Author: tirana

Agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, duke cituar shifra nga OBSH, tha se kishte pasur 36 sulme izraelite në objektet e kujdesit shëndetësor që nga përshkallëzimi me Hezbollahun në shtator. Sipas agjencisë, 85 punonjës shëndetësorë janë vrarë dhe 51 të tjerë janë plagosur ndërsa ishin në detyrë nga 17 shtatori deri më 31 tetor. Në një deklaratë thuhet se reaguesit e parë mjekësorë vazhduan të operonin në “situata shumë të rrezikshme”, duke vënë në dukje se sulmet izraelite kishin vrarë të paktën gjashtë prej tyre në Libanin jugor më 31 tetor.

Read More

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të diel tubimin në Selanik, në kuadër të turit me shqiptarët e diasporës. Tubimi i kreut të qeverisë shqiptare do të fillojë në orën 11:00. Vizita e dytë e kryeministrit Edi Rama në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën, nuk është mirëpritur nga ultracionalistët grekë. Përmes një deklaratë zyrtare, partia ultranacionaliste greke, “Fronti Kombëtar” e cilëson kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa sjell në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare. Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi këtë takim duke…

Read More

Dashi Do jenë disa planetë bashkë që do ndikojnë në jetën tuaj sot dhe do iu japin më shumë energji. Ju që keni një lidhje do besoni tej mase tek partneri juaj dhe në një moment mundet edhe të mërziteni kur ai të mos ju kushtojë vëmendjen e duhur. Dijeni që ai ju do seriozisht, por edhe puna e tij ka rëndësi të madhe. Ju beqarët nuk do i kontrolloni dot ndjenjat dhe pa u menduar gjatë do ua shprehni ndjenjat dikujt. Fatmirësisht do mësoni se gjithçka është reciproke. Në punë nuk do i bëni gjërat përgjysmë, por do ju…

Read More

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Read More

Sali Berisha, nga dritarja e banesës këtë mbrëmje komentoi tubimin që u mbajt këtë të shtunë në Shkodër pas masakrës me 3 viktima disa ditë më parë. Akuza e Berishës, është se krimi i 30 tetorit është i licencuar nga banda e PS-së. ”Të dashur miq, masakra e Shkodrës e datës 30 tetor, para se të jetë një histori krimi, para se të jetë një histori mafioze, është një histori krimi dhe mafie shtetërore, e para;ajmëruar por e licencuar nga shteti mafioz. Kjo masakër ndodhi edhe pasi një nga viktimat e saj, i ndjeri Arlind Bushati, 32 vjeç, e kishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një postim në platformën X për turizmin, thotë se aeroporti i Tiranës ka rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia. Këtë tetor sipas Ramës, aeroporti arriti në 942 mijë pasagjerë, ose 47% më shumë se tetori i vitit 2023. Ndërkohë deri më tani aeroporti i Tiranës është rritur me 3.2 milion udhëtarë më shumë se sa vitin e shkuar. Albania's Skyrocketing✈️🇦🇱Tirana Airport (the fastest growing airport in Europe since pandemic) hit 942K+ passengers in Oct '24, up 47% from '23🦅Yearly, we're up by 3.2 MILLION travellers through TIA⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️Discover why everyone's talking about Albania☀️🌊🏖️⛱️⛰️Come…— Edi…

Read More

Myrto Uzuni ka shënuar golin e radhës për Granadën, në sfidën e luajtur në transfertën baske të Zaragozës. Derbin shqiptar të ligës së dytë spanjolle e ka fituar Keidi Bare, edhe pse mesfushori kuqezi nuk luajti asnjë minutë. Uzuni shënoi në portën e Zaragozës në minutën e 84’, por goli i tij vlen sa për statistikë, pasi vendasit triumfuan me rezultatin 2-1, duke u shkëputur me 3 pikë nga Granada në luftën për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Përtej faktit që Granada renditet në vendin e tetë, sulmuesi beratas po shkëlqen në aspektin personal, pasi deri më tani…

Read More

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri i cili ndodhet në Amerikë ku po ndjek nga afër garën presidenciale, në një intervistë në “Ora News” u shpreh është një garë e ngushtë mes Trump dhe Harris, ndërsa për votën e Diasporës, theksoi se procesi duket i mbarë dhe në rrugën e duhur. ”Kemi një garë shumë të ngushtë, edhe sondazhet e tregojnë këtë. Janë shumë afër fitores, qoftë Trump, qoftë Harris. Të dy kandidatët janë shumë afër. Sipas sistemit elektoral që ka SHBA, në fakt zgjedhjet këtu vendosen nga një grusht shtetesh të cilat shpesh herë përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Janë 5-6…

Read More

Përpos luftës në kampionat dhe ndeshjes së radhës me Egnatian kryesuese, bardheblutë mendojnë edhe për të zbutur dënimin e Disiplinës, që e dënoi klubin me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri në fund të sezonit. Reagimi i parë zyrtar i bardhebluve erdhi nga trajneri Shkëmbi. Për sa i takon ndeshjes, bardheblutë e kanë të qartë që nevojitet vetëm fitorja përballë kampionëve në fuqi. Të dy ekipet kërkojnë pikën e kthesës së sezonit. Këtë të dielë luhen edhe sfidat Elbasani-Dinamo në orën 14 dhe Vllaznia-Skënderbeu në 17:00. Java e 12-të e Superiores mbyllet me përballjet e të hënës, Bylis-Laçi dhe Partizani-Teuta.

Read More

Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria si detyrim ka edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa. Apartamente banimi, me qira, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë dhe mbështetjen në energjinë e rinovueshme. “Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore…

Read More

Klajdi Hatija është 21-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ndërroi jetë tragjikisht disa orë pas tek spitali i Traumës. Ai po udhëtonte me motor në aksin Fier- Vajkan kur u përplas nga një automjet. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me studentë dhe profesionistë shqiptarë në Selanik. Në këtë takim u diskutuan përshtypjet dhe planet e tyre për rikthimin në Shqipëri, duke u theksuar angazhimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Balla vlerësoi cilësinë e lartë të edukimit që marrin shqiptarët në Selanik dhe përpjekjet e tyre profesionale për të shkëlqyer. “Nuk kam gjetur deri tani një që të ketë studiuar në Selanik dhe të mos jenë në një nivel shumë të mirë në aspektin profesional. Më vjen mirë…

Read More