Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë. Raportohet se  të paktën 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë mendohet të jenë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, por mësohet se policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Trupat e viktimave dhe të plagosurve janë transportuar për në spitalin e Fierit, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Read More

Të paktën 4 kg heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi. Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës. Policia ben me dije se është shoqëruar drejtuesi i kamionit dhe po merret në pyetje nga policia. Sipas saj, sasia e drogës e…

Read More

Një nga dëshirat më të mëdha të çifteve të reja në kryeqytet është që ceremoninë e kurorëzimit të martesës së tyre ta bëjnë në Bashkinë e Tiranës. Por celebrimi i fundit për vitin që sapo lamë pas ka qenë vërtet i veçantë edhe për vetë kryebashkiakun Erion Veliaj. Nusja simpatike ka qenë mbesa e ish-këshilltares më besnike të ish-kryeministrit Berisha, Zana Guxholli. Madje, ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Berishës, Zana ka qenë e pranishme edhe në celebrimin në bashki duke dalë në foto me kryebashkiakun Veliaj, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike. “Shumë urime nga Fiona Guxholli & Evaldi Balla – çifti…

Read More

Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës është një bekim për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia dhe duan të pushojnë pas një dite të gjatë e të lodhshme. Nëse jeni duke pyetur veten përse meditimi natën, jastëku apo banja e ngrohtë nuk po ju ndihmojnë çelësi qëndron te fakti i të kushtuarit më shumë vëmendje rutinës së përditshme sesa kohës së gjumit. Në një libër të ri të titulluar “The little Book of Sleep” (Libri i vogël i fjetjes) na zbulon disa këshilla për të patur një gjumë të mirë gjatë natës.Hani ushqim brenda 30 minutave që…

Read More

Nuk ka rëndësi sa e mrekullueshme është veshja juaj, kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni rëndësisnë e këpucëve pasi ato ose e rregullojnë ose e prishin fare veshjen. Duke mbajtur këtë në mendje ne ju paraqesim disa prej trendeve të këpucëve në 2019-ën. Printet e kafshëve Takat transparente Sandalet ‘e shëmtuara’ TEVA-LIKE Ngjyra koral e ndezur Çizme me platformë Shapka të thjeshta Këpucë me majë katrore Ngjyrat e pazakonta si e gjelbër e shkumës së detit Blu kobalt Ngjyrat pastel Materiale të shndrritshme Këpucë me material të tejdukshëm Këpucë me thekë Detajet me rripa

Read More

Yjet premtojnë shumë surpriza për disa shenja të zodiakut në vitin 2019. Këto shenja kanë mundësi ta çojnë raportin e tyre në një tjetër nivel. Po pyet veten nëse shenja jote është në listë? Kontrollo më poshtë se cilat janë 4 shenjat që me shumë mundësi do martohen në 2019. PESHQIT: Viti i ri do ketë shumë dashuri, ndenja dhe romantizëm për Peshqit. Romantikë nga natyra, do i jepen dashurisë së vërtet, pa frikën se mos lëndohen, duke e lënë mënjanë negativitetin e atyre që nuk besojnë tek lumturia. Për sa kohë do jesh besnik/e ndaj personit që ke në…

Read More

Federico Chiesa është padyshim talenti më i madh italian. 21 vjeçari, kartonin e të cilit e zotëron Fiorentina ka shpërthyer në dy sezonet e fundit te vjolët, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha Evropiane. PSG, Juventus, Milan, inter, Barcelona, Manchester United dhe Chelsea janë vetëm disa nga “bigët” që kanë kërkuar shërbimet e Chiesa, ndërkohë që deklarata e bërë nga Gigi Buffon tregon më shumë rreth cilësive të tij. Numri 1 i PSG-së ka zbuluar ndjenjën që e përshkroi kur u përball me Federicon, djali i shokut të tij, Enricos. “Kjo ishte hera e parë që luaja kundër…

Read More

Kryesisht jemi mësuar me idenë se ngjyrat e errta i përkasin sezonit të vjeshtës dhe dimrit. Gjatë kësaj stine ne jemi mësuar që të shohim kudo ngjyrën e zezë, kafe dhe gri dhe shumë rrallë ngjyrat e hapura dhe të ndezuara. Siç e kemi thënë dhe më herët, në fushën e modës nuk ka rregulla, prandaj nësë i pëlqeni ngjyrat, por ‘keni pasur frikë’ dhe nuk guxonit t’i vishni ato gjatë dimrit, atëherë një lajm i mirë është për ju në horizont. Ky vit është i juaji, pasi stilistët dhe dizenjuesit e famshëm na kanë prezantuar në koleksionet e tyre…

Read More

Një biznesmen ka zbuluar se tre djemtë që i ka rritur për vite me radhë, nuk janë fëmijët e tij. Richard Mason 55 vjeç, bashkëthemeluesi i ‘MoneySupermarket.com’, paditi në gjykatë ish-bashkëshorten pasi i kishte mbajtur të fshehtë atësinë e fëmijëve të tij. Milioneri zbuloi se nuk është prind i tre djemve pasi u diagnostikua në vitin 2016 me një çrregullim gjenetik, për të cilën mjekët i thanë se ai është jopjellor. Testet e ADN-së konfirmuan më pas se ai nuk është babai i djalit të tij më të madh 23 vjeç dhe binjakëve 19-vjeçarë, shkruan “Daily Mail”. Ndërsa gjykata ka…

Read More

Arbana Osmani është rikthyer sërish në ekranin e Top Channel me ‘’Dua të të bëj të lumtur’’. Ashtu si në dy sezonet e mëparshme, programi ka dhuruar emocione të forta për publikun në studio, por edhe teleshikuesit. Historia e parë që hapi siparin ishte ajo e Fjoralba Dedej, e cila kishte ftuar mamanë e saj. Ajo i kërkonte që të mos hiqte dorë nga të jetuarit dhe ta ndihmonte me fëmijët e saj të vegjël. Zonja Nexhmie kishte humbur djalin e vetëm Eduartin, në një aksident autombolistik. Që nga ajo kohë, kishte humbur të gjitha shpresat dhe gëzimet. Për t’i…

Read More

Nga Afrim Krasniqi/ Shqipëria ka kryeministri, ka mbi 15 ministri, ka mbi 130 institucione publike, ka universitete, akademi, institute, salla muzeale, e plot ndërtesa e mjedise të tjera shumë më komode, serioze dhe funksionale, të cilat janë financuar dhe mirëmbahen me taksat tona. Si të mos mjaftojnë asnjë prej tyre, vendi ynë mbetet unik në sjelljen abuzuese me shtetin, me solemnitetin e institucioneve, me simbolet dhe me etiken ndaj tij: ja shembulli tipik, – mbledhje qeverie në një hotel privat në kompleksin e një kompanie tatimpaguese në periferinë e Elbasanit. Edhe vetë Elbasani ka bashki, qark, prefekturë, sallë teatri, universitet,…

Read More