Pas takimit me ambasadaorët kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me atë çfarë ka propozuar në tryezë me PD-në. Ai tha se ka bërë lëshime të jashtëzakonshme për opozitën dhe se qeveria nuk do ta presë atë por do vazhdojë punën. PRONONCIMI Kemi rënë dakord që të mos flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë deri te ju. Unë kam propozuar atë që besoj se adreson problemet objektive. Pra një monitorim si asnjëherë më parë i të gjitha strukturave të shtetit. Të Policisë së Shtetit, të burgjeve dhe të…
Author: tirana
Ish- drejtuesi i LSI-së Ilir Meta, tashmë President i zgjedhur i vendit, ka folur për herë të fundit përpara simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj force politike, duke dhënë dhe një këshillë të fundit për ta. “LSI duhet të jetë forca që mban fjalën dhe të ardhmen,”-tha Meta. Nga ana tjetër, Ilir Meta u ka kujtuar të gjithë të pranishëmve në Koventën Kombëtare të LSI-së, rrugën e vështirë nga ku ka kaluar kjo forcë politike, që me nisjen e saj. Fjala e Ilir Metës: Do t’ju lutesha shumë që të mbanit pak qetësi sepse kjo është fjala më e shkurtër që…
Dietologia Rolina Naco tregon tre rregullat e arta që i duhen të gjithë prindërve të rinj për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre. Ja çfarë thotë ajo: Një fëmijë që të ushqehet shëndetshëm duhet të jetë vërtet i uritur! Në shtëpi duhet të disponohen vetëm ushqime të shëndetshme Prindërit janë modeli për të dhënë shembullin Sipas saj është shumë e rëndësishme: -Të kemi pak durim duke provuar 3-4 herë një ushqim qoftë edhe në mënyra të ndryshme gatimi -Të evitohet acarimi me refuzimet e disa ushqimeve, pasi do të krijojë një atmosferë negative dhe nuk do të kemi bashkëpunim…
Vitaminat C dhe E, zinku, luteina, ‘zeaxanthin’ (karetonoid i pranishëm në retinën e syrit) dhe acidet yndyrore omega-3 luajnë të gjithë rol në shëndetin e syrit. Ato mund të ndihmojnë në parandalimin e katarakteve, që mjegullojnë shikimin tuaj. Ato gjithashtu mund të luftojnë shkakun më të mundshëm të humbjes së shikimit, kur jeni më të vjetër në moshë: degjenerimin makular (AMD). “Është gjithmonë më mirë të merrni ushqyes nga ushqime, të cilët ne e dime që e ndihmojnë shikimin,”- thotë Elizabeth J. Johnson, PhD. Shkencëtare dhe hulumtuese, profesore e asociuar në Universitetin “Tufts” në Boston. “Ushqimet mund të përmbajnë edhe…
Të rrethuara nga natyra, femrat në këto imazhe duken aq të bukura. Disa prej tyre shikojnë drejt nga imazhi, ndërsa të tjerat shikojnë në largësi ndërsa qëndrojnë në mes të pyllit, borës dhe përpara një liqeni dhe kodrave me pamje piktoreske. Por, siç shkruajnë mediat e huaja, të gjitha fotografitë mbajnë një sekret intrigues. Ato nuk janë fare foto. Ato janë të gjitha piktura nga artisti fotorealist Yigal Ozeri. Ai është duke specializuar në prodhimin e portreteve të pabesueshme të gjalla, pa gjurmë të furçave. Çdo gjë fillon me fotografimin e grave të bukura, përpara se të ndryshojë imazhet në…
Kryeministri Edi Rama është larguar menjëherë nga ambientete e restorant Xibrakut, pasi ka përfunduar fjalën e tij në takimin me kandidatët e rinj të Partisë Socialiste. Sipas burimeve mësohet se, Rama është larguar nga ky takim, pasi i është dashur të takohet me ambasadoret e SHBA-ve dhe BE-së në vendin tonë. Në këtë takim mësohet se është duke u diskutuar për situatën politike në vend. Ndërkohë që Rama edhe njëherë gjatë takimit me kandidatët e rinj të PS-së, ka theksuar se data e zgjedhjeve nuk do të negociohet./TiranaNews/
