Rreth 1900 persona raportohet si të zhdukur pas përmbytjeve apokaliptike në Valencia. Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska.Numri i njerëzve që humbën jetën nga përmbytjet është rritur nga 205 në 207, sipas ministrit të brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska. Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka të ngjarë të rritet shumë më tepër për shkak të numrit të lartë të personave që rezultojnë të zhdukur, 1900 njerëz. Ekspertët kanë gjetur rekorde të reja, pasi rreth 42 litra shi për metër katror ranë në vetëm 10…
Author: tirana
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë pasi u përplas sëbashku me të shoqin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat. Burime bëjnë me dije se në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më…
Letra e Ervin Salianjit: Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çeshtje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar! Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e debimit dhe arsyetimin…
Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Shkodër, pasi morën porosi dhe dogjën dy automjete. Po ashtu është identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave. Të arrestuarit janë Elvis dhe Klevis Serraj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi” Në kuadër të operacionit u…
Shumica e gjermanëve janë për zgjedhje të parakohshme. Ata janë të pakënaqur me qeverinë. Pak para zgjedhjeve në SHBA, gjermanët preferojnë Harris. Sipas sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, gjermanët janë të pakënaqur me qeverinë e tanishme të partive SPD ,FDP dhe të Gjelbrit, e cila është në pushtet që nga 8 dhjetori 2021. Aktualisht janë rreth 85 për qind e gjermanëve të pakënaqur me performancën e qeverisë, ndërsa vetëm 14 për qind e vlerësojnë pozitivisht punën e këtij koalicioni. ARD-Deutschlandtrend bën sondazhe të këtilla për punën e qeverisë federale që nga viti 1997. Sondazhi i tanishëm është më i keqi për qeverinë…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”. Kryeministri Rama u shpreh se konsumon më shumë se 10 kafe në ditë, por shtoi se nuk i shkakton shqetësime si dridhje. Kreu i qeverisë zbuloi se fle shumë pak orë, ndërsa theksoi se sasia e kafesë së pi “atë pak gjumë nuk ma ngacmon”. Por, Rama u shpreh i shqetësuar se “çfarë faturash të regjistron më vonë”, referuar problemeve në shëndet. “Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj…
Shtetet e Bashkuara njoftuan ditën e sotme një paketë të re ndihme ushtarake prej 425 milionë dollarësh për Ukrainën, në një kohë kur Uashingtoni akuzon Korenë e Veriut se ka dërguar trupa në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas. Kjo paketë e re, e shpallur përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, përfshin pajisje të mbrojtjes ajrore, municione artilerie, automjete të blinduara dhe armë antitank, sipas Departamentit të Mbrojtjes. Këto armë vijnë nga stoqet tashmë ekzistuese të ushtrisë amerikane. Uashingtoni “do të vazhdojë të punojë për të përmbushur nevojat urgjente që ka Ukraina në fushën e betejës për t’u mbrojtur kundër…
Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri. Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me…
Në podcastin “Flasim” Kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për pensionet, duke u shprehur se me rritjen ekonomike, do të ketë një rritje të nivelit të pensioneve. Rama tha se mund të ketë 1000 mënyra për të fshehur pagat reale të punonjësve dhe nuk ëhstë e lehtë për administratën tatimore që të gjejë, por me të gjitha masat, besoj se do të bëhet gjithçka që të arrihet ky formalizim. Kryeministri tha se nga 2013 deri më sot janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 300 mijë punonjës, që punonin në të zezë. Ai tha se po…
President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditur liderin kryesor të opozitës dhe kryetarin e Stambollit për deklarata që ai i ka cilësuar si shpifje, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këto deklarata, sipas padive, ishin bërë gjatë një tubimi protestues një ditë më parë. Të dorëzuara më 1 nëntor, dy paditë e ndara janë ngritur ndaj Ozgur Ozel, kreut të Partisë Popullore Republikane (CHP), dhe kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Njëra padi akuzon Ozelin për “ofendim publik të presidentit” dhe për “kryerjen e krimit ndaj reputacionit dhe nderit të zyrës së presidentit”. Tjetra padi pretendon se Imamoglu kishte bërë…
Nga e hëna ‘Libra’, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skriningun e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”: vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian. Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia…
Qendra e Integruar e Koordinimit që menaxhon pasojat e stuhisë DANA e cila shkaktoi fatkeqësinë më të keqe natyrore të shekullit në Spanjë, e rriti dje të premten numrin e të vdekurve në Komunitetin e Valencias në 202. Numri të cilit duhet t’i shtohen edhe tre viktima në Castilla-La Mancha dhe Andaluzi, duke e çuar numrin total në të paktën 205. Ndërkohë vijojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe restaurimi i banesave, rrugëve dhe infrastrukturës. Ministria e Brendshme po dërgon 4473 policë dhe policë në zonat e prekura, njoftoi mbrëmë qeveria, duke dhënë një pamje të problemit që ende mbizotëron…