Author: tirana

Këngëtarja Era Istrefi është rikthyer në vendin e saj, pas suksesit të padiskudueshëm nëpër botë. Ajo ka vendosur të sjellë shumë shpejt një duet me motrën e saj Nora Istrefi. Këtë duet publiku ka shumë kohë që e pret dhe e kërkon me ngulm në rrjetet sociale. Ndër të tjera Era Istrefi ka treguar për gazetën ‘Telegraf’ se kënga do të jetë në gjuhën shqipe. “Do të sjell atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa…

Read More

Acidi folik bën pjesë në vitaminën B, ndërsa organizmi ka nevojë për të për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qelizave të tjera të reja. Në natyrë nuk gjendet në ushqim, por ndodhen folatet, nga më të ndryshmet dhe dallohen për nga sasia në të cilën absorbohen nga ushqimi. Zakonisht vetëm një e gjysma apo një e treta e folateve mund të absorbohet nga ushqimi. Folatet janë të ndjeshme në temperaturë dhe treten në ujë, kështu që zierja e tyre zvogëlon dukshëm koncentratin e tyre në ushqim. E njejta gjë vlen edhe për produktet ushqimore të cilat qëndrojnë…

Read More

Stine i habiti të gjithë me statusin e publikuar një ditë para Vitit të Ri ku bënte të ditur se po ndahej nga bashkëshortja e tij. Ai shkroi në Instagram se lidhja me partneren Graciela Pashaj ka përfunduar dhe se ata nuk fuksiononin më me njëri-tjetrin. Çifti së bashku kanë një vajzë 2 vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Estia. “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar cdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plote se do funksiojmë më mirë pa njeri tjetrin! E kemi pasur fatin dhe mundësinë…

Read More

Përmes një postimi në facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar 28 vjetorin e themelimit të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, e para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë, sic shkruan Basha. “Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, grabisë dhe përçajë shqiptarët.” -shkruan ndër të tjera Basha. Postimi i…

Read More

Elseid Hysaj është gjithmonë e më shumë larg Napolit. Këtë gjë e konfirmoi edhe menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare. “Faktet tregojnë që në katër ndeshjet e fundit, Hysaj ka luajtur vetëm një, me shumë mundësi nuk është më i rëndësishëm për Ancelotin,” – ka theksuar Mario Giufredi, menaxheri i shkodranit. “Nëse nuk do të jetë më titullar dhe është kthyer në një pengesë, ne do ta heqim shpejtë këtë pengesë. Në verë refuzuam Chelsean pasi e kërkoi Sarri,” – shton menaxheri. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka luajtur titullar thuajse në të gjithë fazën e parë të kampionatit, ndërkohë që…

Read More

Në këto ditë me temperature të ulëta, liqeni në Pogradec ka marrë një pamje edhe më tërheqëse. Për shkak të gradëve nën zero, uji ka ngrirë dhe kjo ka krijuar imazhe mjaft itneresante për t’u parë. Gjithsesi, banorët e qytetit si edhe turistët janë treguar të kujdesshëm pasi rreziku për të rrëshkitur dhe dëtuar ka qenë edhe më i madh. Për të patur një ide më të qartë, shikoni fotot e mëposhtme:

Read More

Rreth 58 milionë lekë të reja pa TVSH kanë shpenzuar 61 bashkitë e vendit për festat e fundvitit. Kjo është vlera që rezulton se është shpenzuar deri në fund të këtij viti për 60 tenderë të realizuar nga 61 bashkitë e vendit. Paratë e bashkive janë shpenzuar për dekor e zbukurime, ku në disa raste nuk mungojnë edhe shifra të larta të shpenzuara nga bashkitë për këto festa, duke ofruar një tjetër pamje të qyteteve për gjatë festave të fundivitit. Vështrim nëpër Tiranë Tirana është stolisur me atmosferën e festave të fundvitit. Përmbi bulevardin kryesor një rrjetë me drita imiton…

Read More

Komisioni Evropian shpalli kryeqytetin norvegjez Oslo, si “Kryeqytetin e Gjelbër” evropian për 2019-n, falë përpjekjeve për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm. Ndër arsyet për dhënien e çmimit, është përpjekja e Oslos për ruajtjen e natyrës dhe rindërtimin e rrjetit ujor. “Njerëzit duan ajër të pastër, duan qasje në natyrë dhe duan paqe, madje edhe në qendër të qytetit”, tha Carmen Vella, Komisionere Europiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin. “Vendosmëria juaj për të përmirësuar infrastrukturën e transportit, për të mbrojtur habitatet dhe për të inkurajuar përdorimin e biçikletave dhe automjeteve elektrike do të bëjë pikërisht këtë, me përfitime…

Read More

Gazment Musta 34 vjeç doli para gjykatës së Krimeve të Rënda ku trupi gjykues vendosi masën burg pa afat. Ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. I ndaluari vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh. Musta u paraqit në gjykatë kokulur dhe në lot, dhe u shpreh i penduar e pranoi krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët e mitur 3 dhe 7 –vjeç, të cilët deri në një vendim të gjykatës do të jenë në kujdestarinë e vjehrrës së tij. Musta do…

Read More

Me uljen e temperaturave dëbora ka mbuluar pjesën më të madhe të Matit. Në Xibër ka ndodhur një fenomen itenresant. Rreshjet e para të dëborës, kanë mbuluar zonën, por banorët sot në mëngjes kanë vënë re se dëbora ishte e pranishme në fusha, por jo në male. Gjë e veçantë kjo, por është një surprizë e natyrës. Ndëkrohë që autoritetet lokale kanë marrë të gjitha masat për lëvizjen e mjeteve pa problem në akset kryesore të zonës.

Read More

Revistën nga Hamburgu e pengon shumë fakti se Kosova po themelon ushtri dhe kryeministrit të Kosovës i referohet si kontrabandist droge dhe armësh. Çuditërisht «Der Spiegel» nuk raporton kur politikanët serbë mbajnë lidhje të ngushta me dilerë të mëdhenj droge, as nuk alarmon opinionin ndërkombëtar kur Rusia armatos Serbinë. Nga Enver Robelli «Kosova nën armë» – ky është titulli i komentit të «Der Spiegel» botuar në numrin e së shtunës. Autor i komentit është korrespondenti nga Roma, i cili prej vitesh shkruan për zhvillimet në Ballkan – shpeshherë me tendencë proserbe. Si të ishte gazetar i mediave proqeveritare të Beogradit…

Read More

Ministria e Brendshme ben nje tjeter apel per gjithe shqiptaret qe u skadon karta e identitetit. “Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën”- ben thirrje ministria e Brendshme. Postimi i MB Verifiko afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit! Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën! Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në…

Read More