Ish- kryetari i PD-së, Eduard Selami, i është bashkangjitur zërave brenda PD-së, të cilët dënojnë vendimin e kryetarit të kësaj partie Lulzim Basha, për të nxjerrë PD nga sistemi politik, duke mos e futur në zgjedhje. Selami, i cili ështën njëkohësisht edhe deputet i PD-së, në një intervistë për VOA shprehet se “Basha e përdori çadrën për të bojkotuar parlamentin”. “E përdori çadrën për të anashkaluar institucionet. Mospjesëmarrja në zgjedhje e dëmshme për PD-në dhe vendin”, u shpreh Selami. Sipas tij, Basha gjatë kësaj periudhe përdori një retoirikë të papracedentë, vetëm me qëllimin për të mos hyrë në zgjedhje. /TiranaNews/
Author: tirana
Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndalur futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë. Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çeshtja e zgjedhjeve…
Tronditja dhe pasiguria fillestare të shkaktuara në BE nga vendimi britanik për Brexit-in, tani po pasohet nga shtrëngimi i radhëve. Në prag të samitit të posaçëm të së shtunës (29.04.2017) për Brexit-in në Bruksel, kancelarja gjermane Angela Merkel lëvdoi unitetin. Para Bundestagut gjerman ajo tha se të gjitha shtetet i janë përmbajtur linjës së Brukselit: asnjë marrëveshje individuale për të ardhmen me britanikët, pa u sqaruar modalitetet e ndarjes. Pra, pa u sqaruar se çdo të thotë konkretisht në praktikë dalja e Britanisë nga BE. Kancelarja Merkel tha në Bundestag se negociatat e vërteta me Londrën do të nisin pas…
Kryeministri, Edi Rama ka folur shkurtimisht për herë të parë lidhur me figurën e Agron Malaj, drejtorit të OSHE-së dhe kreut lokal të PS-së në Mat. Në një replikë të rrjetin social “Facebook”, ku një komentues i shkruan se pse futi “vrasësin e 21 Janarit” në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Dibër, Rama shkruan se Agron Malaj nuk ka vrarë kërkënd në jetën e vet. Agron Malaj është bërë publik, jo për faktin e të qenit kreu lokal i PS-së në Mat, më shumë se për të kaluarën e tij si ish-komandant Garde, në ngjarjen e 21…
Kompanitë në të gjithë botën kanë filluar luftën e rekrutimeve pas një viti të mbushur me pasiguri politike dhe trazira. Në vitin e shkuar, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Donald Trump u shpall Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe populizmi përshkroi të gjithë Europën. Kjo ka rritur ndjesinë e pasigurisë te kompanitë, të cilat kanë mbajtur pezull planet për zgjerim. Dalja e Britanisë nga BE-ja bëri që kompanitë në Londër dhe Skoci të punësonin me një ritëm më të ngadaltë se sa në qytetet e tjera të botës. Sipas anketës më të fundit…
Një person është gjendur i vdekur i hedhur në një përrua, në Fshatin Kuç të Himarës. Sipas policisë 40- vjeçari është qëlluar me armë zjarri. Njoftimi Sot në orën 10:30, në fshatin Kuç të Himarës është gjetur një trup i pajetë. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket shtetasit D.Z., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua. Nga kqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë…
Krahas ndërhyrjeve për ndërtimin e rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një kujdes të veçantë edhe mirëmbajtjes së tyre. Në një kohë që shumë prej qytetarëve të Tiranës shijonin pushimet e fundjavës me familjen e tyre, punonjësit e ndërmarrjeve nuk janë ndalur duke punuar edhe natën në ato segmente të cilat ishin amortizuar. “Fundjavë dhe natë, por përsëri nuk ndal puna në Tiranë! Falë përkushtimit të kolegëve tanë, shumë shpejt do të kemi qytetin që duam”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj.
Thirrjet e Berishës për “revolucion demokratik” tingëllojnë sot si ato thirrjet e atij bariut që gënjeu disa herë njerëzit se ujku po i hante delet, dhe, kur ujku erdhi vërtet, nuk shkoi më njeri që t’ia shpëtonte Zgjedhja president e Ilir Metës na kujtoi edhe një herë atë shprehjen e Ramës “S’keni parë gjë akoma”, që në këtë rast do të mund të vazhdonte me: “Mund t’ju bëj edhe Metën president”. Reagimet e publikut ndaj kësaj çudie të radhës qenë të pritura. Videot me Metën që thotë të nëntëdhjetenëntat për Ramën dhe Ramën që thotë po ashtu të nëntëdhjetenëntat për Metën…
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi që nga SHBA vijon të jetë i shqetësuar për fatet e vendit. Ai kërkon nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe institucionet më të larta të shtetit që të mos e lejojnë Berishën, Bashën dhe disa deputetë te tjerë të dhunojnë institucionet. Për Brozin, ky kontigjent mbështetet nga organizata terroriste që duan të destabilizojnë vendin. “Ligji e shteti ligjor nuk lejojnë askënd, qofshin këta drejtues partish, deputetë, a qytetarë, që të cënojë a pengojë zgjedhjet e 7 Majit dhe 18 Qershorit. Prokuroria, Policia, Gjyqësori, Presidenti, Qeveria dhe gjithë Institucionet e…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar me Albania Rafting Group. Pas kësaj eksperiecnë Donald Lu shprehet se tashmë Kanionet e Osumit janë vendi i preferuar i tij ku mund të kalosh një aventurë të veçantë. “Kanionet e Osumit janë shumë të veçanta. Shumë shpesh ka pyetje se cili është vendi më i preferuar në Shqipëri? Unë kam një vend të ri më të preferuar, faleminderit shumë për eksperiencën. Është një aventurë që mund ta kalojmë me fëmijët gjithashtu. Është shumë me emocion, shumë bukur”, tha Lu. Ambasadori Lu tha se u…
Shqipëria është një vend të cilës Zoti i ka falur bukuri të rralla natyrore. Vendi ynë është i rrethuar nga malet, deti, ku mund të kalofsh pushime të mrekullueshme, pra mund të bësh si turizëm malor po ashtu dhe bregdetar. Në fotogarfitë fantastike që do të sjellim për ju më poshhtë do të shikoni këto bukuri të rrala natyre që vetën në Shqipëri mund t’i gjesh.
Kreu i opozitës Lulzim Bsha sot nga “çadra e lirisë” i dha ultimatum kryeministrit Rama se ka 48 ditë kohë për të reflektuar. Ndërsa pas fjalës së tij Basha mblodhi në një takim urgjent kryetarët e demokratëve në rrethe. Basha është shprehur se protesta popullore do të nisë me Kavajën e do të kulmojë me datën 18 qershor. Nga dita e hënë do të ketë protesta dhe mosbindje civile në të gjitha qytetet e vendit. “Sot do të planifikojmë në detaje bashkimin për të dielën e ardhshme me 7 maj në Kavajë për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën…