Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në Korçë, Elisa Spiropali e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” sqaron se pse nuk është përfshirë Alfred Peza në listën e kandidatëve për deputetë. Analisti Afrim Krasniqi thotë se lista është e mbushur me besnikë ndaj liderëve të partisë. Pjesë nga diskutimet: Spiropali: Ne do të kishim shumë dëshirë, me gjithë zemër që të kishim përballë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, po siç në kontekstin ku jemi, PD-ja ka vendosur të mbyllet dhe t’i fshihet garës. Lista e kandidatëve është e rëndësishme por është një nga komponentët. I bëjmë…
Author: tirana
Superjahti me vlerë 360 milionë paund është duket kryer testimet e fundit në Gjibraltar para se të merret plotësisht në zotërim nga pronari i tij manjatit rus Andrey Igorevich Melnichenko. Specialistët janë fotografuar së fundmi në kuvertën e jahtit, për të cilin mediat shkruajnë se është më i madhi në botë, duke kryer testimet e fundit. Jahti ka një gjatësi prej 142 metrash, tre direkë nga 100 metra lë lartë dhe ka 8 kate. Ai vlerësohet si jahti më i shtrenjtë dhe më i madh i ndërtuar deri tani. Manjanti rus, Melnichenko, i cili ka një pasuri prej 13.4 miliardë…
Sulmet kibernetike dhe përhapja e lajmeve të rreme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, për Igli Tashin, ekspertin e sigurisë kibernetike, i cili prej vitesh jeton në Lozanë, janë reale, por në Shqipëri janë vështirësisht të realizueshme. “Kërcënimi është real. Realizimi i kërcënimit nuk e di sa real është. Kjo është një pyetje që një specialist i sigurisë nuk mund t’i japë përgjigje, sepse duhet të kemi shumë elemente në dorë për t’i dhënë përgjigje. Vota elektronike në Shqipëri nuk praktikohet, domethënë ky është një problem më pak që kemi. Pastaj manipulimi i opinionit nëpërmjet lajmeve të rreme, nuk…
Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur KQZ-së e cila ka theksuar se afati i fundëm për të regjistruar listat e deputetëve në zgjedhje është data 3 maj. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Basha shkruan se e vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, koalicioni i viti 2015-tës, i cili është ende në pushtet. Sipas Bashës, nuk do të ketë zgjedhje të formatit “komunist” në Shqipëri. Madje kryedemokrati i ka kujtuar të gjithëve kohën kur Ramiz Alia do të hynte në zgjedhje “pluraliste” me PPSH-në si subjekt dhe Frontin Demokratik…
Ka pare tmerr me sy një çoban shqiptar në Greqi. Ai ka gjetur në zonënpas një varreze, të futur në një çantë dy kavanoza me fetus brenda. Sipas mediave greke çobani shqiptar ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe është shprehur i penduar që ka hapur çantën. “Do doja të mos e kisha hapur kurrë çantën. Kam parë tmerr”, ka thënë ai. I frikesuar bariu ka njoftuar policinë. Paraprakisht mendohet se embrionet ishin në javën e 18-të apo të 20-të. Ajo qe mbetet e paqarte deri tani eshte dinamika dhe autoret e ngjarjes. Kavanozet përmbanin një lëng që…
Këshilltari i sigurisë së Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar SHBA-në se ndoshta do duhet të përgatiten për luftë, shkruan “Daily Star”. Gjenerali i Lartë i Drejtësisë McMaster, gjithashtu këshilltar i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara duhet “të përgatiten për opsione ushtarake”, ndërkohë që tensionet me Korenë e Veriut tashmë ka arritur pikën e vlimit. Ai tha se Amerika ka nevojë për një “opsion praktik ushtarak” për të kërcënuar diktatorin korean Kim Jong-un. “SHBA duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet regjimit komunist, për të shmangur një “luftë të madhe dhe katastrofike, qofte edhe ushtarakisht”,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pinet, ku një i moshuar është mbytur në lumin Erzen. Sipas burimeve mësohet se, 73 -vjeçari me inicialet Q.C kishte hyrë në lumë për t’u larë, por fatkeqësisht nuk ka dalë i gjalë më nga uji. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Zajës. Mësohet se i moshuari vuante nga probleme mendore/TiranaNews/
Deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mos pjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin…
Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka reaguar pas kritikave lidhur me deklaratat e bëra nga kolegët e tij, Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, ku këta të fundit kanë lëshura një lumë kritikash në drejtim të liderti te PD-së Lulzim Bashës. Me anë të një statusi ne ‘Facebook”, deputeti i PD-së ka thumbuar deputetët demokratë, ndërsa ai shprehet se këto janë ‘kërcitjet e fundit’, ndërkohë që theksoi se shtrëngata po mbaron. “Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohë e bukur do agojë”, citohet në mesazhin e demokratit./TiranaNews/
Analisti Andi Bushati ka komentuar sot situatën politike në vend, që nga bojkoti i zgjedhjeve nga PS, kritikat e demokratëve të vjetra për zotin Basha, por dhe listat e kandidatëve të PS dhe LSI për zgjedhjet e 18 qershorit. Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Bushati theksoi se qëndrimi i deputetëve Majlinda Bregu, Eduard Selami, sipas tij janë të drejta, por nga ana tjetër të vonuara. “Bregu dhe Selami përveç asaj që shprehin për bojkoti e zgjedhjeve, kanë dhe kritika se si Basha po drejton partinë. Qëndrimet e tyre duken të drejta. Aq më tepër kur Basha…
Kur ndaj Emiljano Shullazit dhe shokëve të tij është vendosur data 10 maj si dita kur do të çelet procesi për një sërë akuzash, Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të kërkojë të dhëna shtesë ndaj pesë të dyshuarve, që të gjithë ata në lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin. Një burim i shpjegoi Top Channel se ndaj pesë të akuzuarve ka nisur edhe hetimi pasuror bazuar në ligjin Antimafia, përderisa të akuzuarit do të dalin para drejtësisë edhe për veprën e grupit të strukturuar kriminal. Në vijim të llogarive të hapura ndaj Shullazit, prokurorët e Krimeve të Rënda u…
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka shkruar në rrjetin e tij social përgjigjen, për një pyetje të cilit ja adresojnë shumë persona, si fitohen zgjedhjet. Sipas Blushit, “ekuacioni” është shumë i thjeshtë, dhe për këtë ai merr si shembull anëtarët e LIBRA-s, që sipas tij janë 10 mijë persona. Ja çfarë shkruan Blushi: SI I FITOJMË ZGJEDHJET? Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet? Jua them se si. Ne jemi 10.000 LIBRA. Seicili duhet te ketë një ide, një zemër dhe 50 vota. Kaq duhet për të ndryshuar Shqipërinë.E kush nga ne nuk i ka? Të tjerët skanë as ide as…