Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Tiranë, për zhvillimin e mbledhjes së 18-të të këtij Komiteti. Në pritjen që Spiropali bëri është edhe Fredi Beleri, eurodeputeti i cili ditën e djeshme u gjuajt me vezë nga një qytetar, por edhe shpërndau lajmin se nuk u prit dhe iu mbyll dera e Kryesisë së Kuvendit. Kryetari i Komitetit, Marco Tarquinio e informoi kryeparlamentaren Spiropali mbi ecurinë e mbledhjes së Komitetit dhe diskutimet me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë. Spiropali vuri në dukje…
Author: tirana
Kaosi mbërtheu shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, duke shkaktuar një panik të paparë e sidomos tek Xuxi. Ishte Xheneta ajo e cila hyri në dhomën e gjumit duke i rënë furishëm tenxhereve. Lidhur me këtë, Drenusha i tha sot Xuxit se nuk e kishte nxitur Xhenetën dhe përkrundrazi ishte munduar ta ndalë për veprimin. “Mua më vjen keq shumë që këta njerëz të shfrytëzojnë. Para se me bo qat gjest Xheneta i kom thonë edhe qetu edhe brenda, mos! Gjeje një mënyrë tjetër ktheja borxhin, po të kuptoj. E drejtë e saj është, s’mundem me ndalë, as nuk…
Gjatë përurimit të pesë godinave të reja që i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë, përfaqësuesi i Bankës për Zhvillim KfW, Stephan Opitz tha se konviktet e reja janë me standarde më të larta edhe se konviktet në Berlin. “Tani që shoh standardet, me të vërtetë ndihem pak xheloz; mbaj mend kur qëndroja në konvikt në Berlin, kur fillova studimet, kjo në fakt është shumë herë më e suksesshme në standarde. Pra, ju të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh ai. Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga qeveria gjermane, përmes bankës KfW, ka transformuar një pjesë të madhe…
Edhe pse në izolim, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon sërish në lidhje me arrestimin e tij me urdhër të SPAK, që e akuzon për tre vepra penale. Meta në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka analizuar mënyrën e arrestimit të tij, të cilin e cilëson si “rrëmbim politik”, e sipas tij nuk iu komunikua asnjë vendim gjyqësor dhe as nuk iu lexuan të drejtat që i takojnë sipas Kushtetutës. Meta shkruan se asnjë provë nuk është publikuar nga policia nëse janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës. Shkrimi i…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani thotë se njohja e progresit të Shqipërisë drejt integrimit tregon angazhimin e fortë për përparimin në reforma. Përmes një postimi në platformën X, Hasani shkruan se inkurajohen nga mbështetja e Komisionit për të arritur qëllimin për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Postimi i plotë Njohja e progresit të Shqipërisë, në komunikimin e këtij viti mbi Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Raportin 2024 për Shqipërinë, pasqyron angazhimin tonë të fortë në përparimin e reformave dhe për të fituar ritmin në negociatat e anëtarësimit në…
Një tragjedi ka tronditur familjen e teknikut të Kombëtares së futbollit U-21, Alban Bushi. Prindërit e Bushit kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Veria të Greqisë ditën e djeshme. Në aksidentin tragjik kanë humbur jetën babai i ish-futbollistit kuqezi, Ali Bushi (73 vjeç dhe nëna e tij, Bukurije Bushi (71 vjeç). Mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga babai i Bushit është përfshirë në një aksident në rrugën “Egnatia”, në aksin që lidh Verian me Selanikun. Ka qenë një furgon i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis që ka përplasur makinën me targa shqiptare…
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese. Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e shkodrës
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar për masakrën në Shkodër, ku u vranë me armë zjarri dy persona dhe dy të tjerë u plagosën. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon Policinë që sipas tij duhet ta kishte parandaluar vrasjen nëse do të ishte në detyrë. “Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të…
Mosbindja civile e PD-së me bllokimin e 6 akseve rrugore mbrëmjen e së hënës, ka çuar në procedim penal 195 shtetas dhe në SPAK janë dërguar 16 deputetë. Për këtë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon policinë se po ushtron terror ndaj opozitës që sipas tij është urdhëruar nga Rama. Ai dënoi arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe Pogradec dhe paralajmëroi se do të marrin përgjigjen e merituar. “Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënë në zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me…
Një masakër ka ndodhur në Shkodër, ku të vrarë janë 2 persona. Njëri prej tyre është vëllai i Ibrahim Licit, dhe e gjitha ka ndodhur pas një shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve kriminale. Viktima e parë është vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një kalimtare ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ”5 Heronjtë” në zonën e Dobraçit. Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati, 32 vjeç…
Vllaznia fitoi me rezultatin 4-3 derbin e Shqipërisë ndaj Tiranës, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët dominuan sfidën e pazakontë të luajtur në Lushnje, për shkak të mungesës së fushës së bardhebluve. Bekim Balaj dy herë dhe Mala, mbyllën virtualisht ndeshjen prej pjesës së parë, që përfundoi me shifrat 3-0. Bardheblutë treguan shenja jete në të dytën dhe shkurtuan diferencën me Bajroviç, por Gruda realizoi shpejt edhe golin e katërt. Gjatë festës së shkodranëve pranë tifozëve bardheblu shpërtheu një kapsollë, e cila la të shtrirë në tokë 3 lojtarë të Vllaznisë. Mjekët ndërhynë menjëherë,…
Shkon në 72 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve. Mediat vendase bëjnë të ditur se disa persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore. Ekipet e shpëtimit janë penguar nga linjat e rrëzuara të energjisë që kanë ndërprerë energjinë elektrike, si dhe rrjetet telefonike dhe rrugët e përmbytura që mbeten të pakalueshme. Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie, duke filluar nga nesër, u tha gazetarëve Ángel Victor Torres, ministri përgjegjës për politikën territoriale. Përmbytjet e sotme raportohet se kanë qenë më të këqijat që kanë prekur…