Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier. Prej tre ditësh Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror. Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu. “Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai. Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në…
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përshëndeti përfaqësuesit e vendeve të Mesdheut, të mbledhur në Tiranë, në Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare e Bashkimit Evropian. Gjatë këtij Forumi, ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë strategjike të detit Mesdhe për sigurinë rajonale dhe tregtinë ndërkombëtare, duke e cilësuar atë një korridor jetik për lëvizjen e mallrave midis Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. “Kjo rrugë kritike detare përballet gjithashtu me sfida të ndryshme sigurie, duke kërkuar masa të forta sigurie që nënvizojnë nevojën për përpjekje të përbashkëta. Sipas ministrit të Mbrojtjes: “Rajoni i Mesdheut përballet…
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas sulmit me vezë e kos, si dhe fyerjet ndaj deputetit grek të Parlamentit Evropian Fredi Beleri. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme greke dënon sulmet ndaj eurodeputetit grek dhe iu kërkon autoriteteve shqiptare të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre. “Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe…
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat. Ai kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.
Policia e Shkodrës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 48-vjeçar, i cili hapte llogari në “TikTok” dhe fyente persona të ndryshëm. Rasti është denoncuar në policia nga një 53-vjeçar, teksa lidhur me këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.”, njofton policia.
Një konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë, ka përfunduar me një të plagosur. Raportohet se 17 vjecari K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet qe kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur në SPAK. Deputeti socialist shihet teksa futet në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet ende se përse Çela është thirrur nga SPAK.
Blutë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për 20 protestues dhe tre deputetë. Opozita mbajti dje protestë, e cila ndryshe nga herët e tjera nuk ishe e përqendruar vetëm në Tiranë, por ishte e shpërndarë në akset kryesore të vendit. ELBASAN Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre…
Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.
Harry Styles dhe Dua Lipa kryesojnë listën e të pasurve të revistës Heat për vitin 2024, me pasuritë e tyre mbresëlënëse që i shënojnë ata si artistët më të pasur britanikë nën 30 vjeç. Këngëtari i njohur i “Golden” në të 30-at ka një pasuri prej 200 milionë paund, e ndjekur nga Lipa që ka grumbulluar 104 milionë. Në fakt, ky është viti i tretë që Styles del i pari në këtë listë. Suksesi masiv i Styles është kryesisht për shkak të “Love On Tour” të vitit 2023, i cili u rendit si i pesti me fitimet më të larta…
“Për pensionet dëgjon lloj lloj sharlatanësh që premtojnë lloj lloj çudish e ngrejë akuza. Prandaj është e rëndësishme ti komunikojmë gjërat drejtpërdrejtë. Është koha sepse ekonomia po rritet dhe po përfitojnë të gjitha kategoritë e tjera, në formën e rritjes së pagës, rritjes së biznesit. E vetmja kategori që nuk ka përfituar është kategoria e pensionistëve. Ne kemi bërë shumë gjëra, por jo atë gjë që ju e prisni dhe ne e kemi objektiv që ditën e parë. Rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve. Pse na është dashur 10 vite që ta bëjmë si rritja e pagave? Pensionet rriten…
71400 mjete të reja janë regjistruar në vendin tonë nga fillimi i vitit deri në shtator, sipas të dhënave të INSTAT. Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Shtator 2024, rezulton 939.152 mjete. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %). Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë,…