Me skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, në horizont shfaqen disa skenarë të mundshëm politikë, për realizimin e të cilëve, faktor përcaktues, do të jetë raporti i Partisë Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme. Konkretisht, pjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje do të përcaktojë edhe finalizimin e koalicionit PSLSIPDIU. Nëse partia më e madhe në opozitë do të tërhiqet nga rruga e bojkotit, duke marrë pjesë në zgjedhje, ky zhvillim do të detyronte grupet politike të ndryshonin Kodin Zgjedhor, për të krijuar një bazë të re ligjore, për regjistrimin e partive opozitare në…
Author: tirana
Trupi i njeriut përmban 600 muskuj, ku ndër më të rëndësishmit është gjuha. Gjuha është e lidhur ngushtë me shqisën e të shijuarit, duhet thënë që vetëm falë gjuhës mund të bëjmë dallimin mes të ëmblës dhe të kripurës. Një ndër funksionet kryesore të saj është edhe të folurit, një prej aftësive më të rëndësishme tek njeriu. Sipas mjekëve, një gjuhë e shëndetshme duhet të ketë gjithmonë ngjyrë rozë. Shpeshherë ajo humbet këtë ngjyrë natyrale dhe vishet me një shtresë të bardhë si shkumë dhe krijon disa të çara, shkruan “living.al”. Gjuha e bardhë është simptomë e disa patologjive të…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se vetëm zgjedhjet e reja mund ta riparojnë gjendjen aktuale në vend. Ai ka vlerësuar se gjendja ekzistuese çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë. Haradinaj ka thënë për “Epoka e re” se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike. Ish-kryeministri i Kosovës, i cili po mbahet në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi nga Serbia, është shprehur i bindur se Gjykata e Kolmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë. Ai ka thënë…
Ne të gjithë në jetën tonë kemi kemi hasur një tradhëtar apo kemi dëgjuar të filtet nga dikush tjetër se si e ka tradhetuar një mik, bashkëshorti apo bashkëshotja. Por historia e njerëzimit ka njohur shumë tradhëti dhe tradhëtarë. Në kohë të ndryshme të historisë njihen edhe tradhëti të shkaktuara ndaj personaliteteve dhe udhëheqësve të ndryshëm. Më poshtë po listojmë dhjetë tradhëtarët që janë cilësur më të këqinj e historisë. JUDA ISCARIOTI (SHEKULLI I) Simbol i përsosur i tradhëtisë Sipas ungjijve ishte apostulli që dorëzoi Jezusin për 30 denarë. MARCO GIUNIO BRUTI (85-42 para Krishtit) Ishte një prej vrasësve të…
Në mbledhjen e sotme qeveria ka marrë disa vendime të rëndësishme. Mes tyre u miratua vendimi për indeksimin e pensioneve të posaçme shtetërore dhe të pensioneve të posaçme shtesë mbi pensionin nga sigurimet shoqërore të detyrueshme. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar. FALJA E DETYRIMEVE MIRATOHET 3. Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet…
Nëse në çdo vend të botës fluturimet me kompani që ofrojnë shërbimin “low cost” janë të papërfillshme, Shqipëria është vendi i parë që prish logjikën e këtij shërbimi. Jo më larg se dy javë më parë, u prezantua linja me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, ku u premtua se biletat nuk do të kushtonin më shumë se 20 euro për një destinacion, ose 40 për biletat vajtje – ardhje. Por nuk ka ndodhur kështu. Për 30 ditët në vazhdim, një biletë Tiranë – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri në 60 euro, por për t’u kthyer…
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar në Instagram promon e klipit të saj më të fundit, i cili pritet të publikohet gjatë këtyre ditëve. Në këtë klip ajo shfaqet me një pamje ndryshme, ndërkohë që ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin Trim Jetullahu. http://scontent-iad3-1.cdninstagram.com/t50.2886-16/18053897_1859793410935930_8638177867986894848_n.mp4
Sot pasdite kryetari PD, Lulzim Basha njoftoi që ishte në një vizitë të shkurtër jashtë Tiranës për 6 orë. Report tv ka zbuluar se kryedemokrati ishte në Itali një takim për disa orë me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Mësohet se kryetari i PD e ka vënë në dijeni Tajanin për situatën politike në vend dhe kërkesën e patjetërsueshme të opozitës për qeveri teknike në kushtet ku sipas tij, qeveria e kryesuar nuk garanton zgjedhje te lira e të ndershme për shkak të parave të drogës që janë në shërbim të tij nga krimi. Ky takim vjen vetëm pak…
Skuadra e Juventusit ka ndalur në barazim pa gola 0:0 Barcelonën, për tu kualifikuar në gjysmëfinale, fal fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Torino. Barcelona dhe Juventus kanë pasur rastet e tyre, por pa arritur që të dërgojnë topin në portë, Juventus kështu bëhet skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinale, pasi mbrëmë u kualifikuan edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Sonte në “Camp Nou” luhet akti i dytë i betejës së çerekfinaleve të “Champions League” mes Barcelonës dhe Juventusit ku katalanasit do tentojnë përmbysjen e dytë të madhe pas asaj të Paris SG. Në “Juventus Stadium” spanjollët pësuan një disfatë të thellë 3-0 dhe do t’i duhet shumë punë për t’i bërë gjëmën “zonjës së vjetër”. Por kështu nuk mendon Luis Enrike, trajneri i Barcelonës që për këtë sfidë ka zgjedhur këtë 11-she: Ter Stegen, Piqué, Rakitic, Sergio, Iniesta, Suárez, Messi, Neymar Jr, Alba, S. Roberto & Umtiti. Ndërsa Allegri ka zgjedhur: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Khedira,…
Kërkesa që ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i bëri opozitës në Shqipëri që ajo t’i japë fund bojkotit të Parlamentit ka shkaktuar debat në Shqipëri. Në disa artikuj në shtyp dhe në forume në internet kjo kërkesë po karakterizohet si kërkesë që buron nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë socialdemokrate gjermane. Sugjerohet se ajo duhet parë si një pozicion partiak i ministrit Gabriel dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane. Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të…