Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Vajkan, ku një motor është përplasur më një makinë. Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit me dëmtime të rënda.Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Author: tirana
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO). Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.Prej 162 vrasjeve të gazetarëve më 2022 dhe 2023, të verifikuara nga organizata me bazë në Paris, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet të prekur nga konflikti i armatosur. Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit.
Pak kohë më pare Revista Monitor duke iu referuar pretendimeve nga Shoqata e Bukes, Pastiçerive dhe Brumërave, vuri ne dukje që do te kete rritje të çmimit te energjisë elektrike per furrat e bukes duke filluar nga 1 nentori, por që me pas rezultoi se ishte një keqkuptim nga ana e subjekteve ne lidhje meinterpretimin mbi zbatimin e tarifës ne PIK. Operatori i Shperndarjes së Energjise Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnje rritje te mimit te energjise elektrike per furrat e bukes.Skema e faturimit per këto subjekte ka hyre prej muajit prill dhe eshte percaktuar pas dakordesise…
Ministria e Bujqësisë thotë se ka identifikuar një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) në fshatin Mëzez, në Tiranë. Vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në njoftimin e ministrisë thuhet se Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.Për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren, mëngjesin e ditës së sotme, përfaqësues të MBZHR dhe AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, në Fshatin Mëzez, Njësia Administrative Kashar. Shërbimi Veterinerar mbikqyri dhe monitoroi nëpërmjet kampionimit edhe ferma të…
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka shprehur ngushëllimet e tij të ndjera për ndarjen nga jeta të priftit të Kishës Mat, Bulqizë, Dibër, Don. Xhanfranko. Në ceremoninë e varrimit të Don Xhanfrankos, Malaj tha se kjo është një ditë e trishtë për të gjithë. Fjala e plotë si më poshtë: I nderuar ipeshkv i Dioqezës së Rrëshen, Mat, Bulqizë, Diber, monsinjor Gjergj Meta! Të nderuar miq, Sot është një ditë trishtimi për të gjithë ne, ndarja nga jeta e Don Gianfranco Cadeneli, për të cilin jemi lutur çdo ditë që t’ia dilte sëmundjes së rëndë dhe të ishte në…
Raketat e lëshuara nga Libani plagosën 11 persona në Izraelin qendror të shtunën, thanë shërbimet izraelite të urgjencës, pasi njëra prej tyre goditi një shtëpi. Luftimet janë përshkallëzuar midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah që nga shtatori dhe shpresat se përpjekjet e SHBA-së do të çonin drejt një armëpushimi këtë javë janë zbehur. “Ne dolëm dhe pamë pluhur, fëmijë që bërtisnin, gra që bërtisnin dhe të gjithë shkuan në shtëpinë që u godit”, tha Qasim Mohab, një banor i Tirës, ku ra raketa. “Ne ishim në gjendje të evakuonim dhe shpëtonim ata që ishin brenda shtëpisë dhe falë Zotit…
Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian është edhe një futbollist. Ai ishte Josè Castillejo, 28 vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18 vjeç. Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll). Madje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë…
Rudina Muça/ Prej gati 7 vitesh punoj si gazetare pranë Departamentit të Lajmeve në Top Channel , ku mbuloj sektorin e sigurisë ushqimore dhe bujqësisë. Në këto vite jam përpjekur që si gazetare t’i ngjaj sime motre edhe pse ajo merej me një tjetër sektor, atë të kronikës së zezë. Por një gjë e kemi pas të përbashkët kurrë nuk kemi bërë kompromis para të vërtetës. Silvana është ime motër, dhe prej katër vitesh punon pranë AKVM, si specialiste, drejtori kjo e MBZHR, në këto vite secila nga ne ka bërë punon e vet pa ndërhy trek njëra-tjetra. Dhe këto…
Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, Kamala Harris zgjodhi që fushatën e saj të radhës ta bënte në Milëaukee, aty ku një tjetër personazh i njohur u ngjit në podium për të folur. Pas Beyonce dhe Jennifer Lopez, një tjetër yll i muzikës iu bashkua fushatës së kandidates demokrate. Bëhet fjalë për reperen e njohur Cardi B, e cila në fjalën e saj u shpreh se nuk kishte ndërmend të votonte për askënd, derisa dëgjoi fjalët e Kamalës. “Bashkimi në këtë garë më ndryshoi plotësisht mendjen. Nuk kisha besim te asnjë kandidat… derisa ajo tha gjërat që doja të dëgjoja.…
Gati 200,000 banorë të një qyteti perëndimor japonez u urdhëruan të evakuoheshin të shtunën pasi autoritetet kishin frikë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet nga shirat e dendur pas një tajfuni. Qyteti i Matsuyama, në prefekturën Ehime, dha një paralajmërim duke u kërkuar 189,552 banorëve të dhjetë reparteve të tij që të evakuohen urgjentisht dhe të kërkojnë strehim menjëherë, tha një zyrtar komunal për AFP. Megjithatë, nuk është e detyrueshme që banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, “ajri i ngrohtë dhe i lagësht po shkakton shi të dendur të shoqëruar me stuhi në Japoninë…
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Rreth 1900 persona raportohet si të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike në Valencia. Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska.Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska. Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka të ngjarë të rritet shumë më tepër për shkak të numrit të lartë të personave që rezultojnë të zhdukur, 1900 njerëz. Ekspertët kanë gjetur rekorde të reja, pasi rreth 42 litra shi për metër katror ranë në vetëm 10…