Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një sherr banal mes çiftit Bardhi, të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, degjeneruar në një ngjarje të rëndë. Burri i familjes kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë. Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia helene, është transportuar për në spitalin e Athinës, ku edhe është në gjendje kome. Policia greke është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka…
Author: tirana
Autoriteti rrugor shqiptar njofton gjithë qytetarët se qarkullimi në rrugën Boboshticë-Dardhë duhet të kryhet me zinxhir sepse bora shkon deri në 50cm. Ndërkohë gjendja e rrjetit rrugor në Shqipëri paraqitet e vështirë për shkak të temperaturave të ulta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të vendosin zinxhir në disa akse dhe të përdorin gomat e dimrit. Njoftimi i plotë: Në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir, pasi trashësia e borës shkon deri në 50 cm dhe temperaturat janë të ulëta. Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë: Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate ditës…
Kjo është foto që është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Instagram. Bashkëngjitur fotos, Rama shkruan se ajo është reale dhe se është realizuar në Lusën të Kukësit ku një pemë si pasojë e temperaturave në -15 gradë është kthyer në një monument akulli. ‘REALE Një monument akulli mbi një pemë në Lusën të Kukësit, -15 (Ndërkohë punohet ditë-natë për t’i mbajtur të hapura e në standarte sigurie të plotë, akset rrugore kombëtare)’, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Nga Nikoll Lesi Qëkur bëri njoftimet për emrat e qeverisë së re, Edi Rama shokoi jo vetëm në partinë socialiste, por edhe te ndërkombëtarët. Ndryshimet duheshin patjetër, bile kishte muaj që disa duheshin larguar me vrap, bile për të qenë korrekt me situatën e vendit dhe protestat e pandalshme të opozitës duhej që edhe kryeministri të jepte dorëheqjen. Dhe më pas mund të rrinte prapë kryeministër ose emëronte një tjetër pa konflikte me opozitën për të shkuar në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, të gjitha partitë politike. Kush të fitonte, le të fitonte. Nëse Sovrani-popull ia jep fitoren…
Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik, koordinatorë të protestës, nuk janë lejuar mbrëmjen e sotme të futen në ambientet e fakultetit. Ata janë penguar fillimisht nga rojet private dhe më pas nga forca të policisë së shtetit. Rojet u thanë studentëve se kishin urdhër nga dekani Dhori Kule, për të mos i lejuar që të futen në fakultet. Pas kësaj, vetë studentët i kanë dërguar mesazh dekanit Kule, për t’i kërkuar leje, por ai nuk u ka kthyer përgjigje edhe pse e ka lexuar SMS-në.
Nga Mero Baze Unë nuk doja të largohej nga qeveria Ditmir Bushati. Për dreq, duket sikur nuk paska dashur as Ilir Meta. Por ndryshe nga unë dhe shumë të tjerë, që ndjeheshim komod me një ministër që ka shkëlqyer në postin e tij, më mirë se kushdo tjetër këto 28 vjet, Ilir Meta bën sikur nuk do, pasi aq kohë sa ka qenë ministër i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë thuajse gjithnjë në pozicione të kundërta me të, sidomos në çështjet rajonale, përfshi Greqinë, Serbinë dhe sidomos Gruevskin në Maqedoni. Dashuria e beftë e tij për Ditmir Bushatin, duke mos…
‘Jelekët e verdhë’ e Fracës vazhdojnë të protestojnë kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, të cilat i cilësojnë të papërballueshme. Pas arrestimit të udhëheqësve kryesorë të protestuesve, jelekverdhët dolën sërish të shtunën në protestë. Ata u oganizuan në disa qytete të Francës dhe jo vetëm në Paris. Udhëheqësi i protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, u ndalua të mërkurën me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.
“Problemi më i madh është kur bie ne dashni me veten dhe të duken dynjaja miza! Aty është dhe fillimi i fundit te delirantëve dhe të paaftëve”. Statusi është publikuar në profilin e tij në Facebook nga deputeti socialist Pjerin Ndreu. Mesazhi është i qartë, por se kujt i adresohet, kjo mbetet një mister.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se janë bërë disa ndryshime në procesin e marrjes së patentës, me qëllim lehtësimin e procedurave. DPSHTRR njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas. “Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim të faqen në Facebook të DPSHTRR.
Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e nesërme në Elbasan një mbledhje të kabinetit qeveritar. Mësohet se në takim me Ramën do të jenë ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar, ndërsa do të diskutohet për njgjarjet që do të jenë më me prioritet gjatë këtij viti, raporton Report Tv. Sakaq në takim me kreun e qeverisë do të jenë dhe Taulant Balla e Gramoz Ruçi. Një takim që vjen një javë pas Asamblesë socialiste ku u shkarkua gjysma e ministrave të qeverisë për tu zëvendësuar nga emra të tjerë.
Sipas analistit Ilir Demalia, mos dekretimi i shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është një veprim i duhur. Në një lidhje me Skype me Ora News, Demalia është shprehur se Gent Cakaj, shqiptari nga Kosova nuk ka eksperiencë në fushën e diplomacisë, ndaj Rama më mirë sipas tij duhet të emëronte Veton Surroin dhe jo një kalama. ‘Nëse do të ishte serioz kryeministri Rama dhe donte të vinte një kandidaturë nga Kosova si reagim kombëtar të gjithë shqiptarëve atëherë ai kishte fare mirë një figurë shumë të nderuar që e njohin dhe në kancelaritë europiane, kishte Veton Surroin.Një njeri…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot 28 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i shtetit i uron gazetës “jetë të gjatë”. “Me rastin e 28-vjetorit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i uroj stafit, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite, shumë suksese të mëtejshme. Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!,” shkruan Meta. Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” doli në 5 janar 1991.