Një gazetar është vrarë çdo katër ditë gjatë dy viteve të fundit, sipas një raporti të ri të UNESCO-s të publikuar sot. Nga 162 vrasjet e gazetarëve në 2022 dhe 2023 të verifikuara nga organizata shkencore dhe kulturore me bazë në Paris, më shumë se gjysma kanë ndodhur në një vend të prekur nga konflikti i armatosur. ”Shumica e profesionistëve të medias vdiqën në vendin e tyre”, sipas raportit. ”Ata që vdiqën në vende që nuk u prekën nga një konflikt u vranë për shkak të punës së tyre mbi krimin e organizuar ose korrupsionin ose gjatë raportimit për protesta”,…
Author: tirana
Nesër (e dielë), kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik, në kuadër të turit të takimeve me shqiptarët e Diasporës. Por që këtë pasdite gazetarët duken se po hasin probleme. Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat. Ata raportojnë se autoritetet kanë qenë njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik. Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Në Selanik për sigurinë e…
Reperi i njohur, Stresi është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, derisa gjithashtu njoftoi se do të performojë në një klub nate në Tiranë. ”Sapo dola shihemi sonte”, shkruan reperi në postimin e tij. Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij. Stresi ishte në kërkim me javë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në…
Një vatër e gripit të shpendëve ka shpërthyer në Mëzez të Tiranës, në një fermë familjare. Gjatë ditës së sotme është kryer kontrolli në vatrën ku ka shpërthyer gripi i shpendëve, për të marrë masat e duhura. Ministria e Bujqësisë në një njoftim, bën me dije se është e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat në të gjithë qarkun e Tiranës. ”Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Moslejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim. Në fokus të këtij takimi, krahas prezantimit mes palëve, ishin diskutimi rreth mundësisë së ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe rreth mundësive për shkëmbim vizitash dhe eksperzite, me qëllim aplikimin e eksperiencave dhe metodave policore më frytdhënëse. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri uroi Prodën për detyrën, shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit, si dhe konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin për të iniciuar…
Edhe pse është në qeli në burgun 313, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e pensioneve. Meta thotë se kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 11 viteve në pushtet nuk e ka penguar askush për të rritur pensionet, dhe se indeksimi me 4.1 % i pensioneve është një tallje dhe poshtërim që Rama i bën të moshuarve. ”Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin…
Dinamikat në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, sa vijnë dhe shtohen. Aktori Rezarti për një moment derisa ishte duke folur me Drenushën, i tha se ka bërë gati valixhen. “Nuk kemi më kujdes, derisa të na thërrasin te dera, valixhen e kemi bërë gati, për Zotin s’do rri më unë, rri me Mevlanin, vazhdoi ti”, u shpreh Rezi. Ditët e fundit, aktori është parë më i qetë në lojën e tij. Se çfarë do të ndodh, kjo pritet të shihet në ditët në vijim.
Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të kantierit, ku thekson se vijon puna pa u ndal dhe se deri më tani në këtë lot është realizuar 80% e punimeve. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje. ”Unaza e Madhe e Tiranës, ku puna vazhdon pa u ndalur”,-shkruan Rama.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përmbyllur nëpërmjet një aktiviteti të veçantë fushatën ndërgjegjësuese “Ia vlen të jetosh” mbajtur përgjatë muajit tetor për parandalimin e kancerit të gjirit. Pjesë e eventit organizuar në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nën moderimin e gazetares së njohur, Rudina Xhunga, u bënë edhe gra e vajza të cilat ndanë më të pranishmet, histori personale se si ia dolën të fitojnë betejën me sëmundjen e kancerit të gjirit. Në fjalën e saj Koçiu u shpreh se tetori rozë u shoqërua me aktivitete të shumta ndërgjegjësuese nga veriu në jug,…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Disporën, zhvilloi një takim me drejtuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Selanik, Greqi. Diskutimet u përqendruan në disa çështje kyçe që prekin komunitetin shqiptar në këtë vend, duke përfshirë mësimdhënien në gjuhën shqipe, nevojën për një qendër kulturore, dhe problematikat lidhur me dokumentacionin e qëndrimit dhe njohjen e pensioneve. Balla theksoi rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar, duke vënë në dukje se shoqatat kanë ndihmuar në integrimin e bashkëkombasve dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve. “Shoqatat…
Mjalti është një nga produktet natyrale më të vlerësuara që nga kohërat e lashta dhe përdoret jo vetëm si produkt natyral dhe ëmbëlsues, por edhe në mjekësinë tradicionale si ndihmës në trajtimin e gjendjeve të ndryshme, nga lehtësimi i kollës dhe dhimbjeve të fytit e deri te shërimi i plagëve. Sot ne njohim rreth 300 lloje të ndryshme mjalti. Mjalti përbëhet nga më shumë se 80% karbohidrate dhe pak më pak se 20% ujë. Studimet kanë zbuluar më shumë se 600 përbërës në mjaltë që kanë një efekt potencialisht të dobishëm në shëndetin e njeriut. Për sa i përket përbërjes…
Hajdutët me një shije për pop-art, kanë thyer dyert e Galerisë MPV në Oisterwijk, Holandë të premten përpara se të vidhnin dy printime ekrani nga seria “Reigning Queens” të Andy Warhol, njëra nga seria me Mbretëreshën Elizabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe tjetra që përshkruan Mbretëreshën Margrethe II të Danimarkës. Sipas raportimeve, dy ekraneve iu thyen kornizat dhe mund të jenë “dëmtuar rëndë” gjatë grabitjes. Galeria bëri të ditur se grupi i printimeve ishte i rrallë “sepse të gjitha kishin të njëjtin numër” dhe se është “turp i tmerrshëm” që seria është ndarë. Në një rast të gllabërimit të më…