Author: tirana

Kjo fotogaleri sjell mënyra të ndryshme se si studentët kanë kopjuar në provime. Madje iu vijnë në ndihmë edhe mësuese që të parandalojnë kopjet. Siç shihet edhe nga pamjet, kopjet janë të shumëllojta, nga ndihmesa që i kërkon shokut të bankës deri te komunikimi me telefon me dikë jashtë sallës së provimit që të tregon përgjigjet e pyetjeve. Por midis meshkujve dhe femrave, duket se këto të fundit kanë më tepër vende apo mundësi, ku mund të fshehin kopjet. /TiranaNews/

Read More

Tatimet kanë njoftuar bizneset se, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, atëhere ai fillimisht do të njoftohet nga Tatimet për mospërmbushjen e këtij detyrimi brenda pesë ditësh. Nëse brenda 10 ditëve tatimpaguesi ende nuk e kanë bërë deklarimin, administrata do të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative. Në fakt, do të zbatohet një procedurë e përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas këtij neni, në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar deklaratën/deklaratat e tij tatimore, për një periudhë…

Read More

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos i ka dërguar mesazh urimi  Ilir Meta pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë. Në letrën e tij  Avramopoulos shpreh bindjen se përvoja dhe përkushtimi i  Meta ndaj vlerave evropiane do të udhëheqë Shqipërsië drejt të ardhmes më të mirë. “I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë”, – thotë z.…

Read More

Pas kërkesës së Prokurisë Publike për arestimin e 15 personave, policia ka arritur të vërë në pranga katër prej tyre, një ndër të cilët rezulton të jetë një zyrtarë i lartë. Sipas Alsat-M, njëri nga katër personat është kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. 11 personat e tjerë për të cilët është lëshuar flet-arrest akuzohen si përgjegjës për veprimet e dhunshme kundër deputetëve në parlamentin Maqedonas. Të gjithë personat të cilët po i kërkon MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan qendrën për pres konferenca në Kuvend dhe rrahën deputetët/TiranaNews/

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në mesditë shtetasin Fatjon Kovaçi 21 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjete prerëse një shtetas në mesnatë Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas më datë 30.04.2017, rreth mesnatës, në lagjen Nr. 1, Durrës, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.H. 42 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi E.H. është gjetur nga Efektivet e Patrullës së Rendit Publik, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 00:40 në rrugën “Taulantia” në trotuar. Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore,…

Read More

Një fotomontazh i kandidatit favorit për zgjedhjet Presidenciale në Francë, Emmanuel Macron, ka ngjallur edhe një herë polemika rreth tij. Fotomontazhi e shfaq Macron gjysmë të zhveshur në kopertinën e revistës së LGBT, “Garcon Magazine”. Fotoja vjen në një moment vendimtar të fushatës presidenciale dhe mbështetësit e kandidatit të “En Marche” janë të shqetësuar për rikthimin e lajmeve të rreme lidhur me dyshimet për homoseksualitetin e tij. Edhe pse është e pamundur të mos vihet re se ajo është një fotomontazh, titulli që shoqëron imazhin “Coming Out” ka të ngjarë të mashtrojë dikë. Më 7 shkurt, Macron mohoi publikisht thashethemet…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha, sot, se në 7 maj në Kavajë nuk do të preket asnjë lule, qytetarët do të protestojnë paqësisht, por nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Në fjalimin e mbajtur në çadër, ku të pranishëm ishin qytetarë nga Kavaja, Basha tha se të dielën e  ardhshme do ti jepet grushti vdekjeprurës Republikës së Vjetër. “Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër. Në 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe burrave e grave trima që u ngritën të parët, askush nuk e harron, të parët kundër diktaturës më mizore, …

Read More

Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara komitetit drejtues të LSI-së, deklaroi se me Petrit Vasilin në krye LSI do të njohë rritje, ndërsa shtoi se drejtuesit të ri të kësaj force politike duhet t’i jepet një shans edhe për qeverisjen e vendit. “LSI ka njohur rritje në çdo zgjedhje dhe në këto zgjedhje me kryetar Vasilin do të arrini një sukses të merituar. T’i japim edhe një shans Petrit Vasilit që të jetë njëshi i partisë, me përkrahjen tuaj le t’i japim shans që të jetë edhe njëshi i qeverisë. kam të vështirë tranzicionin në LSI. LSI nuk është…

Read More

Gjatë fjalimit të tij në çadrën e protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se një kryetari partie opozitare ju ofruan dje 500 mijë euro nga njerëz afër qeverisë për t’iu shkëputur Bashës dhe për tu futur në zgjedhjet e 18 Qershorit. “Ky Pazar tregon dhe njëherë se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare. Se si është zëvendësuar mundësia për të diktuar me votë qeverisjen e vendit. KQZ kjo vegël e pavlerë i pranoi me 24 orë vonesë listat e pazarit të peshkut, të Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe një tufe mercenarësh. Republika e vjetër, kupola kriminale në…

Read More

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar me Ilir Metën kryetar, LSI-ja ka shpallur ‘luftë’ Partisë Socialiste. Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, tha se objektivi i kësaj force politike është që ajo të dalë forcë e parë politike. “Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe Pse-në. LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve. E ardhmja e shqiptarëve fillon te rinia e shqiptarëve. Rinia e shqiptarëve ka një model shembull dhe ky model është Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Vasili./Tirananews/

Read More

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD-së. PD-selia Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë. Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër. Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka nxjerrë fletarreste për 15 persona të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit. Policia bën me dije se është në ndjekje të këtyre personave, që besohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt duke ushtruar kundër deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend. Mediat kanë raportuar se gjatë ushtrimit të dhunës dhe pushtimit të institucionit ligjvënës, policia nuk kishte ndaluar asnjë person, ndërsa janë publikuar edhe fotografi ku pjesëtarë të policisë shihen duke u përshëndetur me persona të caktuar nga grupi i protestuesve të dhunshëm, të…

Read More