Një furgon mallrash që po lëvizte në drejtim të fshatit Çudhi ka dalë nga rruga dhe si pasojë e ngricës ka rrëshqitur rreth 500 metra duke përfunduar në vendin e quajtur Kroi i Madh. Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Krujës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, pasi shoferi Dritan Mesi ka shpëtuar pa pasoja. Në ditët e para të janarit të këtij viti janë shënuar disa aksidente me vdekje dhe plagosje në Shqipëri. Sot, Policia e Shtetit i ka bërë këtë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të evituar ngjarjet…
Author: tirana
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës u mbulua ditët e fundit nga petku i bardhë i dëborës, duke ofruar një peizazh mahnitës për këdo që e viziton atë në këto ditë dimri. Gjirokastra shquhet për bukuritë e tij arkitekturore, për rrugicat me kalldrëme, apo dhe kalanë historike. Reshjet e dëborës e kanë bërë peizazhin e qytetit edhe më piktoresk. Që prej ditës së djeshme qytetarët gjirokastritë i janë gëzuar borës, e cila sot ka zbardhur pothuajse të gjithë qytetin. Në këtë fotogaleri të publikuar nga bashkia e Gjirokastrës mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit të gurtë të mbuluar nga…
Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një pasaportë afati i së cilës mbaron brenda 3 muajve, duhet të aplikoje për pasaportë të re biometrike, pasi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të vendit. Ky afat lidhet edhe me kohen e qëndrimit të shtetasve shqiptare në zonën Shengen, dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më e vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit që e ka këtë pasaportë, çka do të thotë që automatikisht duhet të aplikoje për një pasaportë të re biometrike. Procedurat e riaplikimit për pasaportë biometrike…
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, në shenjë pakënaqësie për indiferencën e institucioneve të Kosovës. Ata kërkojnë rritjen e pagave 20 për qind, mos pranimin e punëtorëve pa konkurs dhe takim me Bordin e Trepçës. Sabri Ismajli, njëri nga minatorët e Trepcës, gjersa tregon kërkesat e tyre, nuk mund t’i mbaj lotët. Thotë se ndër kërkesat e tjera, duan edhe ngritje të pagës për 20%. Shton se kanë kaluar 3 muaj prej kur qeveria u zotua të plotësojë kërkesat e tyre. “Edhe ne minatorët jemi punëtor të këtij shteti. Edhe ne i kemi…
Në Itali kanë shpërthyer disa polemika për sa i përket sistemit të teknologjisë, VAR. Karlo Freçero, drejtori i “RAI 2”, ka akuzuar Juventusin se favorizohet nga arbitrat. Lajmi raportohet nga “Tutto Mercato Web”. “Unë tani shikoj vetëm Premier Ligën angleze, sepse në Itali, Juventusi fiton gjithmonë. Kjo sepse ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme. Edhe VAR-i kontrollohet nga ata, i manovrojnë të gjitha. Kjo është irrituese”, ishte deklarata e tij që do të shkaktojnë reagime në Seria A. Juventus udhëheq kampionatin italian e shkëputur me 9 pikë nga Napoli ndjekës.
Në 16 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, u bënë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt në fshatin Strellc të Epërm në Deçan. Të pranishëm në këto homazhe ishin disa anëtarë të kryesisë së LDK-së. Anton Quni, nga radhët e kësaj partie, tha se për zbardhjen e rastit të Zemajt, nuk duhet të jetë e angazhuar vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, por të gjithë. “Zbardha e vrasjes së Tahir Zemajt, duhet të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh ngjyrimet politike. Këto kuadro kur u angazhuan për…
Apple ka tërhequr shitjet e iPhone 7 dhe 8 nga faqja e saj e internetit gjermane dhe dyqanet atje, pas një vendimi në Gjykatën e Qarkut në Mynih. Vendimi tha se këto dy modele të iPhone po shkelin në pronësinë intelektuale të Qualcomm në lidhje me kursimet e energjisë në telefonat e mençur, njofton TechCrunch.
Për disa njerëz temperaturat e ftohta dhe ditët më të shkurtra sjellin ndër mend mrekullitë e stinës së ftohtë, net komode pranë oxhakut me zjarrin bubulak. Por, për të tjerë kjo stinë përkthehet në dëshpërim, mërzitje Shkencëtarët thonë se mund të ketë një indikacion se pse disa njerëz vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal (SAD), ndërsa të tjerë jo. Sipas një studimi të kohëve të fundit, ngjyra e syve mund të luajë një rol të rëndësishëm. Hulumtimi i ri, i botuar në revistën e Shkencës dhe Psikologjisë së Sjelljes, zbuloi se njerëzit me sy të çelët ose të kaltër tentonin të…
Nga Çapajev Gjokutaj Babai, emigrant në Korfuz, vret të bijën 29 vjeçare. Jo me armë. Mund të të erren sytë, të humbasësh kontrollin dhe, larg qoftë, ta vrasësh tjetrin, qoftë ky edhe evlati yt. E vrau me një shufër hekuri, rrëmbyer nga soba. Fatzeza u hodh nga dritarja përdhese dhe tentoi të shpëtonte me këmbë. Por i ati e ndoqi dhe, si e arriti, nuk reshti së godituri, deri sa i mori jetën. S’mjaftoi kaq, por pati zemër e kurajo ta groposte në oborr. Natyrisht për të shpëtuar kokën, për t’iu shmangur dënimit. Kafshëri, mund të thotë shumkush. Në fakt…
Këshilli i Bashkisë së Matit miratoi këtë të premte Buxhetin e vitit 2019, duke ia dale te ngrihet mbi ndasite partiake dhe te veproje ne funksion te qytetareve. Diskutimet mbi projekt-buxhetin kishin nisur që në fund të vitit të kaluar, por vetëm sot u arrit një konsensus për ta miratuar. Parashikimet për buxhetin e këtij viti nga ana e Bashkisë Mat shkojnë në vlerën e 411 milion lekëve të rinj përfshirë këtu grantin e akorduar nga qeveria dhe planifikimin e të ardhurave vendore. Por fillimisht këshilli miratoi paketën fiskale ku nga Komisioni i ekonomi-financës pranë këshillit bashkiak, u propozuan lehtësira…
Dikush një herë e kishte pyetur Warren Buffett-in për sekretin e tij drejt suksesit. Buffet kishte drejtuar gishtin kah një grumbull librash dhe kishte thënë: “Lexoni 500 faqe çdo ditë. Kështu i krijoni njohuritë. Të gjithë ju mund ta bëni këtë, por ju garantoj se shumë prej jush nuk do ta bëni këtë…” Ndoshta ju nuk mund t’i lexoni 500 faqe në ditë, por, sipas ekspertëve, duke u përkushtuar ju mund të arrini t’i lexoni deri në 200 libra brenda një viti. Vendimi për të filluar të lexoni mund të jetë një nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj.…
Ndonëse në zgjedhjet vendore të 2015 ishin rivalë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” kunatin e Halim Kosovës. Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar fotot e ceremonisë së vlerësimit për eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj, i cili një vit më parë u nda nga jeta duke lënë një mungesë të pashlyeshme për alpinizmin shqiptar. “Nderova me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj! Largimi i tij një vit më parë, la një mungesë tek alpinizmi shqiptar, por familja e…