Author: tirana

Një program televiziv amerikan nuk njeh më limite. Paul Rosolie, natyralist dhe ekspert i gjarpërinjve të mëdhenj, i mbrojtur nga një veshje e posacme për këtë mision, ishte gati për tu gëlltitur nga një Anakonda gjigande rreth dhjetë metra. Aventura e frikëshme ka ndodhur në pyllin e Amazonës, por eksperimenti nuk shkoi siç duhet, pasi anakonda gjigande për pak sa nuk e mbyti Rosolien. “Mendova se do të isha në gjendje të lëvizja krahët dhe në një mënyrë do të ishta i sigurt, por ajo më kapi dhe më mbështolli”, thotë Rosolie. Ndërkohë, goja e kafshës hapet mbi kokën e…

Read More

Shumë prej nesh po marrim veten nga festimet e natës së ndërrimit të viteve, por shpejt vëmendja do të përqëndrohet te Viti i Ri kinez. Ai do të festohet më 5 shkurt sipas kalendarit hënor kinez dhe që nisi të kremtohej që nga viti 400 Para Krishtit. 2019-a është viti i derrit sipas shenjave të horoskopit kinez, ndërsa 2018-a ishte i qenit. Shenja e derrit në horoskop është për të lindurit në këto vite: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971

Read More

Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit, Edi Rama. Teksa u ndal te pasardhësi i Ditmir Bushatit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, shtoi se fakti që ai është nga Kosova, nuk i jep vlerë. “Rama mund të thotë se ai është i lexuar, por nuk e thotë Fatos Lubonja, por një kryeministër i cili është shkëputur nga leximi pavarësisht batutat sipërfaqësore. Diplomacia është njësoj si ushtria. Në diplomaci nuk ka nevojë të citosh atë që thuhet në libër. Ti nuk je i barabartë dhe e…

Read More

Ish -kryeministri Sali Berisha, ka postuar një denoncim, ku shkruan se një kambist është dhunuar brutalisht në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 minuta të mëngjesi në rrugën Mine Peza, dhe autorët janë dy persona të paidentifikuar. Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha: Maskat përgjakin kambistin në mes të Tiranes! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment…

Read More

Avokat Spartak Ngjela në një nga postimet e tij thuajse të përdistshme në “Facebook”, nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e rinisur të studentëve. “Protesta e studentëve rifilloi. Kryeministri po iu lutet studentëve. Por studentët duan rrëzimin e tij. Çfarë po ndodh në realitet?”, kështu e nis, ai postimin e tij. Postimi i Ngjelës Protesta e studentëve rifilloi. Kryeministri po iu lutet studentëve. Por studentët duan rrëzimin e tij. Çfarë po ndodh në realitet? l. Balena sërish iu sul anijes së Ramës, tani pas dhjetë ditësh. Rama, në fillim kur u duk balena, pasi mendoi që balena nuk kishte…

Read More

Pas Dashamir Shehit, deputetja e PD, Jorida Tabaku është një nga emrat e përmendur së fundmi si një kandidate e mundshme e opozitës për Bashkinë e Tiranës. Ajo ishte e ftuar në A2, ku ndër të tjera foli edhe për kandidatin e mundshëm të opozitës për bashkinë e Kryeqytetit. Tabaku nuk e mohoi një kandidim të mundshëm, por u shpreh se kushdo të jetë, ajo do ta mbështesë, ashtu siç bëri edhe 4 vite më parë me Halim Kosovën. “Nuk e di çfarë thonë sondazhet. Ka disa emra që janë përmendur nga PD, të them me siguri që kushdo që…

Read More

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama është parë në ditët e para të vitit duke shëtitur bashkë me të bijën Rean në një nga rrugët e kryeqytetit. Ajo që të bie menjëherë në sy është fakti se nënë e bijë duken si dy mikesha me njëra-tjetrën, ndërkohë që stili në veshje i Lindës është mjaft i veçantë, raporton Panorama. Vetë Kryeministri Rama zgjodhi t’i urojë shqiptarët natën e ndërrimit të viteve, me një foto familjare ku shfaqej me Lindën, Rean, Gregun dhe Zahon.

Read More

Dijetarët në Indi kanë reaguar ashpër ndaj referuesve të një konference shkencore, që hodhën poshtë zbulimet e Isaac Newton e Albert Einstein. G Nageshwar Rao, zëvendëspresident i Universitetit të Andhras, doli me këtë pretendim dhe të tjera, sipas të cilave një mbret demon, nga rrëfenja epike hinduiste “Ramayana”, kishte 24 lloje avionësh dhe një rrjet pistash për zbritje në Sri Lanka. Një tjetër kërkues, doktor KJ Krishnan i një universiteti në shtetin jugor Tamil Nadu, tha përpara pjesëmarrësve në Kongresin e përvitshëm indian të Shkencës se, Newton dhe Einstein e kishin gabim dhe valët gravitacionale duhet të riemërtohen si “valët…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Në një republikë parlamentare si e jona, Presidenti i Republikës pothuaj nuk ka fare pushtet politik. Ai mund të kthejë një ligj mbrapsht në Parlament, por ky i fundit mund të vendosë ta rivotojë ligjin, pa i bërë asnjë ndryshim. Me pak fjalë, të gjitha politikat i vendos qeveria, me miratimin e parlamentit, dhe i ekzekuton po ajo, edhe pa miratimin e presidentit. Po kur vjen puna për përzgjedhjen e ministrave që do të ekzekutojnë politikat e Qeverisë, Presidenti e ka peshën e vet. Pa dekretimin e tij, asnjë ministër nuk mund të largohet e as të…

Read More

Me të vërtetë e sikletshme. Stema e Ushtrisë së Kosovës është vjedhur nga një kompani e rojeve të sigurisë në SHBA. Kompania e shërbimeve të Sigurisë në SHBA me bazë ne Los Angeles, e themeluar më 2003, ka të njëjtën stemë të cilën e ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express. Këtë stemë FSK-ja e ka zyrtarizuar më 21 janar 2009, ndërsa kjo kompani e sigurimeve thotë se është themeluar më 2003 në SHBA. Kujtojmë se edhe në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte përzgjedhur një logo, e cila më pas doli të jetë plagjiaturë. Për…

Read More

Qindra besimtarë e niswn kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në Bethlehem me në sfond protestat kundër shitjes së tokave të Kishës Izraeliteve. Patriarku ortodoks grek Theophilos III mbërriti në Kishën e Lindjes mes thirrjeve “tradhtar” dhe “spiun”. Zemërata e demonstruesve lidhet me shitjen e pronave të kishës ortodokse greke në Jerusalemin lindor me shumicë palestineze tek grupe që ndihmojnë kolonizimin hebraik. Një protestë e ngjashme u mbajt dhe vitin e kaluar. Ruset Ortodokse i shënuan krishtlindjet me mesha te posaçme ne mesnate, te mbajtura ne kishat dhe katedralet anembanë vendit. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shën…

Read More

“Mbrëmjen e të martës duke u gdhirë e mërkura pritet që në Tiranë të ketë reshje bore”. Kështu deklaroi për Vizion Plus metereologu Metodi Marku i cili theksoi ndër të tjera se të martën temperaturat do të ulen akoma më shumë. I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” metereologu Metodi Marku deklaroi gjithashtu se ditën e mërkurë do të ketë një rritje temperaturash. Kjo rritje që do të reflektohet deri në fund të javës.

Read More