Kryeministri Edi Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik. “Do të bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!”, tha ai në mbyllje të takimit.
Author: tirana
Kombet e Bashkuara kanë thënë se situata humanitare në Liban është më e keqe sesa gjatë luftës së fundit kundër Izraelit, 18 vjet më parë. “Situata humanitare në Liban i ka tejkaluar nivelet e ashpërsisë së luftës më 2006”, ka thënë Zyra e OKB-së për Ndihmë Urgjente (OCHA) të dielën. “Situata është përshkallëzuar sërish në ditët e fundit, ushtria izraelite është duke lëshuar urdhra për zhvendosje të banorëve nga Baalbek dhe Nabatieh, pak para se të sulmohen këto lokacione”. Zyra e OKB-së ka thënë se përveç të vdekurve, situata është vështirësuar edhe nga “shkatërrimi i infrastrukturës kritike, përfshirë kujdesin shëndetësor,…
Duke folur para shqiptarëve në Selanik, Edi Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës, duke thënë se PS është e vetmja forcë politike që ka çliruar drejtësinë nga duart e partisë në pushtet. Për arrestimet e politikanëve të PS nga SPAK, ai tha se për “arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashkë për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë”. Ai u shpreh se reformën në drejtësi nuk mundën…
Rama në SELANIK- “Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm jam në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj. Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së…
Rama në Selanik: “Në pranverën e ardhshme kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtarë me të drejta të plotë në BE. Për ti dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Evropës që i keni dhënë familjes tuaj mundeshe që të përfitojë ngatë mirat e të jetuarit brenda familjes së bashkuar evropiane, për të bërë të mundur që bashkë me shqiptarët e Shqipërisë, me ju këtu në Greqi, me të gjithë shqiptarët e Evropës dhe Amerikës, në ta ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE, në Bruksel. Brenda kësaj dekade”
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin me shqiptarë të Selanikut, u ndal edhe tek një protestë e mbajtur para nisjes së takimit. Ai i quajti fantazma të gjalla të së shkuarës, ata që ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit” “Vorio Epiri është një term i vdekur. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme”, tha ai.
Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë. Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi Albert Pali, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme. Sipas informacionit të fundit, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, autoritetet po mbledhin informacione për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë incident.
Kryeministri Edi Rama, në takim me shqiptarët në Selanik, u ndal tek bllokimi për disa orë i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë. Ai tha se kjo situatë është absurde, ndërkohë shtoi se Shqipëria nuk është bërë pengesë për huaj e gazetarëve grekë në territorin shqiptar. “Dua t’ju shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëria për të ndjekur këtë takim, të cilët u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek, për ndërhyrjen e tij për zhbllokimin e një situata absurde, që s’mund ti ndodhë…
SELANIK- Përgatitjet janë drejtë përfundimit në sallën ku kryeministri Edi Rama do të realizojë një takim me shqiptarët e Selanikut, i dyti në Greqi pas atij të muajit majit në Athinë. Bëhet me dije se para se Rama të flasë, këngëtarët Noizy dhe Anxhela Peristeri do të performojnë disa këngë. Pas këtyre performancave, Rama më pas do të flasë për të pranishmit dhe do të ketë edhe bashkëbisedim me ta, njëlloj si në takimin e New York-ut. Ndërkohë pak orë nga nisja e takimit ka nisur dhe kontrolli i fundit i sigurisë brenda dhe jashtë sallës ku do të zhvillohet aktiviteti.
Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraelin, nëse Irani kryen tjetër sulm kundër aleatit amerikan, ka raportuar platforma Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit, në dijeni të zhvillimeve. Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, më 1 tetor, si përgjigje ndaj vrasjeve të disa figurave të lidhura me Iranin në Lindje të Mesme, izraelitët janë përgjigjur me sulme në pika ushtarake iraniane, ndonëse nuk kanë goditur zonat bërthamore, apo ato për prodhim të naftës, siç janë frikësuar disa. “U kemi thënë iranianëve, nuk do të mund të…
Sot, më 3 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.2 lekë dhe shitet 91.2 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa në shitje me 98.6 lekë. aundi britanik sot blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.6 lekë, në shitje me 104.6 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.6 lekë dhe në shitje me 66 lekë. Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.6 lekë, në shitje me 104.6 lekë.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka postuar sot në rrjetet sociale disa pamje nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Ky aks është pjesë e korridorit VIII. Sikurse shihet në videon e mëposhtme, punimet në këta aks rrugor vazhdojnë ende. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.