Author: tirana
Klubi londinez ka konfirmuar sot arritjen e marrëveshjes me Borussia Monchengladbach për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka në ‘Emirates Stadium’. ‘Topçinjtë’ nuk kanë publikuar detajet e marrëveshjes që besohet se vlen rreth 43 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të përfitojë plot 142 euro në javë, shkruan ‘Mirror’. Granit Xhaka ka folur fjalët e para me bluzën e ‘topçinjve’ dhe i ka premtuar tifozëve se do të fitojë shumë tituj./ Syri.net
Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj është bërë lajmi i ditës tek Kombëtarja shqiptare pasi ai ka refuzuar të veshë bluzën e Kombëtares që mbante mbishkrimin e birrës Peja. Këtë gjeste mbrojtësi kosovar e ka bërë pasi është besimtar i devotshëm mysliman. Siç duket nga foto Mavraj ka veshur një bluzë tjetër ku nuk ishte i shkruar emri i birrës.
Trajneri portugez, José Mourinho është shumë pranë zyrtarizimit tek Manchester United, mungojnë vetëm disa detaje të marrëveshjes. Gjatë ditës së sotme ‘Special one’ është takuar me zëvendës presidentin e United ku po negocion për pagën dhe për kohëzgjatjen e kontratës, raporton e përditshmja spanjolle ‘AS’, shkruan Syri.net. Mourinho është fotografuar në Londër ku ka zhvilluar edhe takimin me krerët e lartë të ‘Djajve të kuq’. Një problem i këtij nënshkrimi është se Mourinho është imazhi i markës së makinave ‘Jaguar’ ndërsa Manchester United ka sponsor kryesor ‘Chevrolet’ e cila është edhe në fanellat e kuqe./ Syri.net
Pajtim Kasami i ka shënuar skuadrës serbe Crvena Zvezda. Futbollisti i Olympiacosit, Pajtim Kasami ka shënuar gol të bukur kundër skuadrës serbe, Crvena Zvezda. Skuadra e tij dhe Zvezda kanë luajtur një ndeshje miqësore, para se Olympiacos të luaj në finale të Kupës së Greqisë kundër AEK-ut. Kasami shënoi golin e dytë në barazimin 2-2 me Zvezdën. Lojtari nga Struga njihet për festimet e tij me shqiponjë, por kësaj radhe hezitoi ta bëjë këtë.
Iva Aliko ka treguar mbrëmë se është në lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Tha se deputeti i PDK’së është rreth moshës 45 vjeçare dhe është baba i katër fëmijëve. Agim Aliu u lind më 10 qershor 1971. Muajin e ardhshëm mbush 45 vjet. Bekim Haxhiu, Kamishi është 45 vjeç dhe në muajin tetor të këtij viti feston ditëlindjen e 46. Përshkrimit të moshës së Alikos i përshtatet edhe Besim Beqaj, i cili më 1 qershor të këtij viti mbush 46 vjet. Ndërkohë deputeti tjetër i PDK-së Fadil Demaku është 48 vjeç. Ndërkohë ish-deputeti Rrustem Mustafa,…