Author: tirana

Në Qytetin Studenti në Tiranë 600 studentët që jetojnë 5 godina kanë tashmë kushte më të mira. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga këto godina, të cilat u rikonstruktuan falë mbështetjes financiare të qeverisë gjermane, përmes Bankës KfW. ”Një transformim si nata me ditën godinat e reja të konvikteve në Qytetin Studenti, me hapësira të bollshme dhe kushte moderne për të gjithë studentët që do të zgjedhin të jetojnë aty gjatë periudhës së universitetit. Deri më tani janë mbaruar 5 godinat e para me kapacitet për 600 studentë ndërkohë që vijon puna edhe për 14 godina të tjera, me…

Read More

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për Serbinë. Kamberi tha se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2024 sjell një pasqyrë të rëndësishme të situatës së pakicave, me fokus të veçantë mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ky raport sipas Kamberit e konfirmon atë që e kanë ngritur vazhdimisht. ”Raporti i Serbisë 2024 është Thirrje për Drejtësi dhe Barazi për Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 sjell një pasqyrë të rëndësishme të situatës…

Read More

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, la në fuqi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Esmerald Ballën, të riun që u arrestua për vrasjen e babait të tij më 13 gusht të këtij viti, Enver Balla. Masa ishte vendosur nga Shkalla e Parë Durrës, kurse 30-vjeçari u zbulua dhe arrestua më 4 Shtator, pas hetimeve të thelluara për humbjen e 62-vjeçarit. E njëjta masë edhe për shokun e tij, Edison Brahaj, që akuzohet për moskallëzim krimi. Kërkesa për ndryshim mase ishte bërë nga ky i fundit nëpërmjet avokatit. Balla e kreu krimin me armën e zjarrit pistoletë,…

Read More

Hamasi kundërshton propozimin për një armëpushim të përkohshëm për Rripin e Gazës. Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Sipas drejtuesve të Hamasit, armëpushimi duhet të jetë i përhershëm dhe jo i përkohshëm. “Ne kemi shprehur tashmë qëndrimin tonë për idenë e një armëpushimi të përkohshëm në luftë, nëse ajo nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveç rifillimit të agresionit në një kohë të mëvonshme. Hamasi mbështet nevojën për një përfundim të përhershëm dhe jo të përkohshëm të luftës”, tha Hamas në një deklaratë. Edhe në negociatat e mëparshme, grupi militant kishte këmbëngulur gjithmonë në nevojën për një armëpushim të përhershëm…

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në Peqin, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përfshirë në një aksident në rrugë. Njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, duke i marrë jetën. Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Shoqatat atdhetare në Fier kanë nisur që tani përgatitjet për 80-vjetorin e Çlirimit të vendit dhe 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ky flamur gjigand me përmasa 800 metër katror, është qepur nga një nga rrobaqepësit më me zë në Fier dhe e financuar nga Shoqata atdhetare për Unitet dhe bashkim. Flamuri në fjalë do të shpaloset në një qytet që organizatorët e mbajnë surprizë deri në ditët e festive të nëntorit 28 dhe 29. Kristaq Ziu, kryetar i SHAUB, apelon që flamurin kombëtar ta duan të gjitha ditët e vitit dhe jo vetëm në festa apo stadiume.

Read More

Sali Berisha akuzoi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali se e ftoi ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, që ta dorëzonte progresraportin për Shqipërinë, që t’i ndodhte ndonjë incident meqë para Kuvendit po protestonin deputetët e opozitës. “Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare. I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist…

Read More

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur. Ndërkohë, pasi doli nga SPAK, ai nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Read More

Gjaku mes fiseve armike nuk është shuar në Shkodër, ku të mërkurën u shua një masakër e vërtetë. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili ndërsa mbërriti në Kuvend tha se shpreson që opozita të luajë rolin e saj. Teksa ka ndarë një foto të deputetëve të përjashtuar jashtë Kuvendit, Bardhi shkruan kjo është situata e vërtetë dhe fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë. Më tej, Bardhi shkruan se opozita është përjashtuar pa ligj dhe me një rregullore të shfuqizuar prej tre muajsh nga Gjykata Kushtetuese. ”Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e…

Read More

Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi janë të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”. Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të…

Read More

Fisi i Bajrave dhe Licëve janë ndër më të njohurit në Shkodër nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale. Hamza Lici, është personi i fundit i mbetur viktimë, pasi u vra nga një makinë në lëvizje ndërsa udhëtonte me me djalin e ish-kandidatit për deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati mbeti i plagosur rëndë me plumb në kokë gjatë atentatit. Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021. Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u…

Read More