Author: tirana

Deputet i PS-së Xhemal Qefalia, komenton veprimet e fundit të drejtësisë, ku rasti më i bujshëm është arrestimi i Ilir Metës, një arrestim i dhunshëm. Qefalia thekson se do preferonte arrestime në forma më normale, duke nënkuptuar se nuk është plotësisht dakord me mënyrën si u vu në pranga Ilir Meta. ”Veprimet ndaj drejtuesve të lartë të qeverisjes, që paraqiten në organin e akuzës, natyrisht kur ka të tilla veprime, nuk hezitoj të bëj komente. Do ishte mirë që veprime të tilla të kryhen në forma normale. Nuk jam partizan i përdorimit të dhunës, kushdo qoftë por sa kohë kemi…

Read More

Tirana mirëpriti për herë të parë botërorin e mundjes për moshën 23-vjeç dhe të rritur, në peshat jo olimpike. Me pjesëmarrjen e 2300 sportistëve nga 80 shtete, ky aktivitet i madh sportiv u zhvillua në sallën sportive ”Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë. Teksa vlerësoi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti në kryeqytet. ”Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi pritur në Tiranë dhjetëra shtete, nga të gjithë cepat e botës, dhe pavarësisht se politika ka bindje të ndryshme, ca janë majtas, ca janë djathtas, ca janë në veri, ca…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Ka disa ndryshime esenciale në referencat e mos bindjes civile në Europë me Shqipërinë. Ata që krahasojnë djegien e Athinës apo Parisit me Tiranën ose nuk e kanë idenë çfarë ndodh ose mashtrojnë. Ata që thonë bllokohen rrugët e Berlinit njësoj si Kamza apo Kavaja gabojnë rëndë. Pa u zgjatur po sqarojmë ndryshimet thelbësore. 1-Rrugët e Berlinit apo Parisit bllokohen me traktorë nga traktoristët dhe jo nga deputetët e opozitës. 2-Rrugët e Berlinit, Parisit apo Athinës digjen me molotov nga lëvizje radikale jashtë parlamentare dhe jo nga deputetët apo partitë parlamentare. “Agimi i Artë” përdundoi në burg…

Read More

Mbi 680 banorë përfitojnë nga asfaltimi i rrugës në lagjen Miravec në bashkinë e Peshkopisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në fshatin Sohodoll, ku pa nga afër punimet e kryera në rrugën që do t’i shërbejë 96 familjeve. ”Ka qenë një kërkesë e domosdoshme, ka edhe problem të tjera. Në periudhat në vazhdim do të vazhdojmë edhe kanalizimet. Fakti që ka këtë ndjeshmëri fshati, zona, tregon se kjo është një gjë e rëndësishme për ta, që u ka munguar dhe një gjë që ka munguar në zonat rurale”,-u shpreh ministri Gonxhja. Ministri tha se do të…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër për krimin me 3 të vrarë në Shkodër, si pasojë e një atentati. Berisha në Facebook ka postuar një poster, ku bën thirrje për homazhe. “Shkodra kundra krimit, kundra masakrës, nderon viktimat”,-shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.

Read More

Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, ka nxitur reagimin nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Ai ka reaguar nga qelia e burgut me anë të një letre, ku vë në dukje  qëndrimin e qeverisë në raport me krimin. ”Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e çdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron”, shkruan mes të tjerash Salianji. Letra e plotë…

Read More

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në “Panairin e Përbërësve të Ushqimit” të Amerikës së Veriut, në datat 30-31 tetor 2024. Ngjarja e këtij viti në Las Vegas shënon një moment historik të rëndësishëm për agrobizneset shqiptare, pasi ato prezantojnë produktet e tyre para mbi 18,500 profesionistëve të industrisë nga e gjithë bota. Pavijoni i Shqipërisë në stendën 1231 ishte plot me vizitorë, teksa prodhuesit kryesorë shqiptarë të vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe bimëve aromatike shfaqën produktet e tyre në një nga skenat më prestigjioze në botë. Vizitorët mësuan më shumë mbi trashëgiminë e pasur bujqësore të Shqipërisë…

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në Forumin e Funksioneve të Rojes Bregdetare Mesdhetare që për herë të parë mbahet në Tiranë, tha se Shqipëria është e hapur për të forcuar bashkëpunimin me cilin do shtet. ”Fakti që konferenca e Rojeve Bregdetare të Mesdheut zhvillohet për herë të parë në Shqipëri është padyshim një shprehje e vëmendjes së veçantë nga Komisioni Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria synon të rrisë kontributin e saj në sigurinë kolektive”. Sipas Ballukut, investimet në Portin e Durrësit dhe në atë të Vlorës janë tregues të sfidave që duhet të adresojnë rojet bregdetare. ”Rruga…

Read More

Këngëtarja Drenusha Latifi është një nga personazhet më të komentuar të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Ajo bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Disa muaj më parë, këngëtarja e njohur njoftoi se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Disa ditë pas hyrjes në shtëpi, ajo tha se ka frikë që gjatë kësaj kohe mund t’ia marrë fëmijët ish-partneri. Në lidhje me këto ngjarje, në spektaklin e ditës së nesërme (e premte), do të hyjë Atilla. Ai me siguri që dëshiron të ballafaqohet drejtpërdrejt me Latifin, gjersa saktësisht pritet të shihet se çfarë do të ndodhë,…

Read More

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për ekstradimin nga Rusia drejt Rusisë të Igor Kokunov, ku thuhet se u realizua sipas procedurave ligjore dhe vendimeve gjyqësore të miratuara nga autoritetet shqiptare. Reagimi i Drejtorisë së Buirgjeve Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov nga Shqipëria në Rusi u realizua sipas procedurave ligjore dhe vendimeve gjyqësore të miratuara nga autoritetet shqiptare. Kokunov, lindur më 10.02.1964 në Rusi, u arrestua në Shqipëri më 26.08.2023 dhe fillimisht iu caktua masa e sigurimit “Arrest në burg” për 40 ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër më 29.08.2023. Me vendim të…

Read More

Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, pasi humbi jetën në spital mbrëmë pas orë pasi u qëllua me armë. 19 ditë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe. Bushati është këshilluar që të ruhej madje që nga ajo ditë policia kishte vendosur një patrullë policie 24 orë në ditë në vendin ku dhe u tentua të eliminohej 32-vjeçari. Hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve, por deri tani s’ka asnjë autor të identifikuar. Një makinë tip ”Land…

Read More

Nedim Bajrami shënoi golin e parë në kampionatin skocez me fanellën e Rejnxhërs. Fantazisti i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës me një gol të bukur në ndeshjen ndaj Aberdin ndonëse në fund ekipi i tij nuk arriti të dalë me pikë nga kjo sfidë. Bajrami nxori në pah klasin e tij teksa në minutën e 63-të, goditi nga brenda zonës dhe me një diagonale mposhti portierin kundërshtar. Ky ishte goli i parë i Bajramit në kampionatin skocez teksa më herët 25-vjeçari ka shënuar në Ligën e Europës kundër Malmos. Aktualisht Rejnxhërs është në kuotën e 19 pikëve në vendin e…

Read More