimi i shanseve të tuaja për shfaqjen e simptomave siç janë dhimbja dhe gjaku në urinën tuaj do të mund të pakësohen vetëm përmes urinimit menjëherë…

Read More

Nga 1 janari nisi zbatimin taksa e re e shtëpive, që do të paguhet 0,05 për qind e vlerës së shtëpive. Taksa për kryeqytetin do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, më herët deklaroi se në kadastrën e pronave janë hedhur të dhënat për 650 mijë shtëpi. Ministri tha se në total në vend janë 1,200,000 mijë prona, ku brenda vitit pritet të përfundojë hedhja e të dhënave edhe për pjesën e mbetur. “Janë 1,200,000 mijë prona në të gjithë vendin, nga të cilat 650 mijë prona janë hedhur në sistem…

Read More

Futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney është vënë në pranga nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat britanike raportojnë se ish-sulmuesi i Manchester United është arrestuar për prishje të qetësisë publike, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor, menjëherë pasi sulmuesi ishte kthyer nga një event në Arabinë Saudite. Ish-kapiteni i Anglisë dhe Manchester United, tani luan për DC United të Major League Soccer në SHBA. Një zëdhënës i Zyrës së Qarkut Loudoun konfirmoi se Rooney u mbajt në paraburgim “me akuzën e preishjes së qetësisë publike që rrjedh nga një arrestim…

Read More