Author: tirana

Kabinat e drurit në liqenin e Çekrezit në Tiranë, janë kthyer në një destinacion turistik, ku vizitorët mund të përjetojnë qetësinë që të fal natyra. Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Vanit, i cili kishte vetëm çantën e kampingut në shpinë kur nisi të zbulonte natyrën e Shqipërisë në këmbë, gjatë pandemisë. ”Vani kishte vetëm çantën e kampingut në shpinë kur nisi të zbulonte natyrën e Shqipërisë, në këmbë, gjatë pandemisë. Nëpër ecjet e gjata, shtigjeve e maleve, zhvilloi idenë për të ndërtuar kabinat e drurit që gjenden mes kodrave të liqenit të Çekrezit, pak minuta larg Tiranës. Sot,…

Read More

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris vjen nga një prej zonave më të larmishme dhe liberale të Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Oakland i Kalifornisë korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble, ajo e ka ndërtuar karrierën duke gërshetuar rolin si zyrtare e rreptë e zbatimit të ligjit me atë të reformatores me shikim nga e ardhmja. Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj fillon në lagjet e larmishme dhe progresive të Gjirit të San Franciskos. Prindërit e saj emigrantë, Shyamala Gopalan nga India dhe Donald Harris nga Xhamajka, u takuan në Berkeley të Kalifornisë, ku…

Read More

I arti kuqezi, 23-vjeçari Ernest Muçi po kalon një moment mjaft pozitiv te Besiktas në Turqi. Edhe pse nuk aktivizohet shumë nga Sylvinho, Muçi ka realizuar një tjetër gol në kampionat. Këtë herë 23-vjeçari shënoi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij kundër Kasimpasa. Ky ishte goli i dytë i Muçit në 6 ditë, pasi të hënën shqiptari shpiku një supergol kundër Gallatasarayt edhe pse nuk e shmangu dot humbjen 2-1. Megjithatë ai realizim i mundsoi Muçit vendin e titullarit ditën e sotme, ndërsa këto gola kanë lënë pas nisjen e vështirë të sezonit. Tani sulmuesi është rikthyer të…

Read More

Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do ta udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit. Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm. “Policia zbuloi se një mjet ndezës në kutinë e votimeve kishte shkaktuar zjarrin”, tha zëdhënësi i…

Read More

Në Bulqizë është inauguruar qendra e parë ditore për pensionistët në këtë qytet, një projekt që i dedikohet posaçërisht komunitetit të moshës së tretë dhe do të ofrojë një sërë shërbimesh. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se kjo është qendra e parë e këtij lloji në Bulqizë, që i dedikohet posaçërisht komunitetit të moshës së tretë dhe do të ofrojë një sërë shërbimesh. ”Deri më tani, nuk ka ekzistuar asnjë hapësirë e dedikuar për të moshuarit, dhe kjo qendër vjen për të plotësuar këtë nevojë të rëndësishme. Ajo ofron një sërë shërbimesh, përfshirë kontrolle shëndetësore të rregullta…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për ngjarjen në kufi, ku gazetarët shqiptarë u mbajtën peng për tre orë nga efektivët helenë. Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në kufi dhe privimin për të ushtruar detyrën një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë, të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve. “Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut,…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar dënimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji me 1 vit burg. Topi la të hapur tezën se Salianji mund të jetë bërë shembull, ndërsa shtoi se nuk i vjen mirë të shohë një politikan të dënuar dhe pas hekurave. ”Ndoshta mund të jetë bërë shembull. Në politikë duhet të kesh dy sy para dhe 4 pas, jo në rastin në fjalë se nuk kam fakte. Ata që ti ke në krah, por në fakt të gjuajnë nga pas. Politika është një sport i vështirë që duhet që hapat t’i bësh në mënyrë racionale sepse ka…

Read More

Komisioni i Disiplinës u tregua i ashpër për incidentin e paprecedentë në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, duke dënuar klubin bardheblu të luajë gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë përveç gjobës 300 mijë lekë. Një vendim që nga grupimi ultras i bardhebluve, ‘Tirona Fanatics’, e ka quajtur skandalaz dhe më të fortë se çmund ta merrte edhe rregjimi diktaturës. Ata shkojnë më tej duke e quajtur komisionin e Disiplinës të padisiplinuar dhe FSHF-në si Federatën Serbe të Futbollit Shqiptar. Për këtë vendim ka folur sëfundmi edhe trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi. ”Nuk e prisnim. Është diçka që patjetër…

Read More

Ekipet e mediave shqiptare prej disa orësh mbeten të bllokuar në doganën e Kapshticës, pasi ishin nisur për të ndjekur takimin që do të ketë nesër kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Pala greke iu ka mbajtur përkohësisht pasaportat gazetarëve dhe operatorëve, duke i ndalur udhëtimin drejt Selanikut. Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi tha se ka pasur një komunikim telefonik me eurodeputetin grek, ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. ”Unë edhe për shkak të kontakteve që kam pasur ditën e fundit jam përpjekur që të komunikoj edhe me eurodeputetin grek, pjesë e partisë së kryeministrit të Greqisë,…

Read More

Është 17 vjeç dhe vlen 40 milionë euro. Ai është Pau Cubarsi, talenti i radhës në mbrojtjen e Barcelonës që këtë sezon me ”Hansi Flick” ka luajtur 14 ndeshje, 11 në La Liga dhe tre në Champions League. Cubarsi ka qenë tre herë pjesë e Spanjës dhe ka fituar trofeun Olimpik. Përtej sportit, djaloshi i artë që ka kontratë me Barcelonën deri në 2027 nuk ka lënë pas mësimet, duke treguar se si e ndan jetën mes pasionit dhe studimeve. ”Unë po studioj në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë stërvitem në mëngjes pastaj shkoj në shkollë në…

Read More

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë gjatë dy viteve të fundit, sipas një raporti të ri të UNESCO-s të publikuar sot. Nga 162 vrasjet e gazetarëve në 2022 dhe 2023 të verifikuara nga organizata shkencore dhe kulturore me bazë në Paris, më shumë se gjysma kanë ndodhur në një vend të prekur nga konflikti i armatosur. ”Shumica e profesionistëve të medias vdiqën në vendin e tyre”, sipas raportit. ”Ata që vdiqën në vende që nuk u prekën nga një konflikt u vranë për shkak të punës së tyre mbi krimin e organizuar ose korrupsionin ose gjatë raportimit për protesta”,…

Read More

Nesër (e dielë), kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik, në kuadër të turit të takimeve me shqiptarët e Diasporës. Por që këtë pasdite gazetarët duken se po hasin probleme. Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat. Ata raportojnë se autoritetet kanë qenë njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik. Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Në Selanik për sigurinë e…

Read More