Në orën 12 kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një komunikim me mediat nga Kryeministria. Edhe pse ende nuk dihet ende se për çfarë Rama do të flasë në këtë konferencë, kjo do të jetë e para pas takimeve me negociatorët ndërkombëtarë të ardhur me mision të veçantë për të rivendosur dialogun mes palëve politike, por edhe pas takimit të djeshëm me kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Pas takimeve të shumta edhe me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, duket se sot Rama do të japë përgjigje për gjithë situatën që është krijuar në politikën shqiptare, ku në prag zgjedhjesh opozita…
Author: tirana
Paga minimale për sektorin privat do të jetë 24 mijë lekë. Qeveria miratoi dje vendimin për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë. Referenca zyrtare prej 22 mijë lekësh ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2013. Vendimi i Qeverisë përcakton që paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të jetë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është. Vendimi përcakton që për punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës, është parashikuar edhe paga me orare, që do të jetë 138 lekë për orë. Me pagën aktuale, një orë punë për punonjësit që…
Ministria e Financave ka përcaktuar tashmë se cilat do të jenë dy shoqëritë e autorizuara që ofrojnë mirëmbajtje të pajisjeve fiskale CKV NOKI Albania Shpk. Drejtoria e Përgjitshme e tatimeve bëri me dije se shoqëritë e autorizuara që kanë shprehur interesin dhe gatishmërinë për të ofruar shërbimin e transmetimit dhe kontratat e mirëmbajtjes së paisjeve fiskale të tregtuara nga “CKV NOKI Albania Shpk” janë: 1. Shoqëria e Autorizuar “AED Shpk” 2. Shoqëria e Autorizuar “DAISY & ETM” “Në mbështetje të pikës 11 të VKM-së, Nr.781, datë 14.11.2007, e ndryshuar “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale…”, tatimpaguesit të cilët…
Macja më e madhe në botë, ka një peshë dhe gjatësi të jashtëzakonshme. Jonathan Zurbel nga New York ka adoptuar macen katër vjeç, të quajtur Samson, nga vëllai i tij, i cili nuk mund të kujdeset më për kafshët për shkak se është në punë. Por, Samson nuk është mace e zakonshme. Peshon 28 kg, është katër këmbë e gjatë, praktikisht mban rekord botëror. Realisht, rekordin botëror e mban macja Stewie, e cila ka qenë e gjatë 4.04 këmbë por ka ngordhur në vitin 2013. Samson pëlqen të shetitet nëpër shtëpi, zgjon çdo ditë pronarin e tij që të luajnë,…
Për ata që adhurojnë luksin dhe duan komoditet gjatë udhëtimit, treni i ri JR “East’s Shiki-Shima Luxury Sleeper Train”’ është zgjidhja për ju. Treni i artë , i cili është projektuar nga japonezi Ken Kiyoyuki Okuyama ka 10 vagonë dhe me një kapacitet për 34 udhëtarë. Vagoni i parë dhe i fundit janë prej xhami me qëllim që udhëtarët të shohin peizazhet e mrekullueshme jashtë shkruan Tgcom. Treni më datë 1 maj bëri udhëtimin e tij të parë nga Tokio drejt ishullit verior, Hokkaido. Në këtë tren mund të gjeni gjithçka, nga baret me pesë yje tek suitat dykatëshe deri…
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pagën bazë minimale në Shqipëri. Kështu, nga 22 mijë lekë, paga minimale do të rritet me 2 mijë lekë për të shkuar në 24 mijë lekë dhe shërben për efekt të llogaritjes së kontributeve për sigurimet shoqërorë. Në vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë, sqarohet se kjo rritje jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatës kohës normale të punës. Rritja e rrogës minimale përveçse sjell shtimin e të ardhurave për punonjësit me paga të ulëta sjell benefite edhe për vetë të punësuarit duke u…
Juventus ka mposhtur 0:2 Monacon në udhëtim, për të bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Kampionëve Skuadra e Juventusit ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Kampionëve, pas fitores 0:2 ndaj Monacos në udhëtim. Të dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain në minutat 29’ dhe 59’. Kujtojmë se në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Real Madrid mposhti mbrëmë Atletico Madridin me rezultat 3:0. /TiranaNews/
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shpallet qytetare nderi e komunës së Drenasit në Kosovë. Vendimi u mor nga Kuvendi komunal i Drenasit me propozim të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci. Titulli “qytetar nderi” Kodhelit iu dha në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për përkushtimin e saj për Drenasin, Drenicën dhe Republikën e Kosovës. Vetë ministrja Kodheli duke vlerësuar këtë titull u shpreh: “Më shumë se e nderuar për vlerësimin e komunës së Drenasit, si qytetare nderi e asaj komune. Falenderim e mirënjohje për kryetarin Ramiz Lladrovci dhe anëtarët e asamblesë, për vlerësimin ndaj kontributit tim. Unë thjesht kam bërë atë që…
Juventus ka kaluar në epërsi ndaj Monacos, me golin e sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain. Me kete rezultat eshte mbyllur pjesa e parë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një oficeri dixhital të policisë që denoncon eprorin e tij. Oficeri shkruan se Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka detyruar oficerët të firmosin formularë për zgjedhje duke shkruar emrat dhe numrat e celularëve të çdo personi të familjes dhe të njohurve si dhe numrin e votave që do të sigurojnë. STATUSI I BERISHËS Në Narko-Republiken e Shqiperise, Noriega do me çdo kusht votat! Oficeri dixhital i policisë denoncon: – drejtorin e mbrojtjes se dëshmitareve, Besnik Bregu që detyron efektivin e tij që të – plotësojnë formularë për zgjedhje duke shkruar…
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i krahason Ramën dhe Lulzim Bashën si cigarja dhe shkrepsja. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Blushi ka ironizuar takimin e dështuar mes kryeministrit dhe kreut të opozitës, duke shkruan se do të ishte çudi sikur ata të dy të arrinin në një marrëveshje. Sipas Blushit, kriza politike që ka kapluar vendin nuk mund të zgjidhet dot pa bërë zgjedhje. STATUSI I BLUSHIT: DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD…
Fushata elektorale është pranë dhe PS ka nisur lëvizjet e para pas publikimit të listës së kandidatëve për deputet. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur të lirojë nga detyra 6 prefektë, të cilët janë pjesë e listës së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet parlamentare. Këta janë emrat e prefektëve që largohen për të qenë kandidatë për deputet; Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ai është i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit. Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë. Ai është i 7 në listën e kandidatëve…