Author: tirana

TIRANE- Deklarata e mbrëmshme e ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministri duhet të bëhet gati nëse përdor armët ndaj opozitës, dhe se vendi do shkojë drejt greminës nëse ai hyn në zgjedhje pa opozitën ka shqetësuar shumë qytetarë, të cilët i janë drejtuar me pyetje kreut të qeverisë në profilin e tij në Facebook. Ndërsa nuk preferon të komentojë deklaratat e ish-kryeministrit, Rama i këshillon qytetarët të rrinte të qetë, pasi siç thotë, koha e Berishës ka mbaruar. Komentuesi: pplaku mere sapo tha qe vendi do shkoje ne gremine nese ps hyne ne zgjedhje e vetme, si i behet Edo ??…

Read More

Pavarësisht kundërshtimeve të biznesit, qeveria e ka vendosur tashmë që pagën minimale ta bëjë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që ishte më parë.  Vendimi pritej të kalonte në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por është shtyrë për javën e ardhshme për disa rregullime teknike. Pas ndryshimit, shuma mujore e kontributeve për të punësuarit me pagë minimale bëhet 6,696 lekë, nga 6,139 lekë, që ishte më parë. Por, krahas pagës minimale do të ndryshojë dhe ajo maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe paga minimale për efekt të kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit. Sipas draftit…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar nga gjykata franceze e Colmarit. Gjykata franceze ka vendosur ta lirojë nga të gjitha akuzat që Serbia akuzonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Prokuroria nuk ka arritur ta faktojë që Haradinaj ka kryer krime, për shkak se dy herë Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në Hagë. Franca ka refuzuar ta transferojë në Serbi, pasi një kërkesë të tillë e kishte bërë shteti serb. Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë, vetëm pritet plotësimi  dokumenteve.

Read More

Athinë- Policia greke ka zbuluar mbi 3 kg heroinë në një banesë. Pas sekuestrimit të materialeve të gjetura policia ka arrestuar një shtetas shqiptar 52 vjeç dhe një grua gjeorgjiane 34 vjeç. Emrat e personave të arrestuar akoma nuk janë bërë të ditur. Në banesën e tyre u sekuestruan 3 kg 151 gram heroinë, 3 peshore, 2200 euro dhe 6 celularë.

Read More

“Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati.” Kështu është shprehur ish kryeministri, Sali Berisha në ‘Tonight Ilva Tare”, teksa u pyet rreth aksionit të radhës së pozitës, e cila ka thënë se nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj për një qeveri teknike. Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së. Berisha: Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë. Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është  vetëvrasje e PD-së? Berisha: Mos hyrja e PD-së…

Read More

Karabinierët e Albenga-s në Itali kanë mbyllur, me arrestin e tre personave të shtunën mbrëma, një hetim që zgjaste për disa muaj. Gjithsej janë kryer 34 arrestime, si pjesë e një organizate kriminale, 18 prej të cilëve në flagrancë. Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene. Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të bashkëpunëtorëve armë dhe kartëmonedha false. Ndërsa drejtues të tjerë të bandës së shqiptarëve merreshin me sigurimin e kokainës dhe marihuanës, ndërsa grupi maroken me shpërndarjen. Efektivët kanë…

Read More

Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, i njohur si këshilltar i kryeministrit Rama ishte ditën e djeshme në Tiranë. Burime nga “Panorama” në Kryeministri thonë se Tony Blair qëndroi vetëm 1 orë në Tiranë ku zhvilloi një takim me Ramën. Takimi u zhvillua në kohën kur kishin nisur negociatat mes opozitës dhe mazhorancës nën ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein. Nuk dihen me saktësi temat e takimit mes Ramës dhe Blair. /TiranaNews/

Read More

Në një dalje për mediat pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e disa partive të vogla parlamentar, kreu i LSI-së, Ilir Meta u ndal në thirrjen e radhës për opozitën që të bëhet pjesë e dialogut politik. Duke marrë shkas se në fokus të takimit përveçse informimit të diskutimeve me dy negociatorët e huajë, Meta u ndal pikërisht edhe në ligjin zgjedhor që sipas tij ‘është mallkuar’ që në vitin 2008. “Nuk po demonstrohet vullneti dhe domosdoshmëria për tu dhënë shqiptareve një proces demokratik. Opozita ka të drejtë e saj që ta quaj si të dojë përpjekjen tonë dhe të…

Read More

LEZHE– Policia ka finalizuar operacionin e koduar ‘Epilog’ në Lezhë, ku janë sekuestruar 300 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa është arrestuar një person dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë Pjetër Toni , 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull – Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull -Lezhë. “Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa ditore, u finalizua me sukses operacioni…

Read More

Monica Bellucci nuk ndalet. Në moshën 52 vjeçare artistja tregon të gjithë joshjen e saj për Vanity Fair, e cila i dedikon kopertinën e saj. Historia me Vincent Casel është një histori e mbyllur tashmë, gjë që nënkupton që ajo është sërish e lumtur dhe tregon: ’Mosha tashmë nuk është më një pengesë, tani shohim të bukura në çdo moshë 40, 50, 60 dhe 70 vjeç’. ‘Unë jam protagoniste e fillimit të një jetë të re shpjegon-Unë jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më’. ‘Kur isha njëzet vjeç, nëse imagjinoja të ardhmen, mendoja se në këtë moshë…

Read More

KORCE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Korçës, ku ka mbajtur një fjalim me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Rama ftoi të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se 3 vite më parë vendi ishte i zhytur në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kryeministri u shpreh se për 25 vite u tha se ky vend nuk bëhet., por sot po behet shtet. “Kam besuar gjithmonë se të aktivizohesh dhe të bashkohesh një ideje dhe një programi nuk do të thotë të bëhesh politikan, por do të thotë të…

Read More