Author: tirana

Është interesante se vlerat e vërteta janë duke i parë edhe të rinjtë e sotshëm dhe kështu një artist nga Praga ka bërë një lloj homazhi Mercedesit W123. Nëse jeni fans i 123-shit të vjetër, sigurisht do të ishte interesante kur të bëni krahasimin e serisë së E-Classës më të re me W123, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë artisti Mihai Tarus nga Praga, i cili për këto dy modele përmes fotografive ka bërë një krahasim të mirë të evolucionit në botën e automobilizmit për 40 vjetët e fundit. Megjithatë, dallimi i vogël në fakt është se Mercedesi 40 vjet…

Read More

Revista pretigjioze italiane “Dove” e grupit mediatik Corriere della Sera, i dedikon Shqipërisë kopertinën e muajit maj me titullin “Surpriza Shqipëria. Gati për një ekplorim të ri?” Gazetarët e kësaj reviste kanë udhëtuar për disa ditë në jugun e Shqipërisë e në një reportazh të gjatë rrëfejnë për lexuesit italianë bukurinë natyrore, mikpritjen, historinë, artin e gatimit, kulturën e jetën e përditshme të një vendi që ndodhet vetëm 70 milje largësi detare nga brigjet italiane, por që njihet kaq pak. Me fotografi që përcjellin imazhe të mrekullueshme të plazhit të Dhërmiut, Vlorës, Sarandës, Drimadhes e Llogaras, ky reportazh fton turistët italianë të vizitojnë një vend…

Read More

Elseid Hysaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në futbollin europian dhe nuk është aspak çudi që thuajse çdo ditë të dalë në skenë emri i një skuadre apo një tjetre që interesohet për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Javën e kaluar përflitej për interesim të skuadrave si Liverpuli e Interi për futbollistin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër, menaxheri i tij theksonte se Hysaj nuk kishte në plan të largohej nga Napoli. Sipas këndvështrimit të Hysajt, Napoli ishte vendi ideal për të vazhduar karrierën dhe ai planifikonte të qëndronte gjatë aty. Por rrjeti sportiv “ESPN”, sheh një tjetër…

Read More

Vetëm në Indi, në rrugë publike në Gujarat, luani nga xhungla kalon rrugën për të pirë ujë nga një gropë. Momenti është xhiruar nga telefoni i një motoristi. Video tregon një njeri i cili vjen nga ana tjetër e rrugës me një motor dhe ndalë mjetin e tij të transportit që t’i shmanget luanit. Luani, shikon nga zhurma e krijuar dhe ngadalë kthehet në pyll, duke kaluar rrugën.

Read More

Shtatë oficerë policie në Zelandën e Re kanë shfrytëzuar hapësirën e një ashensori për të shpalosur talentin e tyre muzikor. Në videon e mëposhtme do të shikoni se si fillimisht në ashensor hipin dy oficerë të cilët nisin të bëjnë muzikë duke përplasur duart apo duke i rënë ashensorit. Më pas në ashensor hipin edhe oficerët e tjerë dhe të gjithë së bashku krijojnë një bandë muzikore që s’ka nevojë për instrumenta të mirëfilltë. Mjafton të ndjekësh ritmin. Video e tyre ka tërhequr shumë vëmendje dhe po bën xhiro në internet Në videon e mëposhtme do të shikoni se si…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një person është shtrirë në mes të rrugës dhe nuk është ngritur prej andej, deri sa ka mbërritur policia. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm, por burri i ka dalë përpara një kamioni, duke ngrirë kështu për disa minuta trafikun në zonën e Doganës në kryeqytet. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, një polic ndodhet në vendngjarje dhe në fund vjen edhe një makinë e forcave blu, e cila shoqëron personin për në komisariat./JOQ

Read More

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë aplikantët e regjistruar të programit të llotarisë DV-2018 mund të kontrollojnë statusin e tyre nëse janë përzgjedhur fitues. Ambasada Amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) dhe nuk ka njoftim përmes e-mailit. Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen…

Read More

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaron se nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për gazetarin Enkel Demi, në emisionin “Fol me mua” në RTSH, Nishani deklaroi se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë një alternativë me të cilën shqiptarët të përzgjedhin mes tyre. Presidenti Nishani deklaroi se nëse do të kemi zgjedhje vetëm me maxhorancën, pa pjesëmarrjen e opozitës, institucionet që do të dalin nuk do të kenë legjitimitet kushtetues. Ju nuk munguat ta uronit Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta. Pse donit ta evidentonit që ishit ndër…

Read More

Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me negociatat që janë bërë mes tij dhe kryeministri Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, post që Meta e mban sot në supe. I ftuar në emisionin “Opinion” Meta ka deklaruar se që në marrëveshjen e prillit të 2013-tës, ai dhe Rama kanë rënë dakort se Presidenti do të jetë i maxhorancës dhe një propozim i LSI-së. Meta ka delaruar se ai dhe LSI nuk kanë qenë dakort që kandidatura për President të ishte ajo e vetë Metës, duke arsyetuar se sipas tij, karriga e kreut të shtetit…

Read More

Kryeministrja britanike Theresa May doli nga natyra e saj e parashikueshme kur lajmëroi zgjedhje të parakohshme në qershor, por analistët thonë se plani i saj nuk është çudi dhe se mbart gjithsesi të papritura për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar Kryeministrja britanike Theresa May nuk ka tamam një reputacion për të qenë e paparashikueshme. Një politikane e kujdesshme dhe e disiplinuar – një vajzë vikari – May nuk luan me të vërtetën, as nuk merr rreziqe të panevojshme apo të qëndrojë tej zonës së rehatisë populluar nga një grup këshilltarësh të ngushtë. Ndaj, kur ajo këmbënguli, vazhdimisht se nuk…

Read More