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë dhe deputetë në ambientet e restorant “Xibraku” ku do të prezantoje edhe zyrtarisht kandidatët. Sipas burimeve bëhet e ditur se në takim janë të pranishëm edhe deputetet që janë lënë jashtë listës se PS-së, për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. “Pjesëmarrje masive, nuk na duhen vota që nuk janë tonat. Pjesëmarrje masive për një proces të pastër zgjedhor. PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. Duhen zgjedhur komisionarë perfekt, duhen standarde të larta” tha Rama./TiranaNews/
Kurrë nuk ka qenë koha më e mirë për të udhëtuar për në Kanada Në qoftë se Kanadaja ka qenë në listën e dëshirave për t’u vizituar, atëherë është moment më i mirë për t’i bërë valixhet gati dhe për t’a vizituar atë, shkruan The Sun. Kjo është për shkak se një kompani kanadeze hekurudhore do t’ju japë një udhëtim të pakufizuar në të gjithë vendin gjatë muajit korrik për vetëm 150 dollarë. Kjo është për të nderuar 150 vjetorin e Pavarësisë së Kanadasë. Kompania hekurudhore “Via Rail” tha se udhëtarët duhet të jenë mes moshës 12 dhe 25 vjeç. /TiranaNews/
Ne të gjithë kemi zakonet tona të këqija dhe kjo është diçka normale. Por, disa prej tyre, mund të jenë arsyeja pse karriera apo jeta juaj personale nuk shkojnë gjithmonë në drejtimin që dëshironi. Më poshtë po renditim 11 zakone të këqija, të cilat mund të jenë pengesë në rrugën e suksesit tuaj, ndaj duhet të hiqni dorë prej tyre sa më shpejt. 1- Nuk flisni asnjëherë hapur Shoqëria vazhdimisht na mëson të qëndrojmë kokëulur, të bindemi dhe të mos thyejmë rregullat. Por në rast se nuk merrni në sy ndonjë rrezik dhe nuk u tregoni njerëzve çfarë mendoni, asnjëherë…
Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshem në Kavajë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për monitorimin e tyre. Konkretisht, siç raporton “BalkanËeb”, komisariati vendor Kavajë në bazë të detyrave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor në udhëzimin Nr.7, ka planifikuar punonjësit e policisë që do të shpërndahen në qendrat e votimit për të ruajtur materialet zgjedhore gjatë të shtunës në mbrëmje. Përveç masave normale që policia merr në raste zgjedhjesh, duke qenë se në 7 maj pritet të mbahet dhe një proteste e opozitës në Kavajë, policia po përpunon të dhënat për të…
Lëvizjet në rradhët e policisë së shtetit kanë vijuar edhe pas shkarkimit të 29 drejtuesve të lartë javën e kaluar. Top Channel ka arritur të zbardhë disa prej këtyre lëvizjeve dhe emërimeve të reja ku bie në sy shkarkimi i drejtorit të Parandalimit të Krimit Skënder Kalemi, i cili është një prej zyrtarëve që ka marrë pjesë së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, në hartimin e strategjisë kombëtare kundër kultivimit të kanabisit. Në vend të tij, është emëruar Albert Dervishaj i cili më parë mbante postin e Shefit të Rendit Publik. Ky i fundit është zëvëndësuar nga Gëzim Zhupaj, ish drejtor…
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në hyrje të velipojës. Dy makina janë përplasur duke shkaktuar kështu edhe 4 të plagosur. Një mjet tip furgon është përplasur me një makinë e cila udhëtonte drejt plazhit. Të plagosurit janë transportuar në spital ku ndodhen edhe jashtë rrezikut për jetën./TiranaNews/