Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, do të vijojë takimet me Diasporën, këtë herë me shqiptarët e Greqisë. Në një postim në Facebook, Rama konfirmoi se të dielën do të jetë në Selanik, pasi vizitoi Athinën në maj. Kryeministri shkruan se me Greqinë, vendi ynë është krah për krah në rrugën drejt Bashkimit Europian. ”Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do…

Read More

Opozita e shikon raportin vjetor të Komisionit Evropian, si një listë punësh të pakryera nga qeveria. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat, tha se shqetësimet e opozitës janë pasqyruar të gjitha në progresraport dhe tashmë është radha e maxhorancës për të kryer punët e saj që Shqipëria të hedhë hapa të tjerë drejt Bashkimit Evropian. ”Shqipëria ka nevojë që të përmbush këto angazhime, në lidhje me tregun, në lidhje me reformimin e sistemit, në lidhje me punën që duhet të kryej parlamenti, nuk kanë asnjë detyrë të vetme për opozitën. Janë të gjithë…

Read More

Eurodeputeti Fredi Beleri ka ardhur në Tiranë, ku në një intervistë televizive ka treguar nëse përfaqëson grekët apo shqiptarët në Parlamentin Europian. ”Fredi Beleri është i zgjedhur nga Demokracia e Re, duhet të dini që ka marrë 245 mijë vota, 60-70 vota ishin të shqiptarëve me dyshtetësi ose dykombësi. Unë atje përfaqësoj qytetarët grekë, jam një nga 21 deputetët grekë, por kjo nuk më ndalon që të shpreh mendimet e mia dhe të ndihmoj vendlindjen time, se kam gjysmën e jetës këtu. Unë nuk e kam fshehur, të gjithë e dinë që kam lindur në Shqipëri”,-tha në ”TCH”. Gjatë intervistës,…

Read More

Mësohet se Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të bukës pas ankesave se nëpër furra janë rritur çmimet e bukës masive. Me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje abuzive në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në tregje, autoriteti lajmëron se grupet e inspektimit kanë nisur nga puna në terren. Ngritja e çmimeve në mënyrë abuzive, sipas Autoritetit të Konkurrencës, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë. Në muajin prill Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për furrat e bukës, sipas kategorive: 7.6 lekë/kWh (kilovat-orë) për kategorinë e parë furra buke,…

Read More

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha e quan ”mosbindjen civile” si një dështim. ”Mosbindja civile, dështim spektakolar. Gjithçka bëhet për të hequr si shije të hidhur bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës. Kjo tregon se në çfarë krize besimi e ka zhytur Berisha Partinë Demokratike”, tha Basha për ”TCH”. Sipas tij, bashkëpunimi mes dy liderëve shihet edhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilën ai e cilëson si padrejtësi. ”Nuk mendoja se do guxonin të shkonin deri këtu. Të njëjtën gjyqtarë morën vendimin për t’i dhënë vulën Berishës. Rama dhe Berisha, dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njërit…

Read More

Dy kandidatët për president në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, patën një natë të gjatë me mesazhe për elektoratin. Harris premtoi se do të luftojë për njerëzit punëtorë, ndërsa në skenë iu bashkua aktorja Jennifer Lopez, e cila sulmoi Trump për diskriminimin e komunitetit latin. Ajo i kërkoi të gjithë bashkatdhetarëve të saj që të votojnë për Harris për të përmbushur ëndrrat e tyre. Nga ana tjetër, kandidati republikan foli për mashtrime në zgjedhje, por tha se beson te Zoti për fitoren e tij. Deri tani kanë votuar 62 milionë amerikanë në zgjedhjet paraprake.

Read More

Spanja po përballet me shifra tronditëse të viktimave si pasojë e përmbytjeve që ndodhën në zonën e Valencias. Sipas CNN deri më tani numri i viktimave është 202, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit. Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm. Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

Read More

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në natën e Halloween në qendër të qytetit Orlando, tha policia lokale. Raportet e para për të shtënat me armë arritën tek autoritetet rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes. Policia konfirmoi se të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat, dhe se një i dyshuar 17-vjeçar u arrestua. Viktimat u dërguan në spital dhe janë të moshës nga 19 deri në 39 vjeç, sipas Departamentit të Policisë së Orlandos. Autoritetet thanë gjithashtu se në kohën e…

Read More

Manchester United ka emëruar Ruben Amorim si trajner të ri. Portugezi 39-vjeçar, i cili do të transferohet në Old Trafford nga klubi i Lisbonës më 11 nëntor, ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ish-sulmuesi i United, Ruud van Nistelrooy, i cili mori drejtimin në mënyrë të përkohshme pasi Erik ten Hag u shkarkua të hënën, do të qëndrojë në tre ndeshjet e ardhshme të klubit. Amorim, është trajneri i gjashtë i përhershëm i United që emërohet që nga drejtimi i 26-vjeçarit Sir Alex Ferguson që përfundoi me largimin e tij në 2013.

Read More

Një shqiptare 30-vjeçare ka rënë në pranga nga policia italiane. Ajo akuzohet se ka detyruar djalin e saj të mitur të shpërndante drogë në një park lojërash. Sipas medieve italiane, së bashku me gruan 30-vjeçare, në pranga kanë rënë edhe i vëllai i saj 27-vjeçar dhe partneri italian. Policia ndaloi gruan së bashku me dy fëmijët e saj dhe gjetën një armë me numër serial të fshirë dhe disa gramë kokainë e hashash. Kjo çoi në zbulimin e një rrjeti të shpërndarjes së drogës, ku përfshihej edhe përdorimi i 14-vjeçarit për shitjen e lëndëve narkotike, nën kërcënime dhe dhunë. Shqiptarja…

Read More

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të premte në Kosovë, kryesisht në rrugën Kllokot-Viti. Sipas njoftimit zyrtar, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit, dhe ka dalë jashtë rruge. “Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humb kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e…

Read More

Tre persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të premte, pasi kanë vjedhur një automjet, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”. Të arrestuarit janë identifikuar si Ambri Taga, Arlindo Taga Kostandin Bregu. Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar…

Read More