Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me gjendjen e akseve rrugore dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve. Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme. Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë. Lëvizja e mjeteve duhet…
Author: tirana
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i dërgoi një mesazh urimi zyrtarëve të lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Eliot Engel, Steny Hoyer dhe James E. Risch. Ruçi uroi z. Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Populli shqiptar sheh në personalitetin Tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Pamela Qirko si kryesuese, Genta Tafa relatore dhe Xhensila Pine anëtare, mbajti të premten në mëngjes seancën e parë dëgjimore për vitin 2019, ku i ftuar ishte gjyqtari Alltun Çela. Çela është shortuar si subjekt i procesit të rivlerësimit në 15 janar 2018, për shkak të funksionit të tij në krye të…
Ndonëse ka gjithnjë debat rreth aspektit moral apo ligjor të një aborti, një tjetër ndikim që duhet konsideruar është ai ekonomik. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të 1995 dhe sipas të dhënave të ISHP, vetëm në 5 vitet e fundit, në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla. Ekspertët pohojnë se zvogëlimi i numrit të fëmijëve përmes abortit ndikon në ekonomi në tkurrjen e konsumit të mallrave për to, si dhe në tkurrjen e popullatës dhe si pasojë, të fuqisë punëtore dhe numrit të taksapaguesve për një shtet. Por, ka edhe…
Gazmend Musta tronditi qytetin e Ballshit pasditen e 2 janarit, më vrasjen me thikë të gruas dhe të kunatës së tij. Ai tani ndihet i penduar. Viktima të krimit makabër mbetën Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe, që është bashkëshortja e autorit, dhe motra e saj, Merisa Çaushaj, 18 vjeçe, kunata e autorit. Gazmend Musta, gjatë marrjes në pyetje, ka shprehur pendesë për krimin duke treguar se shkak ishte bërë kërkesa e bashkëshortes për të shkuar të prindërit e saj, me të cilët kohet e fundit vetë ai nuk kishte marrëdhënie të mira. Në çastin e debatit, 34-vjeçari ka qenë i dehur…
Një person i pajetë u gjet në Korcë mëngjesin e sotëm. Viktima është mashkull 55 vjecar, i cili ishte pa shenja jete në rrugën e fshatit Ravonik. Sipas të dhënave të para mësohet se personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave tepër të ulëta. Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi J.P 55 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Shqiptarët nuk kursehen për të bërë video humoristike apo ngacmuese ndaj njëri-tjetrit apo ndaj kombësive të tjera. Por edhe gjermanët nuk ngelen pas. Kështu, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe e cila është bërë nga ndonjë shtetas gjerman, shqiptarët vihen në lojë jo pak. Protagonisti, në rolin e një shqiptari,e shfaq veten të dhunshëm dhe paksa të vrazhdë. Por jo vetëm kaq, në këtë video, lihet të kuptohet se shqiptarët janë shumë mendjemëdhenj dhe të gatshëm për të sulmuar. Madje në çdo të dytën fjalë, sipas tyre, shqiptarët shahen me nënë. Por, nëse keni kureshtje, shikoni…
Vendimi i qeverisë parashikon që nga data 1 janar 2019 pensionet llogariten në bazë të koeficentëve të rinj. Kjo do të thotë se përfitohen të ardhura më të larta për të gjithë pensionistët e rinj. Një person që në vitin 1994 ka patur një pagë 7 mijë lekë, atëherë kjo pagë do të shumëzohet me koeficentin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga 61.300 lek të reja. Për llogaritjen e pensionit merret parasysh paga me të cilin keni paguar kontributet, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish koperativave bujqësore por edhe deri në vitet…
Ai është një nga portierët më të përmendur në muajt e fundit, shpesh në qendër të kritikave, por duket se këtë herë ka gjetur një moment paqeje. Gardiani gjerman i Beshiktashit (i huazuar nga Liverpool), Loris Karius kaloi një vit të turbulluar, duke përfunduar shpesh në qendër të kritikave, për shkak të gafave në portë. Gabimet e tij në finale e Ligës së kampioneve real Madrid – Liverpool ende kujtohen e shkaktojnë të qeshura, por tanimë për të është një moment paqeje dhe …suksesi. Karius i ka bërë një mbyllje fantastike vitit 2018, pasi ka arritur të fitojë zemrën e…
Një ngjarje tepër emocionuese ka ndodhur gjatë një fluturimi me avion nga Roma në Dubai. Stefano, një djalë italian vendosi t’i propozonte të dashurës së tij stjuardesë në mes të udhëtimit. Ai kishte rezervuar një biletë në avionin ku e dinte se e dashura e tij do të punonte si pjesë e ekuipazhit. Ndërkohë që partnerja e tij Vittoria, po punonte ai bashkë me anëtarët e tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarët po e ndihmonin të dekoronte ambientin me flamuj dhe balona. E surprizuar dhe me lot në sy ajo fillon të ecë përgjatë rreshtit ku udhëtarët fillojnë t’i dhurojnë trëndafila…
Dielli në kuti është shpikja më e fundit shkencore e cila e bën të ardhmen e njerëzimit edhe më optimiste. Kjo është një pajisje e ideuar për të magazinuar energjinë diellore të prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Ky sistem magazinon në një serbator prej silici të shkrirë energjinë e diellit, ose edhe të erës dhe e kthen nxehtësinë e metalit inkandeshent në energji elektrike çdo herë që nevojitet. Ky sistem është projektuar nga grupi i Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i drejtuar nga Asegun Henry dhe i mundëson një qyteti të vogël me rreth 100 000 shtëpi që furnizohet krejtësisht…
Një vajzë shqiptare u vu në pranga nga policia në Itali. Ajo dyshohet se ka vrarë një person në datën 1 janar të këtij vitit. E arrestuara është 24-vjeçarja Aurela Perhati, që akuzohet se ka vrarë shtetasin Massimo Garitta. Sipas mediave italiane, vajza ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se e ka marrë në makinën e saj viktimën më 31 Dhjetor 2018 dhe e ka çuar në një fushë, ku e ka shtypur me mjet. Nuk dihen arsyet që detyruan shqiptaren të vrasë italianin, ndërsa për këtë të fundit raportohet se është me precedent penalë, dhe përdorues droge. Hetimet e…