Author: tirana

Nicole Kidman i ka kujtuar fansave përse mbetet një prej yjeve më seksi hollivudianë. Nëna e tre fëmijëve, 51-vjeçarja duket me linja të përsosura në fotografitë ku shfaqet duke bërë plazh në Sidnej për Krishtlindje. Ajo po shijonte pushimet me bashkëshortin e saj Keith Urban dhe vajzat Sunday Rose, 10 vjeçe dhe Faith Margaret, 8 vjeç. Edhe pse gëzon një trup të mirë, Nicole kujdeset shumë për lëkurën. Gjatë ditëve para diellit, ajo mbante syze dhe kapele për të mbrojtur fytyrën nga rrezet e forta të diellit.

Read More

Një burrë rreth të 50-ave është therur për vdekje para udhëtarëve të tmerruar në një tren në Surrey. Viktima u godit me thikë në orën 12:58 në Guildford në shërbimin e Waterloo të Londrës, njoftoi Policia Britanike e Transportit. Një dëshmitar tha për BBC se ai kishte qenë i përfshirë në një sherr në tren. Sulmuesi i tij është arratisur dhe është në kërkim nga policia. Momentalisht, treni po mbahet në stacionin Horsley. Ekipet e emergjencës mbeten në vendngjarje, në fshatin East Horsley dhe ekipet e policisë po kërkojnë zonën përreth për të dyshuarin. Ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Read More

Sëmundje kardiovaskulare quhen sëmundjet që prekin zemrën dhe enët e gjakut. Diagnoza që zë peshën kryesore përsa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, është sëmundja artereosklerotike. Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare, enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare mjekja kardiologe, Daniela Teferici në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” shpjegon faktorët e rrezikut dhe masat parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare. “Faktorët e riskut që ndikojnë në sëmundjet e zemrës janë faktorë të modifikueshëm siç është diabeti. Një pacient…

Read More

Nga Kastriot Dervishi – Divizioni i 6-të komunist, ishte njëri nga njësitë që shkuan në trojet shqiptare në Jugosllavi për të ndjekur “këmba-këmbës okupatorin”. Divizioni doli nga kufiri shtetëror më 7 Dhjetor 1944 (nga Hani i Hotit) dhe u rikthye më 7 Dhjetor 1945 (nga Qafë e Thanës). Përveç Vishegradit në Bosnje ku kishte prani pushtuese, në pjesën më të madhe të vitit 1945, Divizioni nuk luftoi me ndonjë ushtri pushtuese, por vetëm për të nënshkruar shqiptarët e trevave shqiptare kudo ku kaloi. Divizioni qëndroi në Mitrovicë, Vuçiternë, Ferizaj, Kaçanik, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Gjatë kohës që…

Read More

Sipas ndihmësve në komisionin e senatit amerikan për çështjet e jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten presidentit Donald Trump. Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit. Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën. Një javë para seancës emri i saj…

Read More

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Epiqendra nuk dihet ende, por lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përmet dhe zona të tjera të jugut. Burime për Tirananews.al konfirmojnë se nga lëvizjet e tokës nuk ka pasur dëme dhe as viktima. Vitin e fundit Shqipëria është goditur nga një valë tërmetesh të cilat janë ndjerë jo pak në shumë qytete të vendit.

Read More

Sapo trokiti dhe sezoni i ri , periudha ku të gjithë jemi duke vështruar vitrinat e dyqaneve për të parë trendet më të reja dhe për të dëshiruar të jemi të parët për tu veshur me veshjet e modës më të fundit , për tu dukur IN dhe për të parë veshjet të cilat na përshtaten dhe nxjerrin në pah më të mirën tonë . Stilimet e shumta dhe modelet më të bukura janë tashmë pjesë e vitrinave të dyqaneve . Ku midis gjithë stilimeve vërejme dukshëm dominimin e ngjyrës më moderne të përzgjedhur për më të bukurën dhe karakterizuesen…

Read More

Albert Shehu dhe Lorenca Bajrami u martuan më 14 tetor të vitit 2004. Pas 2 vitesh vjen në jetë vajza e tyre e parë Erika. Një vit më pas vjen në jetë dhe vajza e dytë me emrin Megi. Cifti jetonte në Roskovec të Fierit kur Lorenca i kërkon Albertit të shkonin të jetonin në Tiranë, atje ku ishin dhe dy motrat e saj, Oliverta dhe Viki, të cilat kishin kryer studimet e larta dhe kishin filluar punë në një call center. Alberti habitet nga kjo kërkesë e cuditshme e Lorencës, ndërsa kjo e fundit pa dijeninë e të shoqit, duke lënë…

Read More

Duket se fillimi i vitit 2019-të jo vetëm që do të sjellë një pjesëtar i ri në familjen mbretërore, por edhe një sër ndryshimesh përsa i përket stilit të jetesës. Dukesha e Sussex, Meghan Markle e ka marrë shumë seriozisht rolin e gruas dhe i ka ndaluar bashkëshortit të saj, Princ Harry-t, konsumimin e kafesë, çajit dhe alkoolit. Duke qenë se Harry ka pirë alkool që kur ishte adoleshent, ky ndryshim është një arritje e madhe për të. Meghan gjithashtu i ka këshilluar atij aktivitetin fizik, duke i prezantuar yoga-n. Kështu ajo po e mëson atë të jetojë jetën në…

Read More

Me barazimin ndaj Vilarrealit, Real Madrid ka treguar sërish se është i brishtë dhe këtë sezon nuk mund të bëjë asgjë në kampionat. Sipas ish-sulmuesit dhe ish-drejtuesit të madrilenëve, Pedrag Mijatoviç, Reali po e vuan jo pak largimin e Kristiano Ronaldos në verë. “Menduam të gjithë se fitorja me Villarrealin ishte e garantuar, – ka thënë Mijatoviç, – por pjesa e dytë ishte shkatërruese për Realin. Këtë sezon ka pasur më shumë se një hap fals. Bejl më pëlqen shumë, por nuk është në gjendje të bëjë liderin si CR7. Po ashtu, është shqetësues fakti që dëmtohet kaq shpesh”, –…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Pamela Qirko si kryesuese, Genta Tafa relatore dhe Xhensila Pine anëtare, mbajti të premten në mëngjes seancën e parë dëgjimore për vitin 2019, ku i ftuar ishte gjyqtari Alltun Çela. Çela është shortuar si subjekt i procesit të rivlerësimit në 15 janar 2018, për shkak të funksionit të tij në krye të…

Read More

Punëdhënësit amerikanë hapën në mënyrë domethënëse vendet e punës gjatë muajit dhjetor, duke shtuar 312 mijë vende pune brenda muajit. Kjo është një shfaqje inkurajuese e forcës për ekonominë e vendit në mes të luftës tregtare, ngadalësimin e rritjes globale dhe mbylljes së pjesshme të qeverisë federale. Departamenti i Punës tha të premten se shkalla e papunësisë u rrit pak në 3.9 për qind, por kjo pasqyroi një rritje të punëkërkuesve. Mesatarja e pagës për orë u përmirësua me 3.2 për qind nga një vit më parë, duke u rritur nga rritja mesatare e pagave prej 2.7 për qind në…

Read More