Presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte sot me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, i cili ka rol te rendesishem gjatë procesit zgjedhor në 18 qershor. Në fjalën e tij, Nishani u bëri thirrje anëtarëve të Kolegjit që t’i trajtojnë me korrektësi konfliktet që do paraqiten gjatë zgjedhjeve. “Me rëndësi veprimtaria e kolegjit zgjedhor. Trajtoni me korrektësi konfliktet që do paraqiten. Kolegji Zgjedhor duhet t’i qëndrojë kushtetutës dhe ligjeve”, theksoi ai.
Author: tirana
Policia ka zbulur në Tiranë një laborator ku prodhoheshin pije të falsifikuara. Këto pije prodhoheshin jashtë çdo standarti që duhet të ketë një laborator i tillë. Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi: – Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasja: – F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: – E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist) Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë…
Strategjia e përdorur në shkarkimet masive të drejtuesve të Policisë në vitin 2013, me Drejtorinë e Studimeve Strategjike, duket se po përdoret edhe tani. Në atë kohë të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë u shkarkuan nga detyra dhe u emëruan specialistë të Studimeve Strategjike, ku më vonë u shkurtuan funksionet organike dhe ata mbetën pa punë. Ndërsa sot, drejtuesve të Policive Vendore, që u shkarkuan nga detyra, u është propozuar detyra e specialistëve në sektorë të ndryshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Shumë prej ish-drejtuesve vendorë kanë refuzuar një propozim të tillë, duke e konsideruar si ulje në…
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri, pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në Kinostudio. Njoftimi i policisë Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna…
Ashtu si pritej ka nisur takimi mes kryeminstrit të vendit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Luzim Basha. Mësohet se, në këtë takim Rama dhe Basha nuk kanë qenë të shoqëruar nga eksponentë të partive të tyre. Në takimin që po zvillohet në Presidencë po diskutohet për krizën politike në vend. Njoftimi i Presidencës Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës./TiranaNews/
Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 K deri në 200 K mund të fitojnë më shumë se 1,000 dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë. Instagram-i po kthehet një ndër profesionet e shumë të rinjve, të cilët kanë në këtë llogari një numër shumë të madh ndjekësish. Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mediakix, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020. Këto para nuk shkojnë vetëm…
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga ana e parlamentit evropian. Në letrën e dërguar, Meta thekson rëndësinë e monitorimit të procesit zgjedhor i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit. Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga…
Erdogan në një bisedë telefonike me Ilir Metën e falenderoi për kontributin e dhënë si Kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogan ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi. “Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabilteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vellazërore midis 2 vendeve. Forcimi i marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, tha Meta gjatë bashkëbisedimit me Erdogan./TiranaNews/
Presidenca nëpërmjet një njoftimi konfirmon takimin e dytë mes Kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Bëhet me dije se, takimi do të mbahet sot në orën 19:00 në Presidencë. Në takim pritet të diskutohet për krizën politike në vend. Njoftimi Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Repubikës/TiranaNews/
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Ky takim vjen para daljes publike që Rama ka paralajmëruar në orën 12:00. Rama takoi Lu-në edhe një ditë para nën prezencën edhe të ambasadorëve të BE-së, pak pas takimit 3 orësh në Presidencë me liderin e opozitës Lulzim Basha. /TiranaNews
Perdorni ngjyra neutrale ne dhomen e gjumit, rregulloni gjithnje shtratin dhe blini mobilje dhe aksesore te rrumbullaket. Keto jane disa nga sekretet e eksperteve te interierit per nje “shtepi te lumtur”. Stili i shtepise suaj mund te kete nje efekt te jashtezakonshem ne menyren se si ndiheni. Stilistja e interiereve Emma Blomfield ka ndare me Dailynews disa nga rregullat e arta. Te gjithe perpiqemi per te pasur nje jete te lumtur ne shtepi si edhe ne pune. Por a e keni pyetur veten se cfare do t’i bente keto mjedise me te gezueshme? Sipas eksperteve rregullimi i shtratit ne mengjes…
Shqiptarët e trishtuar që nuk janë përzgjedhur si fitues nga Lotaria Amerikane 2018 kanë ende shpresë. Ambasada amerikane njoftoi dje se statusi duhet kontrolluar një herë në muaj pasi ka pasur raund të dytë fituesisht siç ndodhi në shtator të vitit 2017. Zyrtarja e ambasadës amerikane në Fb shkruan: “Sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017. Ja mesazhet e saj në Fb dje me qytetarët: