Author: tirana

Klubi londinez ka konfirmuar sot arritjen e marrëveshjes me Borussia Monchengladbach për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka në ‘Emirates Stadium’. ‘Topçinjtë’ nuk kanë publikuar detajet e marrëveshjes që besohet se vlen rreth 43 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të përfitojë plot 142 euro në javë, shkruan ‘Mirror’. Granit Xhaka ka folur fjalët e para me bluzën e ‘topçinjve’ dhe i ka premtuar tifozëve se do të fitojë shumë tituj./ Syri.net

Read More

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj është bërë lajmi i ditës tek Kombëtarja shqiptare pasi ai ka refuzuar të veshë bluzën e Kombëtares që mbante mbishkrimin e birrës Peja. Këtë gjeste mbrojtësi kosovar e ka bërë pasi është besimtar i devotshëm mysliman. Siç duket nga foto Mavraj ka veshur një bluzë tjetër ku nuk ishte i shkruar emri i birrës.

Read More

Trajneri portugez, José Mourinho është shumë pranë zyrtarizimit tek Manchester United, mungojnë vetëm disa detaje të marrëveshjes. Gjatë ditës së sotme ‘Special one’ është takuar me zëvendës presidentin e United ku po negocion për pagën dhe për kohëzgjatjen e kontratës, raporton e përditshmja spanjolle ‘AS’, shkruan Syri.net. Mourinho është fotografuar në Londër ku ka zhvilluar edhe takimin me krerët e lartë të ‘Djajve të kuq’. Një problem i këtij nënshkrimi është se Mourinho është imazhi i markës së makinave ‘Jaguar’ ndërsa Manchester United  ka sponsor kryesor ‘Chevrolet’ e cila është edhe në fanellat e kuqe./ Syri.net

Read More