Author: tirana

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar tre projektligje. Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Kuvendit Bledar Çuçi. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”. Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”,…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Read More

DASHI Në fund gjithçka është në duart tuaja. Nëntori, në fakt, është një muaj i dobishëm, arrin të vazhdojë lidhjet e dashurisë që nuk kanë të ndalur kurrë në të kaluarën, por në të njëjtën kohë nuk është kënaqësi dhe e minimizon erotizmin. Për sa i përket punës, mos kini frikë të mos jeni në lartësinë e detyrës dhe përfitoni nga mundësitë për të folur me dikë që ka rëndësi. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 tetor 2024), yjet nuk kanë asnjë ndikim në karakter, ndaj nëse nuk jeni të kënaqur me personin që doni për shkak…

Read More

I rikthyer në Shqipëri si eurodeputet, Fredi Beleri sulmon kryeministrin Rama, teksa flet edhe për takimin e munguar në Tiranë. Sipas tij takimi me kreun e qeverisë shqiptare ishte në agjendë, por thotë se nuk e di dhe nuk ka rëndësi pse nuk u realizua. ”Ishte në agjendë, para dy-tre ditësh. Dje nuk u bë takimi, por nuk e di dhe nuk ka rëndësi se puna që duhet të bënte delegacioni në BE u krye. Unë kam takuar miqtë e mi. Kam bërë takime informale”, tha ai për A2 CNN. Sikurse kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe Fredi Beleri i…

Read More

Nga sot studentët mund të rezervojnë online dhomën e tyre në Qytetin Studenti. Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë ceremonisë së përurimit të 5 godinave të reja të konvikteve. Veliaj u shpreh se rezervimi mund të bëhet fare lehtë përmes aplikacionit “Tirana ime”, duke theksuar se kjo është mënyra më transparent për t’i shërbyer në kohë studentëve që do të aplikojnë të parët. “Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot te aplikacioni Tirana ime, siç rezervohet një hotel online ose në booking, një shtëpi, ose në Airbnb, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në…

Read More

Komisioneri për Zgjerim e BE-së, Oliver Varhelyi e cilësoi arritje hapjen e grup-kapitujve të parë të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. ”Në këtë muaj hapëm grup-kapitullin e parë të zgjerimit me Shqipërinë dhe kjo ndodhi vetëm këtë vit. Jam shumë krenar që shoh propozimet tona dhe Këshilli ka pranuar dhe është duke punuar për to”, tha ai gjatë një konference për mediet ku u paraqit paketa e zgjerimit. Varhelyi tha se është në interesin e Evropës për t’u zgjeruar dhe ndihet i lumtur që shikon që kjo temë flitet dhe diskutohet nga liderët e BE-së. Ai theksoi se korrupsioni nuk ka…

Read More

Ish-guvernatori republikan i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka njoftuar se po mbështet kandidaten presidenciale demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e javës së ardhshme, sipas “The Guardian”. “Unë do të jem gjithmonë një amerikan përpara se të jem një republikan. Do të jenë vetëm katër vite të tjera budallallëqe pa rezultate që do të na bëjnë më të zemëruar, më të ndarë dhe më të urryer. Ne duhet të mbyllim derën në këtë kapitull të historisë amerikane. Ish-presidenti Trump do të përçajë, do të ofendojë, do të gjejë mënyra të reja për të qenë më joamerikan, dhe ne, njerëzit, nuk do të…

Read More

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi të prindërve të Alban Bushit, tekniku i kombëtares së futbollit U-21. Duka i shpreh ngushëllimet Alban Bushit dhe familjes së tij për këtë humbje të madhe krahas një fotoje me fjongo të zezë. “Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi. Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Fatjonit, i cili është kthyer nga Italia në Kaninë dhe falë punës ka arritur të ketë mbi 5 mijë rrënjë ullinj dhe një ekip prej 50 punëtorësh. ”Kur vendosi të kthehej nga Italia, Fatjoni e kishte ndarë mendjen t’u kushtohej tokave të vendit të tij, kodrave me diell që shohin nga deti, në Kaninë. E nisi punën me shumë pak dhe sot ka më shumë se 5 mijë rrënjë, kalinjot shekullor, të rritur në një ballkon historik që nuk i ngjan asnjë tjetri. Tashmë, me një ekip prej 50 punëtorësh, prej shtatorit deri…

Read More

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka komentuar krimin në Shkodër, ka akuzuar ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit si përgjegjës, pasi i sipas tij, i kanë “hapur krahun” krimit të organizuar. Ai gjithashtu i bën thirrje autoriteteve që të bëjnë çmos për të kapur autorët. ”Shteti nën pushtetin e bandave. Tronditëse ngjarja në Shkodër. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës. Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët. Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes…

Read More

Dy persona të vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, në krimin që tronditi Shkodrën. Në automjetin luksoz tip ”Benz” po udhëtonin 2 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa kanë kaluar në Dobraç atyre i është prerë rruga nga një automjet tjetër që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre. Lici dhe Bushati kanë tentuar të largohen me shume se 100 metra, derisa janë përplasur. Sipas informacionit të ardhur nga policia në momentin që kanë tentuar të shmangin plumbat janë përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy kalimtarë të rastit. Për fat të…

Read More

Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë janë përplasur në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për misionin e OKB-së në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se serbët e Kosovës po diskriminohen dhe po shtypen nga autoritetet e Kosovës. Këto akuza u hodhën poshtë nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla. Gërvalla mbrojti veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, që komuniteti ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme. Ajo tha se nuk duhet t’iu…

Read More