Edhe pse punojnë në televizione konkurente, kjo nuk i pengon figurat e ekranit të komplimentojnë njëra tjetrën. Emisioni i Arbana Osmanit “ Dua të të bëj të lumtur“ rifillon sërish në Top Channel dhe urimet asaj nuk i kanë munguar. Një prej tyre, erdhi nga Alketa Vejsiu. “Suksese me rikthimin dhe shpresoj që do marrësh më shumë kohë në Top këtë vit, se të takon. Njerëzit të duan shumë ty”, ka shkruar ajo. Pra, edhe urime, edhe një mesazh për ekranin e madh!
Author: tirana
“Xing me Ermalin” ka nisur këtë fillim viti me të ftuar kryeministrin Edi Rama. Si i ftuari i parë i 2019-ës, kryeministri ka prekur tema të ndryshme. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi pyeti Ramën nëse djali i tij i vogël Zaho, di të vërtetën për babagjyshin. Kryeministri tha se Zaho di që babagjyshi ekziston dhe se sjell dhurata tek dera e shtëpisë. Ermal Mamaqi: Zahos i ke folur për babagjyshin? E di ai të vërtetën? Edi Rama: Jo, Zaho e di shumë mirë të vërtetën që ka një babagjysh, i cili vjen në fshat dhe lë dhurata tek dera./tvklan
Kryeministri Rama i ftuar në “Xing me Ermalin” ironizoi edhe njëherë lidhur me organizatorët e protestës së studentëve. Rama: Lali Eri me ty dhe ca të tjerë i keni organizuar dhe protestat dhe fajësoni Doktoreshën.Do plotësojmë më shumë se ata kanë kërkuar jo për ti marrë me të mirë, por sepse janë gjëra të drejta. Në janar do të shikojnë se nuk do të paguajnë atë pjesë të tarifës që kemi thënë, por qeveria.Një shuplakë hëngrëm, por krahasuar me grushtin që hëngrët ju. Na bëjnë mirë hera-herës. Ne jemi ndryshe, kthejmë faqen tjetër dhe reflektojmë. Nuk jemi që shpullës ti përgjigjemi…
Këngëtari i njohur Aurel Thellimi ishte një nga pjesëmarrësit e këtij viti në Festivalin e 57-të të RTSH. Mirëpo kënga e tij “Të dua ty” nuk arriti të shkojë as në natën finale pasi u skualifikua që natën e parë. Dhe sigurisht kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit i cili për emisonin “Thumb” u shpreh: “Pashë reklamën e festivalit nga shumë artistë të mirë dhe mua m’u ofrua të merrja pjesë. Mendova se do ishte shumë e mire kjo gjë për karrierën time, por ishte një goditje e madhe pasi juria skualifikoi këngën time që në natën e…
Shtëpia në Surrel e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda saj. Shpesh janë publikuar pamje, por asnjëherë nuk janë konfirmuar nëse vërtetë janë të shtëpisë së kreut të qeverisë. Sot drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” ka publikuar pamje brenda shtëpisë duke filluar nga dhoma e gjumit apo nga dhoma të cilën kryeministri planifikon ta ketë studion e tij. Ermal Mamaqi: Unë kam bërë një gjë fshehurazi dhe ndoshta ti do mërzitesh. Atë ditë që shkova dhe nuk gjeta njeri, me anë të një ore që më dhanë këto të “Stop” bëra…
Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura në të gjithë botën. Ylli me origjinë shqiptare po kalon disa ditë pushimesh dhe ka përfituar nga rasti për të ndarë disa momente ‘hot’ me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bebe ka publikuar një foto ku shihet se ka kthyer vithet e ekspozuara nga kamera. E veshur me bikini këngëtarja shqiptare tregon se po shijon plazhin. “Diku në plazh,”- shkruan Rexha krahas fotos.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” i moderatores Arbana Osmani, u rikthye këtë të shtunë me sezonin e tij të tretë në ekranin “Top Channel”. Historia që nisi rrugëtimin e këtij programi kishte në qendër një plagë të shoqërisë shqiptare, bixhozin. Varësia e tij ndaj lojërave të fatit kishte nisur që prej kohës së adoleshencës, kur edhe pse vetëm një 14-vjeçar, Armandi kishte nisur të vinte në lojë të ardhurat e familjes. Në program u rrëfye historia e tij e dashurisë me Hygertën, e cila i kishte qëndruar pranë pavarësisht vesit të tij. Por pavarësisht përpjekjeve, në një moment,…
Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por jam i detyruar ta pranoj. Po ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erjon Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet. Do të vartet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do vazhdojnë të marrin goditjen e duhur. Dhe kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time numër 21”. Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama e bërë gjatë në 31 Dhjetor 2018 gjatë një konference me gazetarët. Ermal Mamaqi: U pataksën njerëzit fare…
Në nisje të emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi u është përgjigjur akuzave se ka ftuar në emision kreun e qeverisë Edi Rama pasi ka marrë para, apo se i shërben pushtetit. Mamaqi u shpreh se arsyeja se pse ftoi Ramën në emision është për audiencë. “Unë nuk e rruaj. Prandaj kam vendosur të vi në emision me mjekrën pa rruar”, u shpreh më tej moderatori i emisionit të humorit.
Në Shqipëri, një ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretet vetëm për një pjesë të tyre. Dy janë elementët që bien në sy në vendimin e Kreut të Shtetit. Fakti që nga 8 ministra që largohen ai ka fimosur shkarkimin e të gjithëve, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Po ashtu, nga 9 emrat e rinj, përfshirë postin e ri të Ministrit për Marrëdhëniet me parlamentin, ai ka dekretuar vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për…
Sapo ka nisur në ekranin Top Channel sezoni i tretë i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” me të tjera histori interesante që do të bëjnë për vete publikun çdo të shtunë në primetime. “Ashtu si në vitin e kaluar, do të kemi në fokus historitë tuaja, historitë tona të secilit prej nesh, ku çdo njeri do të gjejë veten. Jam shumë e sigurt që shqiptarët me zor presin që të shohin njëri-tjetrin në ekran. Janë të lodhur nga politika, janë të lodhur edhe nga personazhet e njohur, ata duan njëri-tjetrin. Duan historitë e tyre. Këtë vit, ndryshe nga…
Moti i keq me reshje të shumta bore ka bërë që qarkullimi i mjeteve në vend të vështirësohet. Rasti më i fundit është ai në fshatin Shishtavec në Kukës, ku banorët kanë vendosur që të pastrojnë vetë rrugën e fshatit, ndërkohë që sipas tyre bashkia Kukës erdhi me borëpastuese vetëm për show. ‘Sot Bashkia Kukes u zgjua nga gjumi dhe erdhi ne Shishtavec me gjithe bore-pastrusen dhe Sekretarin e Pergjithshem Bashkies Kukes Z.Bujar Mucmata. Por kjo ishte vetem per show dhe u kthyen prap ne zyrat e tyre ne Kukes pa e pastruar Rrugen. Sic e shikoni nga video, fshataret…