Është hapur rreth orës 19:20 qarkullimi në Elbasan, ku protestuesit janë larguar nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Protesta vijoi e qetë në këtë zonë, derisa në fundin e saj ndodhi një incident. Në momentin që ka ardhur një ambulancë. Protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti. Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.
Author: tirana
Nga Kreshnik Spahiu Pas 34 vjetësh ata s’kanë ndryshuar. Bllokojnë rrugët si bagëtia kur zbret nga mali. Ata nuk dinë të bëjnë asgjë në jetë, veçse ti zënë rrugën, vendin e punës, pronën, hapësirën të tjerve. Ata kanë një parim: “Pushto dhe impono”. Erdhën si barbarë dhe nuk i ndryshoi as leku, as pushteti, as fakulteti dhe as kryeqyteti. Erdhën si inferiorë me një qëllim të pushtojnë pa ligj, pa rregulla çdo hapësirë të jetës. Erdhën me synimin të imponohen. Fillimisht shkatërruan çdo pronë publike dhe pasuri kombëtare: Fabrika, uzina, miniera, hekurudha, tragete, porte. Pastaj vidhnin çdo gjë: Tela telefoni,…
Mosbindja civile më e fortë është tek Kthesa e Kamzës. Deputetët e PD-së Albana Vokshi dhe Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar. Opozita dhe mbështetësit e saj kanë paralizuar prej rreth 2 orësh akset kryesore në vend. Policia po i orienton mjetet në rrugët dytësore, ndërsa janë pozicionuar qindra forca në zonat ku po zhvillohet tubimi. Situata e tensionuar deri më tani paraqitet edhe në Rrogozhinë, ndërsa janë djegur goma në Milot dhe Shkozet.
Incident të papranueshëm dhe të inskenuar nga kryeministri Edi Rama e ka konsideruar kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, protestën kundër eurodeputetit Fredi Beleri në Tiranë, ku u qëllua me vezë dhe kos nga një qytetar. I pranishëm në protestën e opozitës te Kthesa e Kamzës në kryeqytet, Dule theksoi se këto akte lënë hije për imazhin e Shqipërisë që ëndërron të jetë pjesë e realitetit europian. ”Duhet pohuar ajo që pamë të gjithë nuk ishte protestë, por ishin 2-3 individë që ishin motivuar prej tjetër kujt. Incident i inskenuar, është i papranueshëm nga çdo këndvështrim. Pas asaj është dora e…
Mosbindja civile tek Kthesa e Kamzës, ku edhe është stacionuar pjesa më e madhe e deputetëve demokratë dhe drejtuesit më të lartë të selisë blu, ka shfaqur tensione. Teksa protestuesit janë rrethuar nga efektivë të shumtë të FNSH-së me skafandra, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është prononcuar për mediat duke kërkuar largimin e policisë nga vendi i tubimit. Ai është shprehur se nëse policia nuk ikën, turma do të shkojë drejt Surrelit, ku edhe ndodhet shtëpia e kryeministrit Edi Rama. “Asnjë rrugë tjetër nuk ka. Po nuk larguan në mënyrë urgjente narkopolicët, këta banditë të veshur me uniformë…
Kreu i Demokristjanëve, Nard Ndoka thotë se mosbindja civile me bllokimin e akseve rrugore, është për të treguar se në Shqipëri ka një problem, për faktin se kryeministri ka bllokuar sistemin, ka kapur drejtësinë dhe ka bllokuar rotacionin. ”Protesta ishte sensibilizimi në tërësi. Ishte një plan i mire koordinuar me të gjithë aktorët politikë, duke vendosur edhe një lloj standardi për ne pasi mosbindja civile ka forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, nuk është vetëm përplasje, ballafaqime, dhunë. Nuk është ky qëllimi ynë. Por nëse ne kemi një kryeministër përballë që nuk reagon nga këto protesta. Nëse ai nuk…
Vijon mosbindja civile në Milot. Mbështetësit e PD-së kanë ndezur blicat e celularëve, një formë paqësore e tyre në këtë tubim që si rrallëherë vjen në formë bllokade. Situatë e qetë paraqitet edhe në Shkozet, ku nuk raportohen përplasje apo radhë e gjatë automjetesh. I vetmi incident është djegia e disa gomave. Edhe në Rrogozhinë nuk ka tension mes forcave policore e protestuesve. Dy rrugë alternative kanë shërbyer për të shmangur trafikun e automjeteve.
Deputeti demokrat Edi Paloka nga Shkozeti, tha për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën. ”Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë”,-tha Paloka. Sakaq, me këtë protestë Paloka vijon më tej duke thënë se PD do ti jap dhe një mesazh ndërkombëtarëve se nuk pajtohet me ta dhe qëndrimet e tyre për stabilitet. ”Nuk vjedhin vetëm opozitën Rama me Ballukun, por të gjithë shqiptarët. Nëse…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nga Kthesa e Kamzës, e cila është e bllokuar prej më shumë se një ore ishte duke folur në momentin kur turma e protestuesve i kanë hapur rrugën një ambulance me sirena të ndezura, e cila kaloi përmes tyre. ”Duhet të kalojë ambulanca, sepse u përdor protestën e kaluar, e mbani mend sesi punoi propaganda në mënyrë të paturpshme duke thënë se PD-ja ka bllokuar ambulancën”, tha Xhixho. Kjo ishte e dyta autoambulancë që kalon në autostradën Tiranë-Durrës, tashmë të bllokuar prej nisjes së tubimit. Demokratët e kanë zhvendosur në të dyja rastet…
Mosbindja civile me bllokimin e rrugëve vijo, edhe pse në disa akse, janë pak protestues. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, Ivi Kaso deklaroi se opozita është e vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare bllokadën e sotme të rrugëve kryesore të vendit, ndërkohë që policia u kujtoi me megafon protestuesve se bllokimi i rrugëve është vepër penale. “Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të…
Vijon mosbindja civile e Partisë Demokratike në akset kryesore në vend. Autostrada nga Kthesa e Kamzës te mbikalimi Rinasit është bosh. Policia i ka bllokuar mjetet te Mbikalimi i Rinasit. Unaza kryesore nga zona e Astirit te Kthesa e Kamzës është e bllokuar. Automjetet që lëvizin vijnë nga rrugica të vogla që nuk janë bllokuara nga policia. Ndërkohë në Elbasan drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Tirana kanë fikur automjetet në pritje të hapjes rrugës. Te mbikalimi i Shkozetit protestuesit djegin goma nën thirrjet “Rama ik”. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën. ”Dënohet deri…
Në rrethrrotullimin e Milotit, një qytetar mbështetës i PD-së, ka dalë në rrugë për mosbindjen civile me kalin e tij. Ai u shpreh para gazetërëve se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa u shpreh se në SHBA duhet të fitojë Donald Trump. ”Nëse nuk fiton Trump, do të ketë luftë. I bëj thirrje Amerikës, fiton Donald Trump, shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump, luftë. I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”, tha protestuesi.