Author: tirana

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Autorët që udhëtonin dy me motor dhe dy me automjet   nuk iu bindën urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar  por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare. Gjatë ikjes me shpejtësi, dy shtetasit që udhëtonin me motor dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia Kufitare është vënë në ndjekje të tyre ku ka bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin e dy shtetasve së bashku me automjetin e tyre të fshehur në një rrugë dytësore. “Gjatë kontrollit të zonës…

Read More

Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, për garën zgjedhore të 18 qershorit. Por ajo që bie menjëherë në sy, është vendimi që kreu i kësaj forca ka marrë, për të mos futur veten në lista. Bamir Topi nuk do të jetë kandidat për deputet. Vendin e parë në listën emërore në Kryeqytet e mban ish deputeti Gazmend Oketa, numri dy i FRD-së./TiranaNews/ Më poshtë lista e kandidatëve për deputet të FRD-së: QARKU TIRANË 1. Gazmend Oketa 2. Theodhor Kristuli 3. Valbona Duri 4. Armando Mosho 5.…

Read More

Tyson Fury e ka pranuar sfidën e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, për të boksuar, pas fitores së britanikut kundër Wladimir Klitschko. Joshua, i cili e fitoi me TKO kundër ukrainasit në raundin e 11 mbrëmë në Wembley, i bëri thirrje bashkëkombësit të vet, Fury, menjëherë pas ndeshjes që të boksojë kundër tij. Fury e mposhti Klitschkon me pikë në nëntor të vitit 2015. “Fury, ku je oj zemër?” tha Joshua në ring pas ndeshjes, duke vazhduar: “E di që ai ka kohë që flet, dua t’ua japë 90.000 personave [në Wembley] një rast për të na parë…

Read More

Economist Inteligence Unit (EIU), një njësi e “zbulimit” e revistës prestigjioze “The Economist”, në raportin për tremujorin e parë 2017 për Shqipërinë ka dhënë një prognozë pozitive, jo vetëm për ekonominë e vendit, por kryesisht edhe për situatën politike. Analistët e EIU vlerësojnë se koalicioni aktual qeverisës, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, është në një pozicion të fortë për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017. Duket që kjo analizë është bërë para se të përfundonte afati i regjistrimit në KQZ të koalicioneve, por ndoshta ajo merr në konsideratë një bashkëpunim të…

Read More

Kahn Design Range Rover Sport SVR Pace është version i Land Rover me motor V8 me 542 kf. Ky model i dizajnuar nga shtëpia dizajnuese Kahn Design vjen me çmim prej 150,000 € që është rreth 35,000 € më shtrenjtë se modeli standard, transmeton Express. Në këtë model janë modifikuar mbrojtëset para dhe pas, harqet e rrotave si dhe rrotat 23 inç.

Read More

Këto fshatra ndodhen në shtete si Gjermani, Farancë, Rusi, Angli, Spanjë, Greqi, Rumani, Estoni, Austri, Itali, Republikën Çeke etj. Në këto fshatra nuk njihen shuma nga turistët, pasi janë në zona të thella malore. Në këto 25 vende ka një bukuri natyrore fantastike, ku banorët e këtyre fshatarave janë me të vërtetë me fat që jetonjë aty. Pamja piktoreske, bukuria natyrore, gatimet tradicionale, ajri I patër janë disa nga cilësitë që janë të pakufijshme në këto vende.

Read More

Bebja nga xhirimi është aq e ëmbël sa kënaqja me përkëdheljen e nënës ka bërë për vete më shumë se 11 milionë njerëz në Facebook. Çdokush ka nevojë për përqam të ngrohtë apo së paku për një prekje të tillë, në mënyrë që të përballet me përditshmërinë jo rrallë të zymtë. Mirëpo, bebet kanë nevojë për butësi. Madje edhe ata të cilët përpiqen që nga xhirimet e papërballueshme të vogëlushëve të qëndrojnë indiferentë, para këtij xhirimi janë dorëzuar. Shikoni këtë bebe shumë të ëmbël dhe shfaqjen e pabesueshme të fytyrës së saj.

Read More

Një person nga Librazhdi është rrëzuar nga një masiv shkëmbor ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis Vilan, ku shtetasi Liman.M ndodhet në gjendje të rëndë. Në drejtim të Librazhdit është nisur helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, për të bërë të mundur sjelljen e tij me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Ende nuk ka të dhëna se si ka ndodhur ngjarja.

Read More

Policia e Vlorës ka zbuluar ditën e sotme një laborator droge. Në bazë të një pune hetimore disa ditore, nisur nga informacione të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pabanuar në lagjen “1 Maji” pranë zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, ka zbuluar se ambienti ishte i pajisur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm dhe të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike. Shërbimet kanë gjetur kova të mbushura me pleh si dhe sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të listave të kanditatëve të LSI për deputet në të gjithë vendin, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë debati mbi listat është i kotë, pasi votuesit në Shqipëri nuk zgjedhin, por votojnë partinë. Ndaj ai i bën apel opozitës që t’i bashkohet zgjedhjeve të 18 qershorit. “Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë!Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!”, shkruan Manjani. Kujtojmë se një ditë më parë, Manjani refuzoi…

Read More

Prezantuesja e emisionit Jenny Skordamalja, punon në një stacion televiziv amerikan lokal në Miami, por ajo që është e veçantë rreth saj është emisioni i saj i cili quhet “The Naked Kuzhina”, ose “kuzhina e zhveshur”. Në këtë emision ajo përgatit receta ndryshme për shikuesit e këtij emisioni në të cilin Jenny është duke u përgatitur lasanja, por vështirë se dikush shikuar se si ajo e bën atë, sepse vëmendja është e terhequr nga ajo. /Indeksonline/

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bën me dije se vendi i tij mund të ndërmarrë veprime tjera ushtarake kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri, duke thënë se përkrahja e SHBA-së për grupe të tilla duhet të marrë fund patjetër. Ai ka thënë më tej se do ta diskutojë këtë çështje në një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, muajin e ardhshëm. SHBA-ja ka ofruar mbrojtje nga ajri dhe përkrahje tjetër për forcat kurde që luftojnë kundër ISIS-it. Turqia, anëtare e NATO-s, i sheh forcat kurdo-siriane si shtrirje të kryengritjes kurde në Turqi.Javën e kaluar, Turqia kreu sulme…

Read More