Me batuta u shoqërua takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit. Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”. Këtë urim Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”. Në hapjen e urës ishin zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko. Pjesë nga takimi: Majko: Është ngjarje shumë e madhe. Qytetari: Mos u plaksh kurrë. Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe…
Author: tirana
Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Elisa Spiropali të thërrasë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet. Kërkesa e demokratëve vjen në lidhje me shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, për të cilin deri tani janë zhvilluar dy mbledhje. Bardhi thotë se kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, që prej datës 18 Shtator duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.“Ky pengim i kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu një cënim flagrant i…
SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Celen. Bëhet fjalë për grabitjen e 9 prillit 2019 ne aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur. Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit. Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar. Hilmi Şen, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies, dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar. Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë…
Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta Genc Gjokutaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku do të dorëzojë ankimin për masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë me kërkesë të SPAK.
Nëse dikush mendon të kërkojë ishullin më të vogël të banuar në botë, shikimi i parë do të bjerë mbi pafundësinë e Oqeanit Paqësor. Midis mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra ishujve, ka, natyrisht, shumë të vegjël. Ishulli “Just Room Enough” është pjesë e një arkipelagu ishullor prej 1,864 ishujsh dhe ishujsh të vegjël të quajtur kolektivisht Thousand Islands. Ndodhet në shtetin e Nju Jorkut, në skajin verilindor të tij, shumë afër kufirit SHBA-Kanada, midis burimeve të liqenit të Ontarios dhe lumit St. Lawrence. JREI (nga inicialet e saj në anglisht), siç e kanë quajtur pronarët e tij, ka mjaftueshëm dhe…
Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Në fjalën e saj para gazetarëve, Kryemadhi iu shpreh se arsyeja se pse ka pranuar të zbatojë urdhrin e gjykatës, ndryshe nga kreu i PD Sali Berisha, është se ajo zgjedh të përballet me gjithçka, edhe me padrejtësitë. Kryemadhi tha se ka evidentuar disa shkelje nga ana e akuzës, ndërsa ironizoi edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti satelit, referuar një statusi të publikuar pak ditë më parë prej saj. “Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që…
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2025. Malaj tha se, projektbuxheti i vit të ardhshëm mbështet rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, që garantojnë mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Malaj theksoi se, në skenarin bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, parashikohet që rritja ekonomike të arrijë në nivelin 3.9 %. “Aktualisht ekonomia është në një moment të mirë, rritja në gjashtëmujorin e parë ishte 3.9%, e ndikuar kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi. Pritshmëritë edhe për tremujorin e tretë janë pozitive, ndaj kemi rishikuar projeksionet për rritjen ekonomike…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj Kryemadhit. Ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Ndërkohë për ish-presidentin Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg. SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor…
Grupi hetimor i policisë së Shkodrës ka arritur që të gjurmojë mjetin tip “Range Rover” që u përdor nga autorët në masakrën e Dobraçit përmes kamerave të sigurisë të grumbulluara në qytet. Ka dyshime të forta se ky mjet ka ndjekur viktimat që në lagjen Kiras. Madje ka dyshime të forta se mjeti tip Range Rover ka dalë nga banesa e Astmer Bilalit, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia pasi pranë kësaj banese nuk ka kamera sigurie. Makina “Range Rover Sport” është konfirmuar nga ekspertiza se është vjedhur në Durrës, e denoncuar nga pronarët më 17 prill të…
Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me shumicë kurde, të cilët i akuzon për terrorizëm. Kryetarët e qyteteve Mardin, Batman dhe Halfeti u shkarkuan nga pozitat e tyre dhe u zëvendësuan me njerëz të besuar, tha Ministria e Brendshme turke. Të tre kryetarët janë pjesë e DEM, partia kryesore prokurde, të cilët ishin zgjedhur në zgjedhjet lokale të marsit, kur kandidatët opozitarë fituan në disa qyteza dhe qytete, përfshirë në Stamboll. Ahmet Turk, 82 vjeç, ishte kryetar i Mardinit, ndërkaq Gulistan Sonuk shërbente si kreu i Batmanit dhe Mehmet Karayilan ishte kryetar në Halfeti. Përmes një njoftimi, Ministria…
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i burgosur në Fier për “kallëzim të rremë”, e ka konsideruar edhe njëherë burgosjen e tij politike dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit Edi Rama. Salianji nga qelia 6 në burgun e Fierit i ka shkruar një letër një pensionisti. Ai shprehet se një pensionist i Shqipërisë sot nuk është vetëm, por është së bashku me 700 mijë të tjerë. Më tej, Salianji shprehet se kryeministri Rama u tall me pensionistët, duke rritet pensionet me një shifër qesharake. Salianji thotë se pensionistët duhet ta dënojnë me votë Ramën, për talljet që ai ka bërë me…