Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit ka pranuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e Kuvendit për dënimet. Në fuqi mbeten përjashtimet me 30 ditë për djegien e karrigeve në Kuvend dhe 60 ditë për zjarrvënien. “Ne i zbatojmë katërcipërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”, tha Toni Gogu. Sa i përket përmbajtjes së nenit 4 të Rregullores, Gogu u shpreh se, Gjykata ka thënë se, “masat e shtuara disiplinore të përjashtimit nga pjesëmarrja në Komisione ose në seancë plenare deri në 30 ditë ose 60 ditë nuk janë…
Author: tirana
Atentati me 3 viktima dhe një të plagosur në Shkodër vijon të mbetet pa autor. Për ngjarjen zyrtarisht nuk ka asnjë të ndaluar, ndërsa të gjitha shoqërimet e kryera nuk e kanë ndihmuar deri më tani policinë dhe prokurorinë të bëjë të mundur identifikimin e autorëve. Të gjithë personat e shoqëruar kanë mohuar të kenë dijeni apo lidhje me vrasjen, ndërsa një pjesë e tyre që rezultojnë punonjes të bizneseve përreth, kanë treguar se nga paniku nuk kanë arritur të shohin asgjë. Burime pranë grupit hetimor se pak minuta përpara atentatit, zona ku ndodhi krimi ka patur shkëputje të energjisë…
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij. “Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për mediat e Kosovës. Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident…
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ndaj Baçit është bërë një kallëzim nga shtetasi Aredin Behari, për akuzën “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”.
Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Durrës të identifikuar si Gentjan Hasa, i cili akuzohet për një sërë vjedhjesh në qytetin bregdetar. I riu vidhte banesa, kantiere ndërtimi e dyqane, duke u kthyer në tmerr për banorët. Gjithashtu ai ishte konfliktuar me një person disa ditë më parë. Gjatë kontrollit në banesën e Hasës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli. Njoftimi i policisë: DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, si rezultat i hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes. Identifikohet, kapet…
Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, objektivi i ndërmjetëm i kërkesës për MREL për vitin 2024, arrin mesatarisht në 18.2% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kundrejt objektivit të ndërmjetëm të vitit 2023 prej 16.4%. Gjatë kësaj periudhe, sektori bankare ka përmbushur plotësisht objektivin e ndërmjetëm, duke ruajtur një kapacitet mesatar të MREL-it në nivelin 21.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.…
Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët. Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.
Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tynelin e Krrabës”. Raportohet se automjeti është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Që prej 4 tetorit të paktën një fëmije është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur çdo ditë në Liban për shkak të luftës, njoftoi dje përmes një deklarate Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). “Ndërkohë që mijëra fëmijë të të tjerë, që i kanë mbijetuar bombardimeve gjatë muajve të fundit kanë pësuar trauma akute psikologjike nga dhuna dhe kaosi rreth tyre”, shton UNICEF. Agjencia shpjegon se fëmijët në të gjithë vendin po shfaqin që tregojnë se janë prekur emocionalisht dhe në sjellje nga lufta e vazhdueshme Izrael-Hezbollah. “Ekipet e UNICEF-it vunë re fëmijë të kapluar nga frika…
Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (31 tetor) në një apartament në katin e tretë të një pallati në Ampelokipoi, Greqi. Nga ngjarja ka mbetur i vdekur një burrë, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje së bashku me Shërbimin Antiterrorist, pasi ka dyshime se ata kishin lidhje me një organizatë terroriste. Nga provat e para të grumbulluara rezulton se bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në zonën ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pistoletë 9 mm ,e cila është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, si dhe një sasi…
Sektori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Shqipëri është ndër më pak konkurruesit mes vendeve të Europës në zhvillim, sipas indeksit të Konkurueshmërisë së IT-së*, përpiluar nga Emerging Europë. Shqipëria renditet në vendin e 21, mes 23 vendeve, duke marrë një vlerësim total 36.37 pikë në 4 seksione (Talenti, Infrastruktura e IT-së, Ndikimi ekonomik dhe Mjedisi i Biznesit), shumë më poshtë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Shqipëria renditet e 21-ta në kategorinë e Talenteve me rezultatin 10.06, duke reflektuar sfidat e vendit për përmirësimin e arsimit në IT dhe zhvillimin e fuqisë punëtore. Megjithatë, iniciativa të tilla si futja…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.