Author: tirana

Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit. Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë burokraci: Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, pothuajse çdo e treta kompani industriale po planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë vendit për shkak të kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në Gjermani. Siç zbuloi një sondazh i menaxherëve të lartë nga 115 kompani industriale gjermane të porositur nga firma konsulente EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin lokacione të reja jashtë vendit – vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të…

Read More

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë. Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në…

Read More

Kjo e hënë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 23 gradë Celsius. Temperaturat minimale këtë mëngjes kanë nisur nga 2-10 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 2 ballë.

Read More

DASHI – Në dashuri është një ditë për t’u sqaruar, veçanërisht nëse ka pasur tensione. Hapja ndaj dialogut do të jetë e dobishme për të rivendosur harmoninë. Në punë, mos u dekurajoni nga pengesat e vogla; me vendosmërinë e duhur, gjithçka do të jetë mirë. DEMI – Një ditë e favorshme për fillime të reja. Nëse keni projekte në pritje, tani është koha për t’i vënë ato në lëvizje. BINJAKËT – Komunikimi është në qendër të vëmendjes. Është një kohë e mirë për të shprehur hapur dhe sinqerisht mendimet dhe ndjenjat tuaja. GAFORRJA – Kujdes në dashuri sepse yjet janë pak djallëzorë. Mos…

Read More

Kur na ndajnë pak ditë para zgjedhjeve në SHBA, kandidatja demokrate, Kamala Harris, i është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me Shtet e Bashkuara. “Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Harris. Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve,…

Read More

Myrto Uzuni po spikat në La Liga 2 këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares është padyshim lojtari i momentit nga Granada, pasi ka asistuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër. Ndërkohë që kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare i regjistron këto numra në 11 ndeshje ku ka luajtur. Asnjë nga ekipi i Uzunit nuk ka bërë më mirë se ai, te liga e dytë për nga rëndësia në futbollit spanjoll. Pas 29-vjeçarit te Granada është Riçard Sançes dhe Lukas Boje me nga dy gola. Uzuni po ashtu është 3 gola larg barazimit të rekordit, si golashënuesi më i mirë në historinë e…

Read More

Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit të planeve të masave, garantoi mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë, në Tiranë, të Maratonës së Tiranës, si dhe të disa tubimeve. ✅80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme. ✅675 shtetas u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët. ✅Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 640 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, sasi fara kanabisi, pajisje…

Read More

MALIQ- Lihet në burg Shpëtim Çukën, i cili 5 ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele, teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg për babin e të miturit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 tetorit, rreth orës 7:30 minuta, kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës. Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit qëndronte në telefon dhe nuk shkonte…

Read More

Kur amerikanët të zgjedhin presidentin e ri, ajo/ai me më shumë vota mund të mos jetë fituese/i. Sistemi elektoral në SHBA jodemokratik? Për një kohë të gjatë, SHBA-ja e shihte veten si një demokraci shembullore: Një vend ku kombet e tjera mund të kthenin sytë, kur ndërtonin demokracitë e tyre pas fitimit të pavarësisë ose largimit të regjimeve autoritare. Kjo manifestohet edhe në metaforën “city upon a hill”- “qytet mbi një kodër”. Politikanët nga John F. Kennedy e deri te Barack Obama i janë referuar SHBA-së si një fener i ndezur, ku drejtohen sytë e botës. Në vitin 1961, presidenti…

Read More

HUNGARIA- Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”. Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën. Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente. Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe…

Read More

KALIFORNI- Ylli i “Barbie”, Margot Robbie ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një djalë, me bashkëshortin e saj Tom Ackerley. Detaje rreth djalit të Robbie dhe Ackerley, duke përfshirë emrin dhe datën e lindjes, ende nuk janë zbuluar, raporton revista People. Daily Mail raportoi gjithashtu lajmin e foshnjës. Sipas Daily Mail , aktorja 34-vjeçare lindi më 17 tetor, pak më herët se data e parashikuar e saj. Megjithatë, siç raportohet, gjithçka shkoi mirë si për Robbie ashtu edhe për foshnjën. Në korrik, Robbie bëri paraqitjen e saj të parë që kur u publikua lajmi se ajo po priste fëmijën e saj të parë,…

Read More

Moldavët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes presidentes pro-perëndimore në detyrë Maia Sandu dhe rivalit të saj miqësor ndaj Rusisë, ndërsa pretendimet e vazhdueshme për mashtrim dhe frikësim të votuesve kërcënojnë demokracinë në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raundin e parë të mbajtur më 20 tetor, zonja Sandu mori 42 për qind të votave dhe po përballet me Alexandr Stoianoglon, një ish-prokuror i përgjithshëm, i cili fitoi 26 për qind të votave. Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe do të mbyllen…

Read More