Author: tirana

Sipas informacioneve paraprake, policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në portin e qytetit bregdetar. Mësohet se lënda narkotike, e cila dyshohet se është e llojit heroinë, ka qenë e fshehur në një kamion. Bëhet e ditur se operacioni i policisë për ndalimin e këtij rasti trafiku të lëndëve narkotike është në zhvillim.

Read More

Edhe pse java e parë e janarit shënoi një rënie të konsiderueshmë të temperaturave. Por, pavarësisht të ftohtit, ata që janë të apasionuar pas aktivitetit fizik nuk janë dorëzuar edhe në këto ditë të acarta. Edhe pse jemi në stinën e dimirit, nuk është e thënë që stërvitja duhet lënë pas dore. Duket se më të vendosur janë ata, që prej vitesh bëjnë vrap nga liqeni, pasi tashmë stërvitja për këtë kategori është kthyer në stil jetese. Gjimnaziste, student, te moshuar, jane  frekuentues të rregullt por ata me te rregulltit mbeten të moshuarit, në këto ditë të ftohta. Ata shprehen…

Read More

Monika Kryemadhi u shpreh se demaskimi që mori Rama ditë më parë gjatë takimit me ta në Vlorë, iu dha studentëve një forcë dhe vullnet për të vijuar të palëkundur në kërkimi e të drejtave të tyre. Ndërsa më tej ajo tha se shumë shpejt do të pasë një tjetër skandal i qeverisë. “Ka një skandal tjetër që do i shpërthejë Edi Ramës, shikoni sahatet në shtëpitë tuaja. Ju mund të keni harxhuar 100 kilovatorë, po ata ju faturojnë 150”, ishte ky paralajëmrimi që bëri Kryemadhi.

Read More

Nga Dritan Laci Po shikoj ne Tv Klan dokumentarin per Saimir Pirgun. Diku ne nje moment te dokumentarit nje nga mesuesit e tij thote qe “Publiku vienez e do Saimirin edhe per faktin qe ai eshte nje person shume i dashur”. Eshte shume e vertete. Une e kam njohur Saimirin si koleg pune ne vitin 1999, atehere kur ai ishte nje personazh i zakonshem ne rruget e nje qyteti si Tirana qe nuk te ofronte ndonje gje te madhe per pritshmerite e nje te riu. Ishte aq i dhene pas muzikes sa kendonte edhe ne oren 3.00 te mengjesit. Bashke…

Read More

Kur temperatura e ajrit është rreth zeros apo minus, pacientët ankohen në shfaqjen e sukrepit nëpër fytyrë, të kruarit, ënjtjes së kapakëve të syve, buzëve dhe shuplakave. Fjala është për alergjinë ndaj të ftohtit Ky çrregullim do të duhej të hulumtohej hollësisht dhe të përcaktohet, sepse shfaqja e tij mund të jetë simptomë e parë e sëmundjeve hematologjike dhe autoimune, hepatitit dhe infeksioneve të tjera. Shumica e alergjikëve ndaj të ftohtit këtë problem shëndetësor e zgjidhin me qëndrimin në shtëpi kur jashtë është ftohtë, duke besuar që fjala është vetëm për ndjeshmërinë e parëndësishme të lëkurës. Është shumë me rëndësi…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar Ramiz Tafilajn për punën e palodhshme për shqiptaro-amerikanët dhe për përkushtimin e tij për ta bërë botën vend më të mirë. Pasi kishte mërguar në Shtetet e Bashkuara më 1973, Tafilaj është veprimtar aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Ballkan. Ai ka sponsoruar mbi 100 studentë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të botës, shumë prej të cilëve kanë banuar në shtëpinë e tij. Në fundvitet 1980, ai ua bëri të qartë Shteteve të Bashkuara domosdoshmërinë për ta përkrahur Kosovën dhe për të themeluar një parti demokratike, që sot është Lidhja Demokratike Kosovës.…

Read More

Pasi e ka mbyllur praktikisht çështjen Godin, Interi vijon të studiojë merkaton për futboillistët që janë në skadencë kontrate me skuadrat respektive. Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër po monitoron me kujdes situatën e Hektor Herrerës dhe të Arjen Robben, që janë drejt largimit nga Porto dhe Bayern Munchen, në fundin e sezonit. Me ardhjen e Beppe Marottës në bordin drejtues, Interi ka vendosur të ndërtojë një skuadër, ku të ndërthyrë lojtarët e rinj me ata me eksperiencë e personalitet. Ideja është që këta lojtarë me eksperiencë të ndihmojnë ata më të rinj në moshë në ndeshjet…

Read More

Vetëm një ditë më pare, këngëtarë dhe personazhë të tjerë të showbizit shqiptar kanë hapur portofolat, duke i fotografuar dhe duke treguar publikisht se sa para kanë brenda tyre. Ata kanë nominuar njëri-tjetrin dhe rrjedhimisht janë bërë pothuajse të gjithë yjet shqiptarë pjesë e sfidës. Sigurisht që ka pasur edhe nga ata persona që nuk i kanë kushtuar rëndësi kësaj sfide. Shfletoni fotogalerinë e mëposhtme për të mësuar buxhetin e disa prej këngëtarëve shqiptarë. 

Read More

Ka miliona njerëz në poste me autoritet dhe miliarda njerëz të thjeshtë të zakonshëm, këta miliona individë kontrollojnë ata miliardët e tjerë nëpërmjet frikës, nëpërmjet ndasive, luftërave dhe rregullave, do të vazhdojnë të bëjnë derisa ne të mos ndryshojmë. Shikon ngado ndasi dhe ligje në fe, raca, politikë, ndasitë sociale, grupe që ushtrojnë trysni dhe në çdo aspekt tjetër të shoqërisë. Çdo grupim lufton për ta krijuar epërsinë e vet dhe për të sunduar mbi të tjerët. Ndasitë e klasave të mesme për ta shtypur klasën punëtore, krishterimi dhe hebraizmi veprojnë kundër islamit, e djathta kundër të majtës, të bardhët…

Read More

Viti ka nisur me mot të acartë dhe temperatura të ulëta. Ditën e hënë fillon shkolla, e duke qenë se e hëna dhe e marta, sipas sinoptikanëve do të jenë ndër ditët më të ftohta të janarit, fëmijët rekomandohet të vishen në mënyrë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin. Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe. “15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta. E shtuna ishte dita…

Read More

Nëse keni zgjedhur: Botë- Ne mbajmë shumë vështirësi dhe më në fund arrijmë në përfundimin më të fortë dhe më të mençur se kurrë. Festoni pak kohë për të shijuar atë që keni bërë. Kjo kartë gjithashtu ka një kuptim më të thellë të rolit dhe ndikimit të tij në një mjedis të caktuar. Kjo kartë mund të tregojë gjithashtu një ndjenjë të fortë të unitetit dhe integritetit me botën ose një situatë të veçantë. Yllin- Ylli na sjell kënaqësi shpirtërore, rinovim dhe rritje. Shtatë yjet e bardhë pranë figurës përfaqësojnë ndriçim. Na kërkon të marrim kohë për të pastruar…

Read More

Tre oficerë policie ndaluan një grup të dehurish në Bronx dhe i kontrolluan. Një prej tyre kishte një armë të paligjshme e të mbushur, që mund të shkrepej në çdo moment. Mes tre oficerëve që u lavdëruan nga Komisariati 42 i NYPD-së (Departamtit të Policisë të Nju Jorkut) ishte edhe oficerja e policisë Hoxha, shqiptaro-amerikane, zv-presidente e Shoqatës Ilire të Oficerëve të Forcave të Rendit (Illyrian Society of Law Enforcement Officers)

Read More