Ai është një nga portierët më të përmendur në muajt e fundit, shpesh në qendër të kritikave, por duket se këtë herë ka gjetur një moment paqeje. Gardiani gjerman i Beshiktashit (i huazuar nga Liverpool), Loris Karius kaloi një vit të turbulluar, duke përfunduar shpesh në qendër të kritikave, për shkak të gafave në portë.
Gabimet e tij në finale e Ligës së kampioneve real Madrid – Liverpool ende kujtohen e shkaktojnë të qeshura, por tanimë për të është një moment paqeje dhe …suksesi.
Karius i ka bërë një mbyllje fantastike vitit 2018, pasi ka arritur të fitojë zemrën e aktores dhe modeles gjermane Sophia Thomalla, me të cilën është fotografuar duke kaluar çaste relaksuese mes përkëdheljeve në Miami.
Në verë, gjermani humbi edhe vendin e titullarit te të kuqtë, ndërsa më pas vendosi të largohej në huazim drejt Besiktasit, në kampionatin turk, por edhe këtu gafat e ndoqën pas, duke u bërë disa herë protagonist.