Author: tirana

Pak javë më parë, këngëtarja Eneda Tarifa publikoi këngën e saj më të re, ‘Nuk ia vlen’, një baladë e ndjerë që u mirëprit nga publiku. Menjëherë pas publikimit në disa media u përhap lajmi se kjo këngë ishte një dedikim i Enedës për ish-bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnja. Pasi qëndroi e heshtur pas kohë këngëtarja vendosi të flasë publikisht për këtë çështje dhe të qartësojë gjithçka. E ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘IN Tv’, Eneda u shpreh: “E ka shkruajtur Fifi. Unë jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhje portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale”.…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimine pamjeve të punës së borëpastrueseve gjatë natës. Rama bën me dije se puna ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët. “Mirëmëngjes, dhe me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërpreje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Read More

Në provincat turke policia ka kryer kontrolle ndaj të dyshuarve si përkrahës të lëvizjes Gylen. Ankaraja bën përgjegjës Gylenin për puçin e dështuar të vitit 2016. Prokuroritë në Stamboll, Konya dhe Ankara në valën e hetimeve të ndryshme lëshuan urdhër-arreste ndaj 147 të dyshuarve. Këtë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Anadolu Agency Kontrollet, sipas këtyre të dhënave, janë zhvilluar në 30 provinca e ndër të tjera kundër të “infiltruarve” në ushtri nga lëvizja Gylen. Në provincën Konya në Anadollin qendror u kontrolluan 60 të dyshuar, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese në vëllazërinë islame dhe kanë qenë në…

Read More

Aktori i njohur i “Portokalli”, Marin Orhanasi ka njoftuar në një postim në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij. Në këtë moment të trishtë Marini ka zgjedhur fjalët më prekëse për njeriun e tij të dashur, ndërkohë që kujton dhe disa momente me xhaxhain e tij. Postimi i aktorit: Me dhimbje e hidherim ju njoftoj se Xhaxhai im nderroi jete. Xhaja Xheni ma kepute shpirtin. Jam pa fjale, por meriton te them shume per ty. Mbaj mend qe me hipje ne preher qysh femije e me beje xhiro me Ifë, me leje edhe timonin. Me leje celesat…

Read More

Nga Mero Baze Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje sot studentëve dhe nxënësve, t’i bashkohen protestës kundër qeverisë në emër të një lëvizje politike kundër saj. Në një takim me gjimnazistë, ajo kërkoi bashkimin e studentëve me opozitën për të fituar betejën me qeverinë, duke injoruar paketën ligjore të qeverisë për ndryshime në Universitet. Thirrja e Kryemadhit është një moment i ri qartësimi i protestës studentore, pasi është marrja përsipër e saj nga opozita zyrtare në vend, dhe në këtë aspekt është një qëndrim më i qartë se sa përpjekja për të qëndruar në…

Read More

Ministria e Mbrojtjes konfirmon dëmtimin e 5 banesave nga tërmeti. “Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative”, njofton Ministria e Mbrojtjes.…

Read More

Nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë të jetojnë jashtë. Sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data janë rreth 57, 616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, bazuar kjo në të dhënat e Bankës Botërore. Prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%. Ndër arsyet kryesore të…

Read More

Një grua 40-vjeçare nga Hamburgu i Gjermanisë, e lodhur nga bashkëketesa me bashkëshortin, ditën e Krishtlindjeve, vendosi ta vërë në shitje në e Bay. Lajmin e bën të ditur “Berliner Morgenpost”. “Bashkëshort i përdorur”, ky ishte titulli i lajmërimit, i cili vazhdonte kështu: “Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe e dorëzoj me qejf. Marrja e tij është e mundur edhe sot, kështu mund ta provoni nesër për Shën Stefan, pa kusur.” Çmimi? 18 euro, i diskutueshëm. Për “Berliner Morgenpost”, gruaja rrëfeu: “Pas shtatë vjet martesë, isha e ‘ngopur’ dhe më 25 dhjetor vendosa ta vë në shitje.” “Lajmërimi shkoi shumë…

Read More

Ka vetëm katër ditë që ka nisur Viti i Ri, por nuk ka qenë edhe aq i mbarë për disa çifte të njohur të showbiz-it. Lajmet se, të paktën dy prej tyre, i kanë dhënë fund historisë së dashurisë janë përhapur me shpejtësi në mediat ndërkombëtare dhe, nga sa duket, gjasat janë që gjithçka të jetë e vërtetë. Sa më shumë duam që t’i shohim bashkë çiftet e famshme, aq më shumë punët sa vijnë e vështirësohen për ta. Në një kohë kur ne shpresonim që 2019-a kishte nisur mirë për të gjithë duke ia lënë të këqijat 2018-ës, disa…

Read More

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali. Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij. Ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italianë. Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private. Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht se ishte i ftuar në stacionin kryesor shtetëror në…

Read More

Një teleferik i hapur në një resort në Montana ndaloi më 29 dhjetor rreth orës 12:15 minuta për shkak të një defekti teknik. Për pasojë, 140 personat që kishin hipur në teleferik mbetën të bllokuar. Kur u bë e qartë se avaria nuk do të mund të riparohej shpejt, nisi procesi i evakuimit. Ishte një proces shumë më i vështirë në terren kur skiatorët nisën punën për shpëtimin e udhëtarëve nëpër shkëmbinjtë e rrezikshëm në mënyrë që vizitorët të uleshin në tokë të pa dëmtuar. Siç shihet edhe nga pamjet, procesi është tejet i vështirë për shkak të edhe motit…

Read More

Gjithmonë vëmë para përgjegjësisë autoambulancat dhe zjarrfikëset për mbërritjen me vonesë në destinacionet ku paraqiten emergjenca. Por kjo foto e dale ne media tregon qartazi se te drejtuesit e mjeteve mungon çdo lloj përgjegjshmërie lidhur me parkimin e mjeteve. Rasti në fjalë ka ndodhur në kryeqytet. Zjarrëfikësja pret e bllokuar nga makinat që kanë parkuar në të dy krahët e rrugës, teksa duhet të shkonte për të shuar zjarrin në një banesë pas Qendrës Tregtare Kristal.

Read More