Ambasada Amerikanë ka publikuar sot në rrjetet sociale një njoftim për të gjithë ata që presin të kuptojnë nëse janë apo jo fitues së Lotarisë. Në këtë njoftim jepen detajet se ku duhet të kontrollojnë qytetarët saktësisht, për të parë nëse janë të përzgjedhur apo jo. Po ashtu në postim thuhet se, gjatë gjithë javës të gjithë aplikantet kanë mundësi të dërgojnë dhe të marrin përgjigje online për pyetjet e tyre. Njoftimi i ambasadës: Përshëndetje të gjithëve! Unë po postoj një ditë më përpara se zakonisht për shkak të një njoftimi të veçantë: a keni aplikuar për Vizën e Shumëllojshmërisë…
Author: tirana
Një 17 vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi i një mjeti, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në drejtim të rrugës së plazhit në Velipojë. 3 automjete u përfshin në këtë aksident të ndodhur në një zonë të banuar, në kthesën pranë qendrës së njësisë administrative Velipojë, një Renault me targë AA 545 RA, një Fiat me targë AA 514 IM si dhe një triçikël. Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja S. Jaku si dhe drejtuesi i automjetit tip Renault, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Ata…
Ish- kryeminsitri Sali Berisha reagon pas takimit 3 orësh mes kreut të ekzekutivit Edi Rama dhe kryedemokratit Basha. Berisha shkruan se nuk ka marrëveshje pasi Rama nuk pranon ta nxjerrë vendin nga kriza, por mban fort karrigen e vet. Reagimi i plotë i Berishës Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres! Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij! Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi. Ne kater vite…
Nga zyra e kreut të Shtetit Bujar Nishani bëhet me dije se edhe pas 3 orësh nuk ka pasur një dakordësi mes Ramës dhe Bashës për zgjidhjen e krizës. Në njoftim thuhet se presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi. “Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha. Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon…
Kuvendi mbyll të enjten punimet e legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e Parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj. Rendi i ditës i seancës së fundit, parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit per “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”. Krahas kësaj çështje, në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, si dhe i disa rezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve në vend,…
Bota do të mësojë herët ose vonë se izolimi i shtetit, siç po bën Donald Trump me SHBA-në nuk i sjell asnjë dobi mirëqënies sociale, por shembulli më i suksesshëm janë vendet nordike të Europës Fitorja e mundshme e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze ka shkaktuar një pasthirrmë globale çlirimi. Të paktën Evropa nuk po shkon në rrugën proteksioniste që presidenti Donald Trump po detyron Shtetet e Bashkuara të marrin. Por mbrojtësit e globalizimit duhet të presin edhe pak: proteksionistët dhe mbrojtësit e “demokracisë joliberale” janë në rritje në shumë vende të tjera. Dhe fakti që një bigot i…
Njëzet vjet më parë, Britania festoi një fitore zgjedhore, e cila solli me vete shpresën e Laburistëve të Rinj dhe kryeministrin më të ri, në njëqind vite. Dukej se çdo gjë ishte e mundur dhe, siç premtonte kolona zanore e fushatës zgjedhore të partisë, gjërat me të vërtetë mund të përmirësoheshin. Në një intervistë ekskluzive për Daily Mirror, Tony Blair flet në 20-vjetorin e fitores së tij epike në vitit 1997 kundër John Majorit – bashkë me zbulimin e jashtëzakonshëm, se po rikthehet në politikën e Mbretërisë së Bashkuar. Për një njeri që shkaktoi zemërim të madh me vendimin e…
Ka kaluar tashme 120 minuta nga nisja e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozites Lulzim Basha ne tryezen e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani ne Presidence. Pritet qe ky takim te zgjase dhe nuk dihet nese dy lideret do te arrijne sot ne nje zgjidhje per krizen e krijuar. Burimet thane per ‘Panorama’ se mes tyre po negociohet paketa e negociatorëve ndërkombëtarë te cilet duket se e kanë bindur Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të pranuar një zgjidhje ku palët të kenë hequr dorë nga disa pretendime. Megjithate pritet qe ne oret ne vijim te…
Policia e Durrësit vuri në pranga shtetasin Algert Prejsi 24 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Benz, kabriolet në pronësi të shtetasit F.D. 38 vjeç, banues në Durrës. Mjeti ka qenë i parkuar pranë një pike karburanti në Maminaz, në autostradën Tiranë-Durrës. Menjëherë janë vënë në lëvizje Shërbimet e Policisë, të cilët pak orë pas ngjarjes, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar si edhe gjetjen e mjetit të vjedhur, të cilin autori e kishte parkuar në garazhin e banesës së tij, në Tiranë. Mjeti tip Benz është sekuestruar në cilësinë…
Grupi Parlamentar demokrat ka diskutuar dje për një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë ndonjëherë përpara një procesi zgjedhor, bojkotin e zgjedhjeve parlamentare. Mbledhja e Grupit Parlamentar u thirr me urgjencë nga kreu i PD-së, Basha, ku në mesazhin që mbërriti në telefonat e deputetëve u theksua se prezenca është e detyrueshme, shkruan “Panorama”. Në pjesën e parë të mbledhjes deputetët demokratë kanë dëgjuar ofertën politike të bërë nga Presidenti i PPE-së, Joseph Daul, dhe komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, për krizën politike në Shqipëri. Në përfundim të kësaj video-konference, deputetët demokratë kanë diskutuar nëse PD-ja duhet ta…
Pas një rritjeje për disa muaj radhazi, interesat e depozitave kanë rënë sërish në mars, duke sjellë më pak fitime për të gjithë ata që vendosën të kursejnë në muajin në fjalë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i ponderuar për të gjitha afatet e maturimit për depozitat në mars ishte 0.23%, nga 0.26% që kishte qenë muajin e mëparshëm, niveli më i lartë në gati dy vjet ky. Për depozitat 12 mujore, që janë më të preferuara për kursimtarët, interesi mesatar ka rënë nga 0.94% në shkurt në 0.9% në mars. Tkurrjen më të madhe e kanë…
Porsche ka thyer rekordin botërorë për tërheqje. 285 ton është pesha e mega avionit Airbus A380 të cilin Porsche me modelin Cayenne ka arritur ta tërheqë duke vendosur rekord të ri botërorë Guinness, transmeton Express. Ishte modeli Cayenne S Diesel me të cilin Porsche arriti të tërheqë avionin e Air France, Airbus A380 duke kaluar rekordin e mëparshëm të tërheqjes me 115 ton. Kjo tërheqje ishte mbresëlënëse jo vetëm për faktin se Airbus A380 është 100 herë më i rëndë se Porsche, por edhe fakti se modeli që tërhoqi këtë avion ishte model standard. Ky avion u tërhoq për 42…