Author: tirana

Policia në Mallakastër ndaloi një person, i cili ishte shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: B.Z, 56 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal. Shtetasi B.Z, në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen L.Z.

Read More

Zv/ kryeministri i ri Erjon Braçe, por që ende se ka marrë zyrtarishtr detyrën, ka denoncuar në Facebook faqen sportive të gazetës Panorama Sport e cila kishte publikuar sot skedina. Me ligjin e ri, nga 1 janari nuk lejohen jo vetëm llotot, por edhe reklamimi i tyre duke u cilësuar si shkelje. “C’eshte kjo faqe me #KOEFICENTEBASTESH? Bastet jane te paligjshme ketu! Kompanite jane mbyllur! Kush i vendos keto #koeficente? Per cilen kompani? Online te huaj apo bodrumi vendas? Beteja duhet te vijoje!”, shkruan Braçe. / Tirananews.al

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit Ilir Meta dekretet për ministrat e rinj. Dekretet janë dërguar mbrëmjen e djeshme, ndërsa kreu i qeverisë ka pasur edhe një komunikim me kreun e shtetit.Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar. Ministrat që largohen:Lindita NikollaSonila QatoDitmir BushatiMirela KumbaroArben AhmetajDamian GjiknuriNiko PeleshiSenida Mesi Ministrat e rinj:Besa ShahiniEduard ShalsiGent CakajElva MargaritiErjon BraçeAnila DenajBelinda BallukuBledi ÇuçiElisa Spiropali

Read More

“Ajo që më shqetëson më së shumti është se nuk shoh revoltë kundër kapitalizmit. Ku po na çon kapitalizmi? Nuk mund të mos e ngre një pyetje të tillë. Kriza, krizat që po përjetojmë nuk kanë lindur nga njerëzit e thjeshtë, por nga fitorja e parasë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Stéphane Hessel, i cili ka qenë në një kamp përqendrimi me mua, shkroi dikur: “Indinjohuni!”. Por unë as këtë nuk po e shoh më: shoh zjarre të vogla, protesta, frustrim, por jo revoltë morale kundër kapitalizmit. Jetojmë në një shoqëri egoiste, që të neverit; kapitalizmi nuk është një…

Read More

Si ndihmës të dy shefave të rinj, në kuzhinën e “Hell’s Kitchen” u rikthyen gjashtë ish-konkurrentë, ndër të cilët edhe Ani. Shef Renato Mekolli u emocionua nga rikthimi në finale i ish-konkurrentes bukuroshe Ani dhe bëri veprimin e papritur. Teksa Ani po merrej me ëmbëlsirat, ai i bëri disa komplimente dhe më pas iu ul në gjunjë duke i bërë një propozim interesant.“Anin nuk e lë të ikë, do e marr në restorantin tim. Do pranosh apo jo?”, i thotë Renato Anit dhe i ulet në gjunjë. Ani nuk i ktheu përgjigje, madje ajo u shpreh se fjalët e Renatos…

Read More

Fitimet e Kinës vazhdojnë të shtohen në tregëtinë e dronëve nisur nga kërkesa në rritje e shteteve në Lindjen e Mesme. Kapacitetet e reja ushtarake po shtohen në një situatë të tensionuar sigurie, sipas një raporti të ri të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, me qendër në Londër. Irani është një nga aktorët rajonalë që përdorin teknologjinë e re për misione të rrezikshme. Në një emision të kohëve të fundit, televizioni shtetëror kinez, ÇTV vlerësonte përhapjen globale të programit për dronët e armatosur të vendit, të quajtur UAV. Krijuesit e dronit, thonë se sapo kanë shitur modelin e tij…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e homologut të tij nga PD Edmond Spaho, i cili iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve më 7 janar. Për Ballën kjo thirrje përkthehet që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën. “Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori😂 Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend🤝”, shkruan Balla.

Read More

Në vendimin e arsyetuar të Kolegjit të Pavarur të Apelimit, pretendimet e ish-gjyqtarit të lartë Tom Ndreca për cënim të të drejtave u konsideruan si të pabaza ndërsa vendimi i KPK u kritikua për disa pasaktësi në gjykim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u kritikua për disa aspekte dytësore në çështjen e subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca ndërsa iu dha të drejtë në tërësi për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra për dy nga tre kriteret e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në vendimin e zbardhur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, [link vendimi] vlerësoi se shpenzimet e…

Read More

Si parashikohet ecuria e sektorit të ndërtimit në vitin 2019. Aktorët e tregut nuk presin më shumë shitje, madje Sokol Kika thotë se dy muajt e fundit kanë parë stanjacion të frikshëm. Por, gjithsesi taksat e shtuara pritet të ushtrojnë presion për rritje të mëtejshme të çmimeve. Arben Dervishi paralajmëron se nëse Bashkia do të vazhdojë që të japë leje për godinat e larta, do të ketë flluskë… Prej gjysmës së dytë të vitit 2016, sektori i ndërtimit, veçanërisht segmenti i godinave rezidenciale, filloi të lulëzojë në kryeqytet. Prej vitesh, ofertat e reja kishin munguar në zonat e qendrës së…

Read More

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin. I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij. Tashmë ai ka një strehë të ngrohtë ndërkohë që është nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve social të Bashkisë së Tiranës. Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjendjen e tij, punonjësit e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës kanë marrë të moshuarin dhe e kanë dërguar për vizita mjekësore…

Read More

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj po kalon një moment të vështirë, ndërsa është i shtruar në spital në Granada. Lojtari mori një goditje në kokë, që sipas mjekëve dyshohet se i ka shkatuar dëmtime në tru në takimin mes Granadas dhe Albasetes gjatë pjesës së pare. Futbollisti i Granadas, German, e goditi me shkelm në kokë sulmuesin kuqezi. Ai mori ndihmën e parë, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes u dërgua nga mjekët në spital. Pas mbarimit të pjesës së parë të ndeshjes, klubi spanjoll informoi se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe se ndodhet…

Read More

Një incident gjatë ecjes së një veture ka sjellë shqetësim në Fier. Një mjet tip “Benz” u përfshi nga flakët. Sipas informacionit paraprak të policisë “në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë. Paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit. Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.”

Read More