Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë banorëve të fshatit Kutaj dhe ambientalistëve Në lumin e Vjosës nuk do të ketë ndërtim të hidrocentraleve, e konkretisht të HEC-it të Poçemit. Paditësit, tre organizata mjedisore si dhe banorët e prekur nga ndërtimi HEC-i i Poçemit, paditën Ministrinë e Mjedisit, atë të Energjitikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Gjykata Admistrative ka shfuqëzuar urdhërin për dhënien e konçensionit për hidrocentralin në Poçem, në Vjosës./TiranaNews/
Author: tirana
Huaja për individët ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin mars, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, duke ndikuar në gjallërimin e kredisë për të gjithë ekonominë. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë arriti në 547.4 miliardë lekë në mars, me një rritje prej 1.6 miliardë lekësh në krahasim me muajin e mëparshëm, apo rreth 0.3%. Ky është zgjerimi më i madh mujor që nga nëntori i këtij viti dhe ka ardhur pothuajse tërësisht nga huaja që është dhënë për individët dhe familjet. Kredia për individët arriti në 169.4 miliardë lekë, me një…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht fteses së Presidentit të Repubikës Bujar Nishani për tu ulur në një tryezë bisedimesh me Kryeministrin Rama. Deklarata e plotë Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale të Presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizes së rëndë politike që ka mbërthyer Shqipërinë. Ndonëse shkaktari i kësaj krize Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar…
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në një takim me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të Shqipërisë tha se korrupsioni mund të ndalet vetëm nëse të rinjtë vendosin të veprojnë kundër tij. Ai u shpreh se kohët po ndryshojnë dhe tha se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar të kenë frikë nga të rinjtë. “Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë, politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë…
Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur menjëherë ftesës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani për një tryezë dialogu mes tij dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me Lulzim Bashën, -thuhet në publikin e Ramës në Twitter Presidenti i vendit, i kërkoi edhe një tjetër liderëve politikë të ulen në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike që ka kapur vendin, kur mazhoranca po përgatitet të shkoje në zgjedhjet e 18 qershorit pa…
Pas kritikave të tre deputetëve Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli për bojkot të zgjedhjeve të 18 qershorit, sot Partia Demokratike do të mbajë një mbledhje urgjente në orën 18:00 me grupin parlamentar. Përmes një sms-je janë njoftuar të gjithë deputetët, ndërsa u thuhet se pjesëmarrja është e detyrueshme.
Në të dyja këto lloje komunikimi, përfshihen veprimet, levizjet, ngjyrimi dhe tonaliteti I zërit si elementë të qenies njerëzore, të cilët marrin pjesë në përçimin e mesazhit. Qëlllimi I dhënies dhe I marrjes së saktë të informacionit në komunikim kërkon shpesh që mesazhi të transmetohet jo vetëm me fjalë por edhe me vënien në punë të të gjithë elementëve të qenies njerëzore. Vënia në punë e tyre perbën atë që quhet “menyrë e komunikimit”. Janë pikërisht këta elementë, të cilët, e kalojnë informacionin nga komunikim me vetveten në komunikim me një të dytë, të tretë, apo më shumë. Një komunikim…
Prej kohësh Kryeministri ka aluduar se protesta e Bashës mbështetet nga jashtë, nga politikanë që duan destabilitetin e vendit. Po kështu Rexhep Qosja foli para disa ditësh për “armiqtë e jashtëm”, duke shkruar se Maqedonia, Greqia dhe Serbia janë rreshtuar kundër Edi Ramës. Sakaq këtë e përforcon ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati i cili flet për lidhje të Lulzim Bashës me Nikolla Gruevskin liderin e VMRO në Maqedoni. Në kohën kur shteti fqinj ndeshet me një krizë të madhe politike, Bushati deklaron në Top Story, (programin e Sokol Ballës në TCH) se “paratë për lobistët e PD në SHBA…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se kanë bërë pazare për postin e Presidentit. Nga çadra e protestës, Basha tha se pazari i presidentit, ka kushtuar 35 milionë dollarë. “Derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë duke bërë pazare në kurriz të demokracisë”. tha – Basha /TiranaNews/
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa është shprehur se zgjedhjet parlamentare duhet të zhvillohen në datën e caktuar nga presidenti, pra në 18 qershor. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ambasadorja tha se edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ato do jenë legjitime dhe do njihen. “Sikurse u konstatua dhe u shpreh ministri i jashtëm federal z.Gabriel para rreth dy javësh, ne shpresojmë shumë që procesi zgjedhor të mund të zhvillohet në periudhën apo në momentin kohor të dekretuar nga Presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces zgjedhor të mund…
Rreth një orë zgjati kafja e punës mes kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Ambasadorit amerikan Donald Lu. Pas takimit, Mediu u shpreh se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje, por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe besoj që kjo është rruga më…
Në Shqipëri, numrin më të lartë të femrave të papuna e ka qyteti i Gjirokastrës, ndërsa më të ulëtin, Dibra. Përkatësisht kjo shifër llogaritet në 60% dhe 49%. Ky tregues lidhet me mungesën e aktiviteteve sipërmarrëse që i përshtaten kësaj kategorie. Bëhet fjalë për ato femra që janë regjistruar si të papuna në Zyrën e Punës të qytetit të tyre, pra rezultojnë si punëkërkuese. Për vitin 2016, numri total i femrave që rezultuan si punëkërkuese të papuna ishte 49,735 ose rreth 53% e totalit. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punës, pjesa më e madhe e kësaj kategorie përfiton…