Një shqiptar që fshehu një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij, së bashku me pajisjet e shitjes së drogës është dënuar në Angli. Mediat vendase shtetasi shqiptar Irakli Rustemi, 33 vjeç, nga Hertfordshire, u hetua nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar – një njësi e specializuar e përbërë nga oficerë të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit. Në tetor të vitit të kaluar, policia ndaloi një Citroen DS3 të bardhë në Buntingford, i cili drejtohej nga Rustemi, pasi mori informacione se ata që ishin brenda kishin një armë zjarri. Kontrollet vërtetuan se Rustemi ishte…
Author: tirana
Dramat njerëzore kanë filluar të zbulohen ndërsa ujërat tërhiqen nga përmbytjet në Valencia dhe dihen shifrat e 95 të vdekurve deri më tani nga stuhia DANA. Një dramë e tillë është ajo e familjes së Antonio Tarajona dhe Lourdes Maria Garcia, të cilët u bllokuan në zonën e Paiporta së bashku me vajzën e tyre tre muajshe, Angelina. Në një moment Antonio, Lourdes dhe Angelina e vogël u ngjitën në çatinë e makinës së tyre. Ujërat, megjithatë, ishin të shpejta dhe morën Antonion, duke lënë pas Lourdes dhe Angelina. Sipas një shoqeje të 34-vjeçares, Lourdes e ka telefonuar në orën…
Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme, radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar. Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin urrejtjen mes shtetasve; transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; transmetime të përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët; transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; transmetime të paligjshme; shkelje e standardeve për transmetimin e pamjeve të rënda mbi ngjarje kriminale etj, të…
PS rrëzon me 74 vota dekretin e Begajt për ligjin e Inspektimit, vetëm Sterkaj voton pro! Açka e Agalliu bashkon votën me socialistët.
Dibër/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare, të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale. Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda…
Përmes avokatëve të tij, ish-deputeti Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Apelit me një kërkesë për t’u njohur me vendimin e arsyetuar të Gjykatës, pas dënimit ndaj tij me një vit burg. Në letrën zyrtare avokatët e Salianjit shprehen se moszbardhja e vendimit bëhet pengesë për rekursin në Gjykatën e Lartë. E nderuar Znj. Gjyqtare, Në datë 26.09.2024, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është zhvilluar seanca e funditgjyqësore e çështjes Nr. 55000-00365-30-2020, me të pandehur Ervin Salianji etj., dhe me palë akuzueseProkurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me akuzë “Kallëzimi…
“E dua shumë muzikën por nuk jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe dëgjoj muzikën. Në mënyrë konstante kam theksuar, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, për të ndryshuar mënyrën si funksionon e gjithë shoqëria. Suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve, të gjithë duhet të ndihen autor, do të vazhdoj këtë mesazh. Ka mënyra për të shprehur mospajtimin. Anëtarët e PE patën një dialog me homologët shqiptar. Nuk mendoj se ndërprerja e Kuvendit është një mënyrë, ka mënyra të tjera. Shpresoj se do të gjendet një rrugë për të ri angazhuar opozitën.…
Rusia ka vendosur të gjobisë Google me 2.5 trilionë dollarë, si një shenjë proteste për bllokimin e llogarive në YouTube. Gjoba, e cila ka shumë zero, tejkalon PBB-në botërore, e cila vlerësohet në vetëm 110 trilion dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Google, që zotëron YouTube, ka një vlerë aktuale të tregut prej 2.16 trilion dollarë. Gjoba duhet të paguhet brenda nëntë muajve. Duke qenë se kompania me gjasë nuk pritet të gjejë menjëherë shumën e kërkuar, atëherë pas afatit do të nisë çdo ditë të dyfishohet. Shuma është rritur sepse Google nuk ka rivendosur llogaritë e YouTube që u përkasin…
Tensione ka shkaktuar në Kuvend diskutimi në lidhje me mbetjet e rrezikshme.Deputeti Erion Braçe ka ironizuar kërkesat e opozitës duke u shprehur se deputetët duhet të lejojnë të monitorojnë kontejnerët. Braçe: Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.Nuk ia…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka dalë sot në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian. Ai ka nënvizuar disa nga përfundimet dhe ka folur për disa nga çështjet kyçe. Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Ai tha dhe një mesazh të qartë për situatën e polarizuar politike. “Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në…
Minatorët janë ngritur në protestë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorëve. Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre. Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.
Deputetët e PD të cilët u lejuan të futen në sallë pasi nuk janë të përjashtuar, kanë marrë karriget e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë ambienteve të Kuvendit. Më pas deputeti Luan Baçi i ka kthyer ato përmbys, duke vendosur më pas disa pankarta. Ata kanë vijuar të qëndrojnë ulur këmbëkryq para Kuvendit. “Parlamenti është këtu, le të rrinë ata brenda”, u shpreh Dashnor Sula.