Mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave në dy vitet e fundit mund të frenojnë largimin e të rinjve dhe të nxisë rikthimet, por a është gati Shqipëria t’i presë. Mungojnë strategjitë që koordinojnë integrimin e tyre. Si ka përfituar ekonomia nga të rikthyerit dhe sfidat që janë ndeshur imigrantët. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se në dy dekadat e fundit, një në katër emigrantë është kthyer ose rreth 250 mijë. Pas shumë vitesh në emigracion, familja Prenga u kthye në shtëpinë e lindjes në Fishtë të Lezhës rreth 14 vite më parë, duke ngritur njësinë e…
Author: tirana
Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
DASHI Në këtë fundjavë në fillim të nëntorit gjithçka është në duart tuaja. Nëntori, në fakt, është një muaj i dobishëm për vazhdimin e marrëdhënieve të dashurisë që nuk kanë ndalur kurrë në të kaluarën. Puna? Mos kini frikë të mos jeni në lartësinë e detyrës. Bëhu i zënë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 2 nëntor 2024), nëse nuk jeni të kënaqur me personin që doni për shkak të temperamentit të tij, mos prisni ndryshime të personalitetit. Kapitulli i punës: përpiquni të mbani marrëveshje të mirë me njerëzit që kanë rëndësi. BINJAKËT Ju duhet të kuptoni nëse…
Kreu i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka pritur në Këshillin Bashkiak, Antonio Pomillo, kryebashkiak i Vaccarizzo Albanese dhe Francesco Godino, kryetar i Këshillit Bashkiak, në një binjakëzim që forcon urat e bashkëpunimit. ”Pafundësisht i lumtur që bashkë me miqtë e mi të dashur, Z.Antonio Pomillo, Kryebashkiak i Vaccarizzo Albanese dhe Z. Francesco Godino, Kryetar i Këshillit Bashkiak atje, të realizonim sot në Berat aktin final të binjakëzimit mes dy qyteteve tona. Ky binjakëzim do të forcojë urat tona të bashkëpunimit që shkojnë përkrah lidhjes së ngushtë, prej gjaku mes Shqipërisë dhe zonave arbëreshe”,-shkruan Demo.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur në një takim zyrtaren amerikane, ku ka treguar se ka marrë nga SHBA-ja një asistencë policore për procesin hetimor të Policisë së Shtetit. ”Objektivi kryesor i saj është në fushën e mashtrimit me viza, pasaporta dhe forma të tjera të dokumenteve të udhëtimit, por pa lënë jashtë vëmendjes disa figura të tjera krimi që kanë interes të përbashkët për autoritetet tona ligjzbatuese”,-shkruan Hoxha. Postimi i plotë Memorandumi “Për sigurimin e shërbimeve investiguese shtesë,” në bazë të të cilit është ngritur “Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese” në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me…
Pasi disa fotove që qarkulluan në rrjet, këngëtari Luiz Ejlli ka treguar se është shtruar në spital, pasi nuk ndihet mirë. ”Mjekët më thanë nesër do jesh si kokrra e mollës”, thotë Luizi në një video. Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, nuk po pushon me publikimin e këngëve të reja dhe me koncertet kudo që ka shqiptarë.
Ndonëse në izolim në burg, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për hapjen e grup-kapitujve të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Në një postim në Facebook, presidenti i PL-së akuzon Ramën se bllokoi për një dekadë integrimin europian të vendit, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë në një stad më të avancuar. Postimi i plotë Ekzaltimi fals i Kryeministrit Rama për grupkapitujt, pasi e bllokoi integrimin europian të vendit për një dekadë është tregues i hipokrizisë dhe papërgjegjshmërisë të tij dhe bandës së “Rilindjes” për këtë proces që duhej të ishte përmbyllur prej kohësh. Shqipëria…
Stresi pas disa kohësh i shpallur në kërkim, sot në polici për t’u dorëzuar, pasi kishte një urdhër arresti ndaj tij për një përleshje të ndodhur në gusht në një klub nate në Pejë. Sipas deklaratës së babait të tij, Sali Lushaj, dhënë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai e ka shoqëruar të birin në policinë e Pejës në orën 09:00 të mëngjesit. Sa i përket masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj theksoi se nuk ka ndonjë koment, pasi kjo është një vendim i prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhen respektuar. Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi…
Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në Korçë, kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit ka një informalitet sa i takon deklarimit të pagave. Rama tha se në sektorin e ndërtimit nuk ka më paga 500 apo 700 mijë lekë në muaj, sikundër në sektorin e turizmit pagat janë sa në Greqi. ”Nuk ekziston në Shqipëri në ndërtim pagë 500-600-700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër.…
Kryeministri Edi Rama në vazhdën e takimeve me pensionistët ka ndaluar sot në Korçë, ku ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre. Sipas tij është një fakt i njohur botërisht që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. “Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë skandaloze, e menduar për të shtyrë të sotmen, pa menduar për të nesërmen e pensionistëve. Jam i bindur që kur ne morëm detyrën, situata e pensioneve ishte pa asnjë shpresë sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se çfarë…
Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj teksa ka folur për situatën politike, tha se ”mosbindja civile” nuk sjell asgjë, veçse ka përfituar mazhoranca duke kaluar ligjet pa debat. Kërkesën e Sali Berishës për qeveri teknike, e quan një karamele që ish-kryeministri kërkon t’ua shesë shqiptarëve në prag të zgjedhjeve. Sipas tij, është thjesht një paaftësi e atij grupi opozitar që të fitojë zgjedhjet. ”Ky që vjedh me patronazhistë, ky që vjedh me buxhet, vinka një ditë e bukur dhe të jepka qeverinë. Kjo nuk ndodh dhe duhet të jemi realistë. Paaftësi e atij segmenti opozitar për të synuar qeverisjen. Më 26…
Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk kanë të sosur. Driloni dhe Lela kanë biseduar të vetëm në dhomën e grimit. Ata kanë sqaruar mes vete disa gjëra në raportin e tyre. Lela i tha Drilonit që është kapur me Vullnetin për të, edhe pse i njëjti nuk i ka folur.