Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndalimi i demokratëve, Noka: Terror i urdhëruar nga Rama

16:55 / October 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1730301993x6c2712d0 1762 42db 9f3e a70cd7bb127c 1024x683 140
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosbindja civile e PD-së me bllokimin e 6 akseve rrugore mbrëmjen e së hënës, ka çuar në procedim penal 195 shtetas dhe në SPAK janë dërguar 16 deputetë. Për këtë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon policinë se po ushtron terror ndaj opozitës që sipas tij është urdhëruar nga Rama. Ai dënoi arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe Pogradec dhe paralajmëroi se do të marrin përgjigjen e merituar.

“Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënë në zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë. Partia Demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veçanërisht të kryetarit të PD Pogradec, zotit Genti Çela. Në një akt banditesk i denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar”.

Sipas tij, Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile dhe u bëri thirrje demokratëve që të mos tremben.

“Opozita nuk ndalet dhe as trembet. Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile. Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile. I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetë marshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur. Çdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë. Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk është më i pamposhtur se ai i Hitlerit. Çdo prangë, çdo burgim, çdo arrestim i liderëve dhe mbështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd. Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqes dhe ushtruar lirinë dhe zemërimin e vet. Ajo herë ka kaluar. Demokratëve u bëj thirrje të mos tremben. Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh”.

Flamur Noka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026

“Rroftë mememania”, Rama: E vlerësoj kreativitetin e memeve për revolucionin imagjinar të flamingove

09:49 / June 8, 2026

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

08:11 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